Kur bustet kthehen në “çibanë”

redaktor

Përshëndetje, gazeta e shqiptarëve “Dita”. Më 7 Prill të këtij viti, busti i Zogut në Tiranë i vendosur nën hyqmin e sivëllait të tij Sali, i njohur edhe ky për bëma më të mëdha, u gdhi me kavo çeliku për qafe, që për një mosfunksionim shpëtoi pa rënë këtë radhë, por është lajmëruar se një ditë do të bjerë. Për këtë veprim pati shumë reagime, disa e quajtën akt vandal, disa të merituar. Unë për vete anoj në rrëzimin e tij, sa më shpejt, kështu do të kemi një çiban më pak. Por pse jam për rrëzimin. Sepse koha e Zogut, nuk është një kohë e largët dhe nuk kemi shumë informacion. Por këtu “mungon historiani”, i cili nën trysninë e politikës, nuk e ka thënë fjalën e tij, e cila duhet pranuar që ka “peshe”. Por kush është Zogu dhe koha e Tij. Zogu është “Ai” që përmbysi me dhunë qeverinë demokratike Noli, me ndihmën e serbo-malazezëve. Për këtë “nder”, Zogu i shpërbleu duke ju dhuruar Shën Naumin, sikur ta kishte bahçen e tij, për rrjedhojë u spostua dhe kufiri ujor i liqenit. “Me qejfin e Tij”, jo me referendum popullor u vetëshpall Mbret. Vrau dhe përndoqi kundërshtarët e tij, patriotët Hasan Prishtina, Bajram Curri, Avni Rustemi, etj. Më 6 Prill 1939, vodhi rreth 5 kv flori dhe iku duke tradhtuar popullin e vet. Pra, “kapiteni i anijes”, i cili duhet ta braktisë i fundit anijen, iku i pari duke lënë popullin e vet si bagëtia pa çoban. Po koha e tij, kush është? Koha e Zogut është koha e malarjes, e analfabetizmit, e “Legjendës së misrit”, e “Lulit të vocërr” (jo e këtij “Lulit të Madh” të PD. Është ajo kohë kur Migjeni shkruante: “Të kisha një grusht e t’i bija shkamit që s’bzan”, etj, etj.

Një detaj që pak njihet, është se Zogu një ditë i thotë mjekut të tij personal Jani Basho që të ndërmjetësonte tek Lasgushi i madh, që ky të shkruante “ndonjë gjë” për Zogun duke e ditur që ishin pogradecarë dhe miq midis tyre. Mirëpo, dr. Jani i thotë, poeti shkruan atë që ndjen dhe jo atë që i thuhet. Pra, kjo tregon imazhin e figurës së Tij në popull që nga sa më sipër, edhe ai e ndjente. E me gjithë atë, këto janë maja e ajsbergut të bëmave të Tij. Atëherë, “doni më për Belulin”. …Aga, “e qante” nusja të vjehrrin, që sapo vdiq, na shëmtove këndin, po na lirove vendin. Sa do desha, që edhe busti i Tij të na “lironte vendin” Boll korba të zinj janë sjellë e po sillen mbi kryet e këtij vendi.

 

Letër e nënshkruar

Ilia Berberi, Pogradec.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *