SMS në DITA
në 0689073730
E nderuar Dita, i dashur z. Kryeredaktor. Para disa ditësh, një bashkëpunëtor i gazetës tuaj, me të drejtë theksonte “Ky vit duhet të jetë edhe viti i 80-vjetorit të lindjes së poetit Agim Shehu, nga Kurveleshi i sipërm. Disa vargje lapidar: “Buzët te kënga, Balli te liria, Lule Selam Labi, Selam Salaria… Ah gjithë atë bronx, gjallë ku ta gjejë, vetë do ta shkrijë, plumba do ta bëjë…” Detyra jonë, minimale, të nderojmë heronjtë dhe poetët që i lartësojnë në këngë. Inxh. Flamur Meta, Vlorë.
