SMS në DITA
në 0689073730
E dashur “DITA” një miku im më thotë se të premten, datë 18 nga banka Credins është bërë një pagesë në euro për te banka NBG, Fushë-Krujë. Megjithëse, pagesa është bërë urgjent dhe janë paguar komisione marramendëse, si për urgjent fjala… nga 18 deri datë 22… Por e veçanta e rastit është se më datë 22 – valuta e firmosur e vulosur nga vetë sistemi bankar – jo vetëm që nuk ishin në filialin e Fushë-Krujës, por as dukeshin në sistem, rrugës duke ardhur. Edhe datë 23 mezi i mori rreth orës 14:00, pas insistimit e këmbënguljes së pritësit. Anomali të tilla nuk të joshin, përkundrazi të largojnë. Mbjellin mosbesim dhe të bëjnë të kërkosh shtigje të tjera të lëvizjes së parave, derisa bankat t’i përgjigjen dinamikës së zhvillimeve të kohës. Me këtë, nuk dua të rëndoj punonjësit e filialit të Fushë-Krujës, të cilët bënë të gjitha përpjekjet, për t’ia dalë, por janë probleme që duhen parë në sistem të operacioneve bankare. Demir Rusi.
