Protesta tek TOB, Kumbaro: Reforma nuk do të heqë nga puna artistët

anazapta

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, deklaroi se reforma nuk ka për qëllim heqjen nga puna të asnjë artisti.

Ministre Kumbaro tha se  nuk bëhet fjalë për heqje nga puna, as për zvogëlim të numrit të posteve, pasi sipas saj janë vetë artistët ata që janë ankuar për sistemi disipline dhe kontratash.

“Do e bëjmë një herë e mirë këtë reformë, që do të thotë se disiplina artistike parashikim punës së artistëve, që të ruhet trupa e artistëve siç është”- kështu është shprehur Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës.

Ajo çka reforma synon sipas Kumbaros e që do të shkojë deri në fund, është kjo: “Legjitimimi dhe vënie të bazave të rregullta ligjore për artistët të TOB është konsideruar si një periudhë e mjaftueshme për të vendosur sistemin e meritokracisë, sistemin e konkurrencës së pastër, ku secili të ketë të drejtën të jetë në kategorinë e duhur.”-ka thënë Kumbaro.

Njësoj do të ndodhë edhe në Teatrin Kombëtar! “Ankesa e aktorëve aktiv ka qenë se për një periudhë të gjatë ka pasur aktorë që nuk kanë hipur në skenë, dhe janë paguar. Ndaj më thoni ju nëse duhet të paguhen?! Përndryshe nuk do kemi një teatër për ata aktorë që japin jetën për skenën. Ndaj duhet të ketë një kontratë që i jep atyre dinjitetin e autorit”- tha Kumbaro. Ministrja Kumbaro flet për emërime klienteliste edhe në institucionet artistike deri më tani, çka lë të kuptohet se pas kësaj reforme s’do të ndodhë më kështu.

“Zhvillimi i audicioneve dhe konkurseve është garancia”- bëri me dije Ministrja Kumabro. Ministrja Kumbaro nga ana tjetër thekoi se kontratat e propozuara janë 6 mujore dhe jo 3-mujore sikundër deklaruan artistët e Operas, dhe është kjo një periudhë kohë e mjaftueshme për të shkuar në përcaktimin e kategorive artistike sipas meritokracisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *