Ç’ishte Statuti Organik?

anazapta

 I nderuar lexues! Statuti Organik i Shqipërisë u hartua më 10.04.1914 dhe njihet si Kushtetuta e parë e shtetit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë. Statuti përbëhej nga 17 kapituj dhe 216 nene. Aty trajtoheshin disa nga problemet kryesore si forma e qeverisjes, pozita ndërkombëtare e Shqipërisë dhe territori i saj, pushteti legjislativ dhe ekzekutiv, popullsia, të drejtat dhe detyrat e saj, administrata lokale, forcat e armatosura dhe organet e drejtësisë. Statuti Organik e shpallte Shqipërinë “principatë sovrane të trashëgueshme” me në krye princin gjerman Vilhelm Vidin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *