Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, nuk ka zbuluar formacionin për ndeshjen ndaj Liverpoolit, por ka thënë se do të veprojë në bazë të interesave të klubit të tij.
Portugezi ka sugjeruar se mund të fusë në fushë një përbërje të dytë më të dobët ndaj Liverpoolit para duelit kthyes ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Unë e mbaj formacionin privat. Unë nuk mund të përgjigjem”.
“Gjëja më e rëndësishme për mua dhe për klubin tim është që i kemi tifozët prapa nesh. Unë duhet që të mbroj klubin tim dhe përkrahësit e Chelseat”.
“Nëse ne nuk tentojmë që të ndjekim ëndrrat tona dhe objektivat tona, atëhrë nuk kemi pse të luajmë. Prisni të dielën dhe do ta mësoni ekipin”, ka deklaruar Mourinho.
