Dëshmitarët e ditës së djeshme akuzuan se kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ka shkelur detyrën me veprime të paligjshme. U zhvillua seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës në ngarkim të të zgjedhurit vendor dhe dy vartësve të tij, drejtorit të Tatimeve Bujar Loshi dhe atij Juridik, Atli Hoti. Prokuroria kishte thirrur 3 dëshmitarët e saj, përfaqësuesin e firmës së ndërtimit Lluka Xhengo dhe dy banorë të rrugës “Zgjimi”, tender të cilin e fitoi firma “Gjoka”, por Mziu anuloi të gjitha procedurat dhe ia dha kompanisë “Everest”.
Në procesin gjyqësor ndaj kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe dy vartësve të tij, i pari që doli para togave të zeza, ishte Lluka Xhengo, specialisti i kompanisë ndërtuese “Gjoka”, që iu anulua tenderi i fituar. Xhengo tregoj procedurën e ndjekur nga kompania, deri në kallëzimin ndaj kryetarit Mziu. Specialisti tha se firma konkurroi për fondin 81 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugës dhe u shpall fituese, por më pas nuk u lejua të kryente veprimet konkrete dhe u bllokua për disa muaj me radhë. Derisa në AKP kompania fitoi të drejtën dhe Bashkia u urdhërua të zbatonte ligjin, por përsëri kryebashkiaku nuk i lejoi, duke u vendosur edhe gjoba të padrejta. Kurse vetë Xhelal Mziu, i pranishëm në seancë dhe avokatët e tij pretenduan se firma fituese u skualifikua pasi nuk kishte plotësuar dokumentacionin e parashikuar nga ligji. Prokurorja tha se dëshmia e Xhengos tregoi të gjithë procedurën e paligjshme të ndjekur nga i pandehuri Mziu dhe vartësit e tij.
Më pas, u pyetën edhe dy banorët e rrugës “Zgjimi”, për ndërtimin e së cilës është marr i pandehuri për “shpërdorim detyre” kryetari Mziu dhe dy vartësit e tij. Ata treguan se rruga u ndërtua një muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, duke provuar për akuzën, se shtrimi i rrugës është kryer nga një kompani tjetër dhe jo ajo që u shpall fituese e tenderit. Edhe Prokuroria në dosjen e saj ka të klasifikuar si provë me fotografi dhe dokumente se rrugën që duhet ta shtronte kompania “Gjoka” sipas ligjit, e ka shtruar kompania “Everest”. Por Mziu pretendon se firma është skualifikuar për shkelje e mungesë dokumentacioni. Seanca gjyqësore u shty për datën 9 maj, për t’u pyetur 6 dëshmitarët e tjerë të organit të akuzës.

Kalbeni qelbesiren brenda,qe ti bjeri daulles njehere e mire..
PER JU MIQTE E REDAKSISE
Ka nje shtremberim te nocioneve juridike qe ne titull te lajmit:
Deshmitaret nuk mund te “akuzojne” per shkelje te ligjit, ata vetem rrefejne nje ngjarje te jetuar, rrefejne fakte te ndodhura ne te cilat mund te kene qene pjesemarres te drejte per drejte apo jo, por qe kane njohuri mbi ngjarjen nen akuze te prokurorit.
I vetmi qe mund te lidhe akuzen me shkeljen e nje ligji eshte prokurori.
Gjykatesi aprovon akuzen ne favor te akuzatorit ose e hedh poshte ate ( Gjin Gjoni per te marre nje shembull eshte nje interpretues i eurizuar i ligjeve).
Pershendetje Rikard, jeni i sakte dhe mbeshtes kete nderhyrje. Terminologjia dhe korrektesa ne raportime duhet te behet pjese e shtypit tone. Keshtu ndryshojme dhe ne.
***
Ne kete rast une mendoj se deshmitari gjithmone ka Ane; akuzon/mbron automatikisht! Dhe kur kemi nje turist Gjerman qe pa nje vjedhje dyqani ne Tirane, nga shteti i tij nis nje deshmi (out-of-ourt-statment) e pa asnje fare perfshirje, emocioni apo pjese ne ane personale; ai po kryen nje Akt. Deshmitar si koncept ligjor 1) nen-betim, tregon per eeksperince qe e ka provuar vete, ose si ekspert. 2) shikon nje ngjarje 3) mbikqyr nje event (thuaj certifkim martese, firme ne kontrate etj) Ai nuk eshte i thate, vihet ne shume role: “informues, vezhgues, person kompetent, ekspert, raportues, jep deponim/e dhe po ashtu mund te jete akuzues” Si dikujt qe deshmon ne perdhunimin e Mbeses se tij a pale / mbeshtetese ne detyrime kontratuale civile, nga cdo ane –akuze/mbrojtje. Deshmitari ne jete {e ligj} mban ane.
Cdo te thote te mbash ane? Nuk ka rendesi te jete personale apo jo, fillon ne moment qe ai vendos te “raportoje” per Palen qe mendon apo i afrohet. Kush qe vjen ne gjyq te “deshmoje per karakterin tuaj te mire” quhet “character witness” pra te ka marre nen mbrojtje, Me AKTIN e Kryer. Sic dhe ai qe flet keq per ju, me apo pa prova. Deshmitari vendos “t’ju akuzoje ne Gjyq te Hapur” Deshmia perfshin dhe te paverteten, s’eshte ombrelle qe jep imunitet; flet gabim e “ju akuzon pa te drejte” dhe denohet. Se ne (a) menyre aktive, po shtremberon te verteten (b) dhe ne menyre passive mund ta beje kete. Rikardi kishte kapele te verdhe [qe ti vertete e ke] dhe e mbaj mend qe ishte ky- thote deshmitari… kur s’ke qene ti. Pra, te shkaterron jeten me-ose-pa dashje. Te ka akuzuar. Per ligjin, ne te dy rastet merret si deshmi-kunder nga Pala tuaj. Si Akuze Aktive! Si goditje finale
Ta kuptojme kete duhet shkuar ne Antikitet, ku ceshtjet beheshin me thjeshte. “Gjyqi i Sokratit.” S’kishte prokurore e avokate, deshmitari ishte vete akuzuesi. Ne mes te Athines gjindej agora ku gati 500 vete nga juria (500-1501 ka qene numri) pasi degjonin te dy palet vendosnin denimin. Numri i madh ka pasur nje arsye; kujt ja mban xhepi te korruptoje 500 persona? Merrej vendimi i maxhorances. Votat numeroheshin 4x. Nga 4 persona te ndryshem. (!!) Pastaj fillonte Gjyqi Pjesa II-te. I akuzuari dhe akuzuesi propozonin denimin, Sokratit pranoi kupen me helm. Ka qene sh. interesante ne ate kohe, kur merrje me pak se 100 vota, paguaje vete te gjitha shpenzimet. Kjo, e bente te veshtire akuzen (deshmitarin) falso. Une mendoj, se ne cdo precedent gjykimesh e mendimi, nuk gabon po ti drejtohesh te Vjeterve!
Deshmitari jo vetem ka perkatesi, por e ndryshon ate dhe 5 x brenda 10 minutave. “Z. Mziu beri gabim por eshte njeri i mire, ne fakt beri shume mire megjithese ligji thote ndryshe; veproi nga morali, ndergjegja, impulsi. Duhej te mos e kishte bere, ndoshta, por e Beri. Une mendoj se u nxitua. Ta bejme shembull fare. Por jo me burg, nje gjobe..etj.” e s’ka fund.po e le Deshmitarin te Spekulloje. I njejti person, ne te njeten karrige kalon fare lehte ne dy krahet. Gjykatat duke e ditur se koncepti i deshmitarit eshte shume kompleks, si vete Jeta e Njeriut, e kufizojne deshmitarin me aq sa munden. Ai s’lejohen ne salle para se ti vije rradha, e pas deshmise fillestare a kur i merret opinion ne fillim (apo si ekspert) pervecse tu pergjigjet pyetjeve quhet se “po spekullon”
Rolin-e-Deshmitarit, vende te ndryshme e shohin te ndryshme ne formulim, por te njejte ne esence. Me konventa, akte, ligje, kode e statute; ai qartesohet me aq sa lejon mundesia. POR – SHBA-te e kane ne Kushtetute. (Amendamenti i 6-te) i cili, kalon neper keto pika ne cdo procedim, i Akuzuari (1) ka te drejte per gjyq publik e te shpejte (2) gjykate/ juri te pavarur (3) te njohe akuzat ne advance (4) te Konfrontoje Deshmitaret Kunder tij (5) te kete nje Proces detyrimi qe obligon kedo te thirret deshmitar. (6) asistence Juridike- avokat. [sigurisht flitet per te drejtat e njeriut dhe ceshtjet penale – ne po debatojme ne Koncept Juridik-Deshmitar]
Te ndalemi tek 4-ra. Qe e theksova; pasi ne ligjshmeri konceptet qendrojne e bien ne nje fjale te vetme. “ to be confronted” Konteksti historik, ne kohen qe u tha kjo 200+ vjet me pare, baballaret e kombit ishin njerez te zgjuar dhe te Penes, erudite dhe vizionare; ato flisnin shume formalisht e ne “forme te vjeter” Veshtire tu levizesh je Presje! Confront … eshte “perballohu me.” Kjo fjale ka disa kuptime, “perballohu, rezisto, kundershto, godit e shtyj pas (akuzat e tyre) dhe shkon prape ne Antikitet, ku del e drejta te kundeshtosh dike sy-per-sy, ftyre per ftyre. Nese do ishte aq thate, dikush jep deshmine, bazuar ne ligj, ndergjegje a interes; thote me tej nuk eshte puna ime… me falni…cohet e iken. Por ligji ka para-vendosur, “Ulu dhe Mbro ate qe the, se po Akuzon/ Mbron nje njeri”. Kjo eshte fondamentale. Persa kohe deshmia eshte “njerzore” d.m.th mund te jete subjektive, dhe jo si filmim i nje kamera sigurie, qe kontrollohet e merret si prove/ deshmi. Mbrojetja te godet si pale akuzuese, pa asnje dallim. Kemi shume preecdente ne bote per kete, sa nuk permenden te tera. Ka arritur ne pika qe njerezit kane frike te deshmojne dhe ne gjyqe te thjeshta, pasi pala mbrojtese te trajton me paragjykim ekstrem.
U vra nje adoleshente ne Britani [Milly Dowler, pikerisht ajo qe u be shkak te mbyllen gazeta, lufte parlament e media etj. Se u akuzuan qe i kane bere hack ne voice-mail, ne telefon, gjate periudhes qe ishte zhdukur. Rupert Murdok shkoi ne shtepi ju kerkoi falje personalisht, dha demshperblim etj, me vone doli qe gazetaret se paten bere kete, por orteku s’ndalej me] Gjendet trupi i Milly-t. Kapet nje person. Ne gjyq avokatet e tij e masakruan babain e Milly-t [qe u thirr deshmitar!] . Ne “interest e mbrojtjes se te drejtave te akuzuarit” Avokati i tij ka te drejte te shkoje ne cdo ekstrem. Deri aty sa u trondit gjithe shoqeria. Por sa vazhdon gjyqi s’ja mban askujt te flase nje fjale te vetme. Kur mbaroi filloi stuhia. Pse babai, si deshmitar u trajtua aq keq sikur te ishte i akuzuar, (?) jeta e tij nen mikroscop deri revistat porno dhe website te vizituara i permendeshin. Mos harro kemi nje baba me lote; qe i kane vrare te bijen (1) babai nuk ishte i akuzuari (2) . Nese duam ligj “ te thate” …ky eshte ligji i thate. Deshmitari kurre s’eshte “thjesht deshmues” pertej sensacionit te lehte a gjentjes se menyres gazetareske qe artikulli tu dale interesant. Deshmitari i akuzes te Akuzon, ai eshte aty [do apo s’do] qe te fundose te akuzuarin, denimi pikerisht Bazohet ne Deshmi/ Prove/ Fajesim. Ne ekstrem Deshmitari merret ne mbrojtje te armatosur nga shteti, kur grupe kriminale duan ta asgjesojne. Kjo eshte nje pike tjeter sa Vlere dhe Anesi ka deshmitari; ato s’kane pune me Prokurorin qe paguhet per ate pune, duan te zhdukin Proven/Deshmine.
Vetem “ana qiellore” e ka “deshmine/e/rrefimin pa pozicione dhe kushte, thuaj dy “hail mary” e mbaroi, askush nuk demtohet. Oh .. .dhe nje shperblim te vogel nese na e mban xhepi, per priftin e lagjes. 🙂 Por, thene te gjitha keto 100% e mbeshtesh nderhyrjen tuaj.
Akoma e leni jasht burgit ket karrocier te karrocierit salih berishi
ju o prokurora te poshterr ju qe e bete ate vend bashke me gjina e gjona
e shume te tjere kasaphane akoma mziu i topalles i bumçit i pijatorit rustani
i mul goranit jashte hekurave e pa falshme ben zap nji shtet Katunari xhele mziu
Te gjithe keta kriminelet dhe maskarenjte e PD vetem nje avokat kane ai paguhet per keto njerez
o Emigrant
eshte e vertete po ky eshte avukati gjokutaj qe per pare shet dhe bijen e vet
ky delenxhi i poshterr eshte bere njish me krimin e mafien ky bastard
fundi do i vi dhe ketij dhe atyre te tjereve qe bejne nji loje te nyte me drejtesine shqiptare
ky gjokutaj eshte i ludhur si mishi me thojin me prokurorine dhe gjykaten dhe nuk ka bir kurve dhe djal nene ta hetoje ket pis njeri .