Deportohen nga Anglia dhe Franca 40 emigrantë shqiptarë. Azilantët u zbritën pasditen e djeshme në aeroportin e Rinasit me një nga avionët e linjës, ndërsa Policia e Shtetit ka nisur hetimet për të kryer verifikimet nëse ka zyrtarë vendorë të përfshirë në abuzimet me dokumentacionin, si në rastet e mëparshme. Sipas Zëvendësambasadorit të Britanisë së Madhe, është bërë me dije se të gjithë ata persona që kanë shkelur ligjin e qëndrimit, do të deportohen në Shqipëri. “Do të kthejmë personat që kanë shkelur ligjin. Numri i personave që do të kthehen është në rritje”, bëri me dije Hickling. Liberalizmi i vizave për Shqipërinë përcakton qëndrim prej një periudhe tre mujore të të gjithë atyre shtetasve që janë të pajisur me pasaportë biometrike. Kalimi i këtij kufiri, është i ndaluar. Sa i takon shkeljes së rregullave të vizave Shengen, ka pasur dhe raste të tjera të cilat janë deportuar në Shqipëri.
Deportohen nga Anglia dhe Franca 40 azilkërkues, Hickling: Do kthejmë të tjerë
