Mziu zhduk vajzën me mikrofon

anazapta

Në daljet e tij në fotografi gjatë aktiviteteve “mbytëse”, Xhelal Mziu, kreu u bashkisë Kamzë, shoqërohej nga një punonjëse me vete, e cila i mbante mikrofonin. Ne i kemi tërhequr vëmendjen Xhelalit, që, tek e fundit, ta mbajë vetë mikrofonin se nuk rëndon shumë, e për më tepër do të dukej më bukur dhe njerëzit do kishin më shumë respekt për të, por ai nuk dëgjon! Dhe ka kaluar nga gabimi në gabim. Në fotot e publikuara këtë javë, Mziut, sërish ia mban dikush mikrofonin, por, personi është prerë dhe nuk duket. Po nuk të thamë kështu o Xhelal, të sugjeruam ta mbaje vetë, nuk prihet krahu i njeriut o kryetar!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *