Mësoni historinë e Shqipërisë, zoti Blushi

anazapta

Para ardhjes së krishterimit, Shqipëria ka pasur hebrenj, në Durrës ishin 62 familje, kishat në Elbasan, Berat, më parë kanë qenë sinagoga, Orikumi i Vlorës ka qenë plot me shenja të hebraizmit, në mes të Onheismit (Sarandës) është zbuluar një sinagogë. Krishterimi në Shqipëri është apostolik dhe si i tillë Shqipëria përballoi të gjithë rrebeshet e historisë. Shumë kombe pagane, duke mos e përqafuar krishterimin, u asgjësuan.

Në Shqipëri, siç dihet, në krahina të ndryshme ka pasur influencë të madhe herë kisha e Bizantit, herë kisha Katolike. Si erdhi islamizmi dhe si u shtri ai në Shqipëri dihet, po ashtu se si i përballoi jugu i Shqipërisë çkombëtarizimin nga kisha greke në vitet 700, duke mos pasur as shtet dhe as shkollë shqipe.

Konkretisht, përpara këtij rreziku në vitin 1774, Pleqësia e ishkrahinës së Himarës me 70 fshatra vendosi të kthehet në mysliman. Por në realitet vetëm u ndoqën misionarët dhe asgjë nuk ndryshoi. Pothuajse në asnjë fshat të Labërisë nuk përdorej titulli “Bej”, por u ruajtën titujt “Kond” (Kont), “Dukë” etj., dhe gati në të gjithë fshatrat e Labërisë ka lagje “Gjoni”, “Gjini”, “Duka”, “Kondi”, “Bezhani”, “Shkurti” etj. Si rezultat i kësaj, shqiptarët duke e ditur historinë e tyre më mirë se historianët sot, kanë arritur që të mos përdorin më jo vetëm emra islamikë, por as të krishterë. Për këtë mjafton të shikoni në gazeta të ndryshme dhe do të gjeni me mijëra emra shqiptarë.

Akademiku Rrok Zojzi në veprën e tij “Shqiptarët dhe trojet e tyre”, midis të tjerave thotë se “Labëria është e vetmja krahinë që nuk e pranoi administratën osmane, por u qeveris në bazë të zakoneve krahinore.” Çuditem me historianët që sot rrinë indiferentë ndaj disa sharlatanëve, që japin alarme të kota për këto probleme, të cilat shqiptarët i kanë zgjidhur me mençuri.

Kundërshtarët tanë po bëjnë të pamundurën për të na dëmtuar, por ne, që në shek. XIX, kur s’kishim as shtet dhe as përkrahës, i përballuam me sukses, kurse tani këta pseudohistorianë vetëm sa na shqetësojnë e asgjë tjetër. Ne shqiptarët kemi një gjuhë, siç thotë akademiku Aristidh Kola, “gjuhën e Perëndisë”, e cila na bashkon dhe në çdo moment të historisë kemi dalë faqebardhë.

Sigurisht që e keni lexuar para pak ditësh, se në kufirin midis Pakistanit dhe Afganistanit janë gjetur disa fise shqiptare, të cilët janë vendosur atje para 2300 vjetësh dhe flasin shqip. Më e saktë është që ata janë vendosur atje para 2000 vjetësh, mbasi deri atëherë kishin ngelur në Hindi, por krijuesi i Hindisë i përzuri si të pabindur. Mendohet se ata janë të Aleksandrit të Maqedonisë dhe dihet shumë mirë se falanga e pathyeshme e Aleksandrit të Maqedonisë përbëhej nga kaonët (ish-krahina e Himarës).

I nderuar z.Blushi! Se ç’ju bashkon ju me z.Fatos Nano, ju e dini vetë, por duhet të dini edhe se z.Fatos Nano, si politikan ka vdekur me kohë. Ai i ka bërë dëme të mëdha Partisë Socialiste dhe Shqipërisë. Ju kanw zgjedhur deputet të PS-së. Mësoni statutin e PS-së, mësoni hallet e popullit. Mësoni edhe nga i nderuari Kiço Blushi, pasi po ta dëgjoni atë, nuk do të lajthisni më tej.

Share This Article
25 Comments
  • THENJET E POPULLIT NUK JANE KOT—Per ca si puna e blushave apo fevzinjve qe jane lodra ne duart e ustallareve jashte kufijve populli i perkufizon:”JANE NGJIRISUR ME SHURREN E MENGJEZIT’
    Mendoj se e keqja nuk po na vjen nga keta òapaçula apo kunguj te DhjetArit por mos harroni ‘profesoret’ apo Servetat qe kerkojne te jene ‘PELLUMBA’.Ata pas 23 vitesh qe na pine gjakun e po na gerryejne kockat kerkojne te bejne ate qe se ben as feja te na òojne ne Ktovice pas òerek shekulli,e per fat te keq ka akoma idjote qe krimin e korrupsionin 23 vjet e kerkon ne Katovice e jo ne Bathore.Blushi nga krishterimi nuk di nga pierdh gomari e ska si te jete ndryshe kur vete profeti izraelit Jozef as qe ka folur per krishterim e aqe me teper per nje fe qe do ta perqafonin edhe shqipetaret e Vaso Pashes apo Migjenit pas 2000 vjetesh te perfaqesuar nga ‘spermatoxoidi’ delirant i KIÇOS.

    • Pieteni nje here kete nipin e Dhimitrit qe na shplau trute me librat e tij te pjerdhur, sa vodhi kur na ishte minister i arsimit? Qindra miliona nga leket e shkollave. Hapni dosjet e asaj kohe dhe do shihni nje super hajdut. Bashke me zusken qe mban ne shtrat. Nje soj, si i gjyshi, po aq gomar sa edhe i ati qe i shpartalluan parcelen si ne ate kohe dhe ne kete kohe, eshte nje super pordhac. Dhe hajdut.

  • Shqipëria ka rënë vërtet keq. Ka ardhur një kohë e mbrapshtë kur çdo analfabet ose gjysmak-intelektual mund ta shpalosë pa drojë budallallëkun që e ka të ngërthyer brenda qenies së tij. Por më e keqja është kur gjejnë faqe gazetash, të shtypura apo në linjë, për ta bërë këtë.
    Na del se Shqipëria paska qenë domen hebrenjsh përpara se të vinte krishterimi (?!), a thua se Perandori Konstandin (i mbiquajtur Konstandini i Madh), apo Konstandini I, apo Shën Konstandini (është ky perandor romak që i dha biblës aktuale, dorën e fundit), i lindur në Naissus (që s’është tjetër veçse Nishi i sotëm) të Dardanisë, në Provincën e Moesisë, më 27 shkurt të vitit 272 (viti nuk dihet me saktësi), të mos ketë asnjë lidhje me racën iliro-arbërore-shqiptare. Pa le, por marrin kurajë edhe t’i tërheqin veshin Blushit me kompani (O Blush, po nuk fishkëlleve sipas melodisë së Ramës, ta hanë gabzherrin militantët e flaktë të Revolucionit Proletar…), me një protagonizëm prej dhie të zgjebosur…

    • @ Pellazgu
      Perpara disa viteve ,ketu ku une roj o miku tim me vjen nje studjus i historise se popullit shqiptar me nje liber ne dore,qe kishte botuar…. dhe me thote…
      lexoje o Tartufi. Tek ki liber do te mesoshe,kush eshte populli shqiptar?
      E lexova o pellazgu,aty gjeta qe 7 pape te Vatikanit qene me origjine shqiptare
      5 perandore te Romes po perseri shqiptare.Te paret qe bene parane ne kete
      bote qene shqiptaret shkruante ne liber ky shqiptari historian e te tjera e te tjera
      te pa mbaruara fantazite e nje gomari shqiptar.Ja ktheva librin ku tek faqija e
      pare shkruajta…. Shqiperija me shqiptaret eshte qendra e kesaj bote te qytetruar.I them idjotit duke qeshur { prefesor Dhimiter Zgurua me thoshte }
      Shqiperija eshte vrima e jashteqitjes se Europes, shikoje me kujdes harten e
      europes dhe do shikosh qe shqiperija eshte ne pozicionin e bythes.Zgurua me
      thoshte e zvogeluan apostafat qe te bhesh e rumbullakte si forma e vrimes.
      Nga vrima e bythes dylberizmi e ktheu dhe ne nevojtore te madhe.

      • @Tërtufi

        Përderisa ti je produkt i kësaj toke, mbase ke të drejtë për teorinë e vrimës së bythës… Qenke vërtet produkt organik, sepse edhe në kavitetin cefalik paske tartuf në vend të trurit. Jo, mor jo, ia futa kot, se tartufi ka vlerë…

        • Hahahaaaaaa,o pellazgo,e ditke edhe ti qe tartufo eshte ajo rrenja qe te qelb ere,po kushton nje djall e gjysme.Ka tartuf qe shitet ne ankand per disa mijera euro.Ky e ka per Tartufin e Molierit,se nastradini iu lodh rruges.

          • @gjermani i fundit

            Hahaaaaaa, o jermëni i fundit.Po si nuk e ditke ti, që qenke i mirinformuar për vlerat prej mijëra eurosh të ankandeve (bëhet fjalë për të ziun që ka më shumë aromë dhe është më i rrallë, sepse i bardhi është më pak i vlefshëm), që tartufi nuk është rrënjë por është kërpudhë që ka një erë të mrekullueshme (nuk thuhet të qelb erë për tartufin, sepse është krim kulinarie dhe të arreston policia e kuzhinës :-)). Kjo lloj kërpudhe, ndryshe nga kërpudhat e tjera të cilat rriten mbi tokë, ka veçantinë që të rritet nën tokë dhe të zbulohet përmes nuhatjes së qenve.
            Sa për atë trangullin më sipër, ke të drejtë se ai e përdor atë nofkë vetëm pse e ka popullarizuar Molieri, sepse ai as që e ka idenë ç’është tartufi.

          • @pellazgo,e pranoj qe eshte kerpudhe,megjithese i ngjan rrenjeve te pemeve,quhen kerpudha tuberate si dhe zenzero,se vellai im eshte bere ekspert kerpudhash.Vijne era gaz natyror,tani si arome trendafilash nuk me ndjen ta them.Sa per polici guzhine,hahahhahaaa,nuk e di qe ekzistoka.Ndonje lloj i veçante tartufi i zi kushton vertet mijera euro ekzemplari,por une kam perdorur tartuf te zi ekonomik.(me shaka e kam,se mos na lexon Meta,se ai i ka qejf ti shijoje gjerat e rralla,psh toni i kuq japonez kushton mijera euro/kg),kurse une di qe per te gjetur tartufin ne pyll perdoren derrkucat.

  • Ky blushi i perkedhelur ka qene. Rrogen e mer si deputet. Te arrdhura te tjera, si honorare apo shperblime mer. Ky Fatos nano xhuxhi, i mbaroi pulat anes Danubit ne Wien dhe kthehet ne Tirane. Pyete o Blush Fatosin tend pianec. Sa here e ka demtuar Benz ne Austri. Pianec Ti Dhe Palaxhi Fatosi.

  • z. Skender,
    Blushi nuk ka thene se c’ishte Shqiperia ose me mire viset e saj por si mund te behet ne te ardhmen, prandaj te gjithe kete artikull e shkruar per ti bere qejfin vetes. Une do te doja te dija nese ju e keni lexuar librin e Blushit apo shkruani ashtu si e merrni me mend.
    Jam kurioz te di ku perfundoi gjithe ky atdhetarizem shume shekullor i shqiptareve qe u shiten per 300 euro apo qe nderruan emer vetem e vetem qe te qendronjne ne Greqi. E cfare te themi per shqipetaret qe jane gati te japin jeten ne Siri ne emer te ekstremizmit fetar e qe cifutet i urrejne.
    Ja i dashur zoteri, kjo eshte e tashmja e ne baze te kesaj duhet te themi se e ardhmja nuk parashikohet aq “romantike” sa e pershkruani ju.
    Sic e kam shkruar shpesh ne kete forum, militantet si ju ngaterrojne historine me ideologjine dhe propaganden politike. Kjo eshte arsyeja qe historine e kuptoni ashtu si ju pelqen dhe jo me realizem, me te mirat e me te keqijat.

  • Blush vazhdo, mos u dekorajo nga rrembythjet e Rames,me njerez militant edhe ne dasem mos u takofsh. Ndryshkun ne trute e shqiptareve edhe lima e drurit se heq dot.Per nje rroge mos u kompromento. Je shpresa e fundit tani pertani per socialistet e thjeshte jashte konfliktit te interesit.

  • Mu duk shkrim interesant dhe mesova disa fakte qe si dija me pare, por…arrita ne fund te shkrimit: “Mësoni statutin e PS-së, mësoni hallet e popullit. Mësoni edhe nga i nderuari Kiço Blushi, pasi po ta dëgjoni atë, nuk do të lajthisni më tej. [artikulli]

    Dhe ketu autori me humbi mua, sigurisht nuk jam dakort me te. Jo me fjalen “lajthitje” ajo eshte puna e tij “ne formulim” por tek i “nderuari K. Blushi” i cili s’ka pse permendet si shkop a vene si pasqyre te Birit. z. A. Blushi, ka pergjegjesi ligjore e morale si i Rritur nen emrin e tij personal. Ky fenomen “alla Shqipo” duhet eleminuar nga fjalori dhe replika jone. Familja, gruaja, motra, baxhanaku, babai dhe fisi, duhen hequr.

    1) nuk zgjidh asgje. Ul veten dhe tenton te acarosh tjetrin. 2) humb lexuesin e mbi-shton ne nje mentalitet absurd. 3) personalja, gjithmone, ja ul vleren faktuales e reales. [p.sh per vete, tani qe po shkruaj, i harrova te gjitha faktet per te cilat eshte lodhur zoteria. Me ngeli vetem ky mendim, “se Beni nuk vepron si Kicua” (?) pra eshte kunder-produktiv. 4) te krijon ndjenjen se ti njef si “Benin si Kicon” e merr ane te “personi” “Kico=Mire/ Beni = Keq” jo tek idea dhe fakti! 5) bie serioziteti i argumentit. 6) familjariteti fals (pyete Kicon po deshe, ke do me shume, autorin a cunin? kujt i jep te drejte?) sjell poshterim. 7) zgjat repliken pa buke. neser vjen “Beni” dhe (a) detyrohet te mbroje veten-familjen, (b) te shan ty e babane tend. (8) ne jete publike, demi nga kjo eshte i pallogaritshem. Ngelet nje nga faktoret baze ne Shq. qe asnje problem nuk mbaron. Kurre! Sjell c’perqendrim dhe eskalim (sic) vrastar, ku i akuzuari “harron” ate qe duhet te pergjigjet e te hidhet ne fyt, se i ke “dhene leje” te coje doren me lart. Kur fillon me zotin, le ta quajme Verisha, rri aty e mos kalo tek vajza-cuni-tezja, kur merresh me cunin…mbaro me te. Dhe adresoju me korrektese.

    Kete mendoj une, pa dashur ta qortoj autorin. Thjesht i bej te qarte mendimin qe e kam ndryshe nga ai. Sinqerisht gjynah. Njeriut nuk i pelqen kur sheh aty ku ka nje “argument didaktik” me fakte e llogjike, qe mbyllet me Kicon! Nuk perjashtohet fakti qe zoteria e njeh verte “Kicon” e ta kete mik per koke, pra flet “me kaq informalitet” Ne rregull. Atehere t’ja thote “Benit” ne sy, ne kinema dhe SMS, jo ne Media Publike. Lexoja dje “rekordet e parlamentit Shqiptar, 1921-1922. Ypi, Zogu, Noli, Gurakuqi…dhe mendon, a jemi ne ” e njejta rrace me to” te Pakten kur mblidheshin ne grup, ne nje vend, etika ishte ne nivelin me maksimal te mundur! 80 vjet me vone, kalojme ne regresion. Bravo-Ne.

  • Sot shqiptaret kane mundesine te shfletojne arkiva e biblioteka ne mbare boten. Do te lexoja me endje gjithçka te re qe ata do te mund te gjejne e te botojne ne kete forum te nderuar. Keqardhje per disa nga komentet me siper te mbushura me epitete fyese ndonjehere ne shembullin e doktorit edhe ndaj familiareve. Mos jua merrni per keq, fyejn veten.

  • BEN BLUSHI do kete fatin e BESNIK MUSTAFAJ-it te PD-se ,pra do e braktise politiken me llumin dhe idiotsine e saj dhe do ti kushtohet jetes private dhe pasionit te tij si shkrimtar! Kjo nuk eshte gje e mire per politiken apo per parlamentin shqiptar!

  • Te nderuar komentues,ju mos u zini,po beni c’beni shkoni e takoni “historianin e gjuhetarin e madh ” te shekullit 21,zotin Sali Berisha. KY e di historine qe kur eshte krijuar toka e deri sot.Ju e dini se si e nxori shpalljen e pa varsise ,jo ne vlore,po e Tirane. Nxori gjithashtu se ishte mbreti Zog ai qe e mbrojti kete pavarsi,ndaj i ngriti monumentin ,kurse Plakun e Vlores
    e vuri pas ca ferrave. Monumenti ne Tirane si simbol i pavarsise ,habiti ter dynjane,sa disa e dini ju,e muaren per VC. JU e dini se na ka sqaruar ” ,historiani” se B .Curri,L.Gurakuqi ,R.Cerova… ishin rreaksionare,ndaj dhe Zogu qe i vrau, e quajti hero, ashtu si quajti dhe deshmoret e luftes per clirimin e vendit,reaksionar……….. Ndaj mos u zini se i sqaron Saliu keto gjera,po pas disa ditesh,se eshte i zen me aeroplanet e dreges,…….

    • ke shume te drejte, ate doren nuk duhet t’ja kishin ulur aq shume naltmadherise se tij mbretit zog, duket sikur po derdh ujet e holle

  • Ky Dushani e sulmon Blushin politikisht, jo historikisht. Efillon njehere me histori por ne fund te shkrimit e nxjerr koken dhe i kujton Blushit Fatos Nanon dhe i thote te shohe statutin e PS. Dhe kjo sepse Blushi i prish rehatine Rames ne parti ku ka qene para tij. Mua si qytetar nuk me duhet as historia e as partia e Blushit, por dua te them se ne krahasim me Ramen Blushi eshte me qytetar e shume me i zgjuar. Se Ramen dhe Berishen i kemi pare duke gerthitur por jo Blushin. Duhet te jesh socialist per te kundershtuar kete.

  • A e kuptoni se Blushin nuk e ze gjumi qe Rama I vodhi PS-en(keshtu eshte shprehur dikur),prandaj ai sa te ket mundesi do I very shkopinj nen rrota,natyriusht me ndihmen e Fevzos dhe te Frangajt.

  • Cudi, pse ka ca shqipfoles qe e urrejne kaq shume Shqiperine ?! Keta bastarde qe e quajne
    veten shqiptare perpiqen me cdo kusht e me cdo mjet te denigrojne shqipen,Shqiperine dhe
    shqiptaret ! Vetem armiqt e kombit shqiptar flasin me kete gjuhe denigruese per shqiptaret !
    Me thene te verteten, shqiptaret brenda Shqiperise nuk kane bere prokopi, por kur kane dale
    jasht kane ecur ,si ne shkolla ashtu edhe ne fushat e tjera te jetes ! Ka plot shembuj ne kete
    drejtim : shume nxenes shqiptare ne emigracion kane dale te paret ne shk0lla ! Kjo dihet !
    Prandaj komentatoret e mesiperm e kane shume gabim qe perpiqen ta perbuzin,nenvlefte-
    sojne e denigrojne racen e genin shqiptar ! Kuptohet Shqiperia nuk ka qene dhe nuk eshte
    ”kerthiza e botes” ,por ajo ze nje vend te rendesishem ne historine e Ballkanit dhe te Europes
    duan apo nuk duan disa qe edhe Skenderbeun kane arritur ta denigrojne ,kur ne nje kohe e
    gjithe bota ballkanike e pse jo edhe europiane kerkonin ta benin te tyre Skenderbeun !
    Monumenti i Skenderbeut ne Rome , nje mije volumet e shkruara per Skenderbeun,etj.etj.
    askush nuk mund t’i mohoje ! Dikur Fatos Nano me qesendi foli per realitetin shqiptar ne
    Perandorine Osmane , mbi personalitete e njohura shqiptare ne bote , mbi papet,etj.etj. se
    gjoja keto ishin alucinacionet e shqiptareve . Me erdhi ndot me kete qendrim perbuzes ndaj
    races shqiptare dhe ky qendrim sigurisht justifikohet nga ky person sepse ai nuk e heq veten
    shqiptar ose desh te eliminoi te gjithe historine shqiptare dhe te dilte tek ajo thenje e tij jo
    origjinale, por e kopjuar ,sepse kurre ky njeri nuk ka patur kurre origjinalite ,ku deklaroi si
    mburravec : ”Une jam ‘Fotaq’ Nano , historia me vjen pas ” ! E shikoni sa MODEST !
    Keta individe , pikerisht keta jane ata qe perbuzin historine e kombit tone .Por sidoqofte
    Ky individ nuk ka qene dhe as eshte aq i demshem sa demi qe i ka sjelle Berishovici histo-
    rise se kombit shqiptar . Krimet e tij pergjithecka qe i ka sjelle Shqiperise nuk tregohen ne
    koment ! Ai eshte ”quintesenca” e krimit ,hajnise,plackitjes,percarjes se kombit shqiptar,
    etj.etj.etj. ………

  • Edhe Ti zoti Skender Dusha nuk na ke thene gje ! Kritika ndaj ”Blushkes” eshte e drejte ,
    por kur vjen puna per pushtimin turk Juntregoheni teper krahinist,lokalist ,i nje anshem !
    Jo vetem Laberine tende nuk e pushtoi Turku ,por edhe ne Veriun e Shqiperise kurre nuk
    shkeli kemba e osmanllinjeve ! Cuditem Ti qe e njihka mire historine nuk e evidenton kete
    fakt ?! Hiqeni nga mendja keto paragjykime se pikerisht ketu ,ne provincializmin e krahi-
    hinizmin ,lokalizmin ka qendruar dhe qendron e keqja e shqiptarit dhe kete mire e bukur
    e kane shfrytezuar armiqt tane shekullore ! Latini lashte thoshte : ”divide et impera ” !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *