Pranga 2 komisionerëve për zgjedhjet në Dajç

anazapta

Dy komisionerë të qendrës së votimit në fshatin Dragushë, Komuna Dajç në Lezhë janë arrestuar sot pasi duhet të kryejnë dënimin me 8 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe deformimit të rezultatit të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.

Në prangat e policisë së Lezhës janë arrestuar Gentian Kovaçi, 30 vjeç, dhe Lulzim Paloka, 27 vjeç.

Ata u shpallën fajtor për falsifikim të nënshkrimit të votuesve dhe numrat e kartave të identitetit e pasaportave, për persona të cilët ditën e zgjedhjeve nuk ndodheshin në Shqipëri.

Më 8 maj 2011, në Komunën Dajç, garonin dy kandidatë për kryetar komune, Rrok Rroku i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” dhe Gjergj Doçi i koalicionit të majtë “Aleanca për Qytetarin”. Në përfundim të zgjedhjeve është vendosur shpallja si fitues e Gjergj Doçit të “Aleancës për Qytetarin”.

Nga ana e Rrok Rrokut u paraqit një kallëzim penal, sipas të cilit, në qendrën e votimit të fshatit Dragushë kanë votuar 264 votues nga 300 votues.

Nga verifikimet që kishte bërë vetë kandidati Rrok Rroku, rezultonte se një numër më i madh personash, rreth 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) ishin emigrantë dhe nuk ndodheshin fare në Shqipëri më 8 maj 2011, por rezultonin se kishin votuar.

Në bazë të një akti ekspertimi rezultoi se në listën përfundimtare të zgjedhësve, 109 nënshkrime janë bërë nga i njëjti person. Gjithsej u dënuan 8 komisionerë. / ORA

Share This Article
5 Comments
  • Qenka dite me lajme te shumepritura kjo e sotmja!
    Sidoqofte une e njoh per vlere te vecante stoicizmin e Rrok Rrokut,per ti shkuar deri ne rrenje
    deformimit te zgjedhjeve ne fshatin Dragushe.Urime!

  • po amerikene vrasesen e demokracise dhe vullnetite te shqiptareve kushe do ta denoi dhe kushe do ta ndale se ka bere masakrene demokratie ne 2005 qe solli terorizmin berishiane antishqiptare dhe sote po e vuajme kete shkatrime dhe injorance shto masakrene e 2009 dhe me te pabesushmene 2011 dhe te gjitha keto me abesine e mikurte ton te madhe amerika

  • Jo 8 muaj por 8 vjet duhen denuar këta fallsifikues té vullnetit të sovranit dhe kalues votash për pushtetin e shejtanit !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *