Për ajsbergun e “shkrirë” të Arturit

anazapta

Letër e nënshkruar

Edi Spahiu

Përshëndetje Dita. Zhurma e madhe e bërë në lidhje gjoja me të ashtuquajturin skandal të trafikut të drogës nga ana e FA, është qesharake. E paska nxjerë në “dritë” Shërbimit Informativ Shqiptar (alias-Shërbimi Informativ i PD) këtë skandal dhe cuditërisht informacion “të sigurtë dhe të besueshëm”, ka vetëm Sali Berisha dhe çeta e tij. Për mbarë opinionin e ndershëm intelektual ose jo i tillë, këto historira janë thjesht pallavra; shumë zhurmë për asgjë.

S’ka se si të mos na tërheqi vëmëndjen (personalisht më ka ngjallur shumë neveri ) edhe mënyra se si disa media të PD u përpoqën që të shkruajnë apo të shfaqin në ekranin e televizionit edhe “dokumentin” çudibërës. Ata më të zellshmit e konsideruan një zbulim të përmasave kaq të mëdha, a thua se kishin zbuluar Amerikën. Kam ndjerë keqardhje sidomos për mënyrën se si e lexonte me shumë patetizëm, gazetari Artur Cani.  Ato “nënvizimet” dhe mënyra se si nxitoi me aq shpejtësi që të fuste në emisionin e tij në Neës 24 atë paçavure, të linte vërtetë shije të hidhur.

Personalisht e cilësoj si një emision krejt të panevojshëm dhe joprofesional (sepse flitej vetëm për cka kishte shkruar Vishua ) dhe dikush ishte përkujdesur që të shfaqej si një emision-bombë. Në fakt është kaq banale e gjithë kjo histori.

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Problemi se nese jane ulur apo jo avjone me droge le ta zgjidhe drejtesia,por me ka bere pershtypje shume te madhe gazetari i aisbergut i cili nga menyra se si e trajtonte dhe me shprehje qe dhe nje njeri i zakonshem nuk i perdor ne nje media publike,aq me teper nje ashuquajtur gazetar pasi vetem i tille nuk eshte por vetem nje sherbetor.
    Ne nje moment kur citonte fjalet e zv.ministrit te mbrojtjes per pisten e Gjadrit i cili thoshte se aty nuk mund te ulen avjone sipas arsyetimit te tij qe une nuk mund ta gjykoj se nuk e di.pseudogazetari ne emisionin e tij u shpreh citoj le ti plasin syte zv.ministrit ne e sheh letren e ShISh se cthote.Ky pseudo gazetar ne ekran mu duk aq i vogel sa edhe miu do te dukej me i madh nga ai,turp te kete dhe e keshilloj te mos dale me ne ekrane televizive se i ndot.

    • @ edi spahiu @ lindita? Vetë z. Visho Ajazi sot gjithçka “spekulime mediatike” !? Atëhere çfarë mbetet për mediatikun Çani ? Mbetet “brima në ajsbergun që shkriu sot”! Nderime autorit te letres dhe komentueses!

    • VR !!! @ edi spahiu @ lindita? Vetë z. Visho Ajazi i cilësoi sot gjithçka “spekulime mediatike” !? Atëhere çfarë mbetet për mediatikun Çani ? Mbetet “brima në ajsbergun që shkriu sot”! Nderime autorit te letres dhe komentueses!

  • Ajo çka thoshte Artur Çani në Ajsberg, nuk ishte serioze për vetë faktin se vetë Visho Ajazi në shkresë thoshte “që ka dyshime”, ndërsa Çani mbi 20 herë tha “ja ku janë provat”, duke tundur shkresën. I gjithë ai palaçollëk të kujtonte gjyqet e montuara të periudhës së ndyrë të Enver Hoxhës, kur çdo “armik” i PPSh-së dhe pushtetit “popullor” dënohej pa asnjë provë. Komentet e tjera janë të tepërta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *