Ku ndodhet lugina e Drinit të Zi?

anazapta

I nderuar lexues! Lugina e Drinit të Zi ndodhet në lindje të Krahinës Malore Qendrore, në rrethet Kukës e Dibër. Shtrihet midis vargut malor të Korabit në lindje, vargut malor qendror në perëndim, pellgut të liqenit të Ohrit në jug dhe atij të Kukësit në veri. Lugina ka gjatësi 150 km dhe gjerësi nga 3-4 km deri në 8-10 km. Ka drejtim verior-jugor, me zgjerime dhe ngushtime të theksuara. Lugina e Drinit të Zi është një nga zonat gjeografike më të rëndësishme të vendit. Qendrat kryesore të banimit në këtë luginë janë qytetet e Kukësit, Peshkopisë dhe Dibrës (jashtë kufirit shtetëror), si dhe Maqellara, Shupenza, Dovolani, Tomini, Kastrioti etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *