Nuk ka kaluar pa humor në faqet web, episodi me deputetin Taulant Balla që u gjen në qendër të një stuhie internautësh pas publikimit të një fotoje të gazetës sportive MARCA, ku ai shfaqej me bashkëshorten dhe dy miq, në shkallët e Bernabeut duke parë Real-Bajern.
Me siguri që fotografi as që e ka patur idenë kush ishte Taulanti dhe sa punë i prishte duke e fotografuar, po ja që “daullja” e deputetit luftarak të PS-së, me sa duket “u ça” nga kjo rastësi deri diku komike. Në një nga faqet e shumta online që ironizojnë ngjarje të politikës shqiptare është botuar sekuenca e mësipërme nga filmi i njohur për fëmijë i Xhanfize Kekos, “Taulanti kërkon një motër”. Taulanti kërkon motrën e fotografit të zetës (gazetës) Marca.Com – shkruhet mbi foton e personazhit kryesor të filmit 🙂
