Do rishikohet Ligji i Plehrave? AKIP kërkon qartësi nga Qeveria

redaktor

Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka përsëritur dje thirrjet për kreun e qeverisë, Edi Rama që të distancohet nga deklaratat e ministrit të Mjedisit, Lefter Koka lidhur me importin e plehrave.  Gjatë një tubimi në Sheshin Shopen, pranë Gardës së Republikës në Tiranë, përfaqësuesit e AKIP u shprehën se deklaratat e ministrit, Lefter Koka janë në kundërshtim flagrant me vetë qëndrimet e kryeministrit, pasi ndalimi i importit të plehrave ka qenë premtimi elektoral dhe vendimi i parë i qeverisë, që sapo erdhi në pushtet.

Sipas AKIP, rilejimi i importit të mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë nga qeveria Rama do të ishte një  provokim madhor për qytetarët shqiptarë. Ministri i Mjedisit është shprehur pak ditë më parë, gjatë një interviste televizive se: “Tashmë mbetjet janë një nga llojet që mund të monitorohen. Shumë shpejt do jemi me një platformë për tu thënë që ne tani jemi në gjendje të bëjmë këtë kontroll. Shumë biznese kanë investuar për përpunimin e disa mbetjeve të cilat fatkeqësisht me ndalimin e importit nuk kemi mundësi që këtë lëndë tua mundësojmë dhe ata këtë lëndë të parë e përpunojnë gjetkë.

Tri ditë më parë Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka shpëndarë një deklaratë për shtyp, ku thuhej:

Aleanca Kundër Importit të Plehrave mësoi së fundmi për deklaratën e Ministrit të Mjedisit z. Lefter Koka, i cili sugjeroi mundësinë e rishikimit të ligjit për ndalimin e importit të mbetjeve të rrezikshme apo të parrezikshme në territorin e Republikës së Shqipërisë me argumentimin se shteti shqiptar është në gjendje të kontrollojë procesin për të shmangur dëmet në mjedis. Për sa më sipër, AKIP deklaron:

1.       Çdo diskutim mbi anulimin e ligjit që ndalon importin e plehrave vetëm pak muaj pasi ai ka hyrë në fuqi, është i pavend, dhe bie ndesh me vullnetin e popullit shqiptar, shprehur përmes mbledhjes së mbi 60 mijë firmave për referendum dhe votimit më 23 qershor 2013 të partisë që premtoi mbi njëqind herë ndalimin e importit të plehrave.

2.       Çdo tentativë nga qeveria shqiptare apo nga çdo anëtar i kabinetit qeverisës për të lejuar importin e plehrave do të kundërshtohet prerazi nga AKIP dhe nga të gjithë shqiptarët që mendojnë si ne.

3.       AKIP është e gatshme të rinisë betejën për ndalimin e importit të plehrave në Shqipëri në çdo rast kur kuadri ligjor aktual që e ndalon, do të vihet në diskutim për anulim.

4.       AKIP kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë plotësimin e kuadrit ligjor me aktet normative të nevojshme për zbatimin e ligjit që ndalon importin e plehrave dhe distancimin e menjëhershëm nga deklaratat e z. Koka.

 

Share This Article
5 Comments
  • EDI RAMA PO BEHET ME I RREZIKSHEM PER VATANIN SE SALI BERISHA.

    Ne fillim me LHL-te e Asadit, tani me kurvelliqet dhe kurvaret mafioze te LSI-se, Edi Rama po tregon nje mungese totale te moralit qytetar dhe po demonstron nje pabesi makaber ndaj premtimeve elektorale duke vepruar totalisht ne kah te kundert. Ketu lind pyetja:

    PSE PO VEPRON PAQ PABESISHT KRYEMINISTRI EDI RAMA?

    Mbase eshte kapluar totalisht nga ryshfetciu Ilir Meta? Nuk eshte cudi duke patur parasysh se Ilir Floriri, ky krimb gjirizi komunist qe i duket vetja si MBRET i Ryshfetit ne vendin tone mashtroi edhe dinakun Sali Berisha me aleanca te krimit pushtetar dhe blerjes se votave.

    Mbase Edi Rama ka mbetur pa LEKA dhe po kerkon shpetim si i mbyturi ne fijen e kashtes me importe plehrash llojoe-lloje, sic e vertetoi edhe afera ne terrin e nates per LHL-te e Asadit dhe duke nderruar mesallen tani me plehrat e Botes duke e kamufluar kete veprim antikombetar me parrulla teknollogjie. Mund te jete keshtu, por duke e ditur se cili eshte Lefter Koka qe eshte KOKA e mafies dhe e prostitucionit qe Saliu i rasi ne burg per kontrabande cigaresh mun te themi me siguri qe LEKAT e plehrave te Lefter Kokes nuk do te mbushin buxhetin me shume brima te shtetit te Edvinit, por do te shkojne ne xhepat e LSI-se dhe te Ilir Metes.

    Mbetet perseri te pyesim:

    POR RILINDJA SOCIALISTE QE ESHTE ZGERLAQUR SI MOS ME KEQ?

  • Me nje fjale,ky Koka i shquar i ambjentit tani monitoroka me mire dhe meqe ca biznesmene kane blere linja cakmakesh per te djegur plehra lumenjve po mendoka per importin,se gjynah mafiebiznesmenet e cakmakeve.Me te njejten logjike,por shume me pak te demshme edhe ata qe kane blere furgonat 8+1 duhen lene te punojne.Koka,Haxhinasi,Panari dhe Gjosha nuk duken si ministra te majte,por si ministra te Ahmet Zogut.

    • MINISTRAT E AHMET ZOGUT ISHIN SHEMBELL PERKUSHTIMI PER VATANIN.

      Prandaj ka ardhur koha qe shqyptaret te flakin nga koka e tyre e fishkur nga enverizmi propaganden komuniste, sepse EPIDEMIA E MURTAJES qe vuan sot Shqypnia e ka zanafillen tek ANTIKRISHTI Enver Hoxha. Sali Berisha ishte dhe mbetet pjella e Partise se Punes dhe MIK i familjes sadiste Hoxha, prandaj nuk mund te pritej gje tjeter nga ai. LSI-ja e Ilir Mete Ryshfetit nuk ka asnje ideollogji dhe i vetmi program real i LSI-se eshte ZHVATJA, KUSERIA dhe blerja e VOTAVE me qellim mbajtjen e pushtetit dhe pasurimin personal te BOSAVE te saj. Partia Socialiste e Edi Rames si trashegimtare e Partise se Punes, por qe nuk do te pranoje krimet e komunizmit, por do vetem elektoraltin fanatik dru me pre enverist eshte bere si nje KURVE bordellosh qe pallohet papushim, por qe deklaron se RILINDJA do ta beje te virgjer. Prandaj edhe nastradini te thote:

      Pse e prish gojen me ministrat e Ahmet Zogut duke i krahasuar me ministrat pa piken e moralit e LSI-se dhe me ministrat komuniste te RILUINDJES socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *