Patos, vritet në hyrje të pallatit një 39-vjeçar

anazapta

Një vrasje u shënua në orët e mbrëmjes në qytetin e Patosit.

Viktima është një 39- vjeçar, i quajtur Nikolin Rrapaj.

Atij i kishin bërë atentat në hyrje të pallatit.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, përkatësisht në lagjen “29 Marsi”.

Mësohet se për kapjen e autorëve, policia ka ngritur postblloqe si në hyrje dhe dalje të qytetit. Ndërkohë, vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Viktima, i martuar dhe me 3 fëmijë, kishte pak ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant. Në Patos kishte marrë një lokal me qira.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *