Adnan Januzaj nuk është i zgjuar vetëm në fushë. Supertalenti kosovar ka njohuri të përgjithshme. Një test i lehtë për të është bërë në kanalin televiziv të Manchester United. Duke xhongluar me top, Januzaj duhej t’i përgjigjej disa pyetjeve pa e lëshuar topin nga këmba. Januzaj ishte i shpejtë për t’i gjetur pesë skuadra që kanë fituar Ligën e Kampionëve. Më pas, Adnanit i mbeti “në fyt” përgjigja për të thënë pesë fruta, duke ndaluar te banania dhe molla. Pesë fituesit e Kupës së Botës nuk ishin problem për talentin nga Istogu, ndërsa Januzaj përmendi shpejt edhe pesë stadiume nga Premierliga Angleze. Megjithatë, në Shqipëri po përjetohet një erë tjetër për Adnanin. Ai disa ditë më parë zgjodhi përfundimisht kombëtaren e Belgjikës për të luajtur dhe fansat në Facebook e kanë përshëndetur me një foto montazh. Dorë të rëndë kanë edhe këta tifozët!
