Investigimi i Skuqit dhe dëshmia e Kuqit

anazapta

Partia Demokratike ka qenë në hall të madh për të gjetur prova për avionët me drogë që na janë bërë më keq se furgonat 8+1. Të gjithë eksponentët e saj anë e kënd vendit tashmë po kontribuojnë për partinë. Për në Gjadër mendoi kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika, i cili hartoi me shpejtësi një shkresë dhe e bëri publike. Dje e hëngri letrën si kecat abetaren.

Për në Gjirokastër mendoi një gazetar i organit Rilindja Demokratike me emrin sportiv Tenis dhe me mbiemër kulinar Skuqi, i cili zbuloi më në fund edhe vendin ku mbahej malli. Epo shyqyr – thamë të gjithë. Po ç’e do. Doli Vishua,  p..rdhi çdo gjë që shpalli Skuqi.

Kurse Divjakën që kishte ngelur pak si zbuluar, e mori përsipër me kurajo qytetare një banor i zonës me emrin Genti… Kuqi. Qytetari i pavarur Kuqi deklaroi me përgjegjësi të plotë se ka parë aviona dhe kamiona me targa SB 007 VA, madje kur ka qenë duke shkuar në arën me misra e kanë bllokuar disa persona të panjohur me orë të tëra që mos të shikonte se ç’po ndodhte. Boboo, sa gjynah!

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *