A ka pasur traditë të zejtarisë në Shqipëri?

anazapta

 I nderuar lexues! Gërmimet arkeologjike në Shqipëri kanë dhënë dëshmi të shumta për zhvillimin e zejtarisë dhe nivelin e saj teknik e artistik tek ilirët e mandej edhe tek arbëreshët e mesjetës së hershme. Në periudhën e feudalizmit të zhvilluar (shek.XIII-XV), në qendrat kryesore qytetare (Shkodër, Durrës, Berat etj.) kishte mbi 40 lloje zejtarie. Shquheshin për përpunimin e metaleve, ndërtimet, punimin e pëlhurave, të lëkurëve, dyllit etj. Në sajë të traditave të trashëguara, zejtaria vazhdoi të mbetej e zhvilluar edhe pas pushtimit osman të vendit dhe u shtua numri i zejeve që gjallëruan jetën qytetare e tregjet lokale.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *