Kim Jongun e ndjekin me fletore në dorë

anazapta

Ndjekin çdo lëvizje dhe shkruajnë çdo fjalë të tij, por nuk janë gazetarë.

Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është objekti i adhurimit në vendin e tij, por interesim për të ka edhe në pjesën tjetër të botës. Kështu, opinioni ndërkombëtar interesohet se pse gjithmonë ka njerëz pranë tij që shkruajnë në fletore? Kush janë ata?

“Ata janë ushtarë dhe pjesërisht zyrtarë të qeverisë. Ajo që bëjnë ata konfirmon fuqinë e liderit, të njohurive të mëdha të tij, të gjenialitetit dhe kujdesit për popull”, thotë për BBC profesori James Grayson, ekspert për Korenë e Veriut në Universitetin Sheffield, transmeton Telegrafi.

Fjala është për një traditë që e ka instaluar gjyshi i tij para 60 vitesh, Kim Il-sung.

“Është pjesë e imazhit të një udhëheqësi i madh, një lideri i cili me mirësjellje jep udhëzime dhe këshilla të dobishme”, shton Grayson.

Por, cilat janë këshillat që i jep lideri?

P.sh. gjatë një vizite në një fshat më 1976, gjyshi i liderit të tashëm takohet me një peshkatar lokal. Ja çfarë ka raportuar atëherë televizioni i regjimit, KCNA: “Pasi ka parë kamionin, presidenti tha se rimorkio është shumë e vogël në krahasim me fuqinë e kamionit. Ai tha se problemi i transportit mund të zgjidhet duke rritur rimorkion”!

E, nëse ndodh që lideri nuk ka zgjidhje për çdo problem (gjë e cila nuk ndodh pasi ai di gjithçka), shënuesit kujdestarë nuk guxojnë të mos e shkruajnë çdo fjalë të thënë, sepse kjo mund t’ju kushtojë shumë shtrenjtë, madje edhe me jetë.

kimuni

Share This Article
6 Comments
  • Po jep direktivat si Dulla –hahahahaha I madh fare hahahaha

    Po ky ka studjuar ne Zvicer , ca ka mesuar atje ?–APo atje ka pas muhabet me kosovaret qe jane te gjithe me Enverin …dhe i kane thene ata bej si Dulla se te del mire , Dhe ky gomari varda …hahahaha

  • Nuk i le mangut asgje atij tonit qe na shkruante vepra pas veprash e kishte njerez qe e gdhinin duke lexuar absurditet e atij monstre per te nxjerre mesime.
    Kaq e forte ka qene lobotomia mendore e propagandes se diktatures sa edhe sot kemi akoma njerez qe adhurojne e i thurin lavde kriminelit diktator.
    Shqeteson fakti se edhe Edi Rama po frymezohet nga ajo propagande per te shpalosur “arritjet” e rilindjes, e te mendosh se dikur hiqej si antikonformist e disident, sigurisht nen ombrellen mbrojtese te te atit e pa i hyre gjemb ne kembe.

  • alla hile kjo Shqiperi si esht katandisur e ku po shkon nje si ky ka nevoj qe tju a qisi edhe vajin e kockes ktyre hajduteve e krimineleve qe nga lart e der posht e ti shfaros me rrenj ! Me mir 1 kriminel se 1001 hajdutomashtruskriminela milioner qe spo kan te ngopur !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *