Atletico mund Valencian, tri ndeshje larg titullit

anazapta

Atletico Madridi në përballjen e javës së 35-të ka mposhtur Valencian me rezultat 1-0, në Mestaja. Pjesa e parë nuk dhuroi shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat, mirëpo kur po afrohej pushimi, ekipi mysafir kaloi në avantazh. Një harkim preciz të Gabit e shfrytëzoi Raul Garcia për të realizuar me kokë (42’). Në gjysmën e dytë Los Rojiblancos patën raste për të shënuar gola të tjerë, por më e rëndësishmja është se arritën ta mbrojnë epërsinë dhe dolën triumfues në fund. Atletico Madridi ka gjashtë pikë më shumë se Real Madridi dhe shtatë më shumë se Barcelona. (Dy klubet e mëdha spanjolle kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar). Rojiblancos kanë edhe tri ndeshje për të zhvilluar dhe do të shpresojnë që të triumfojnë përballë Levantes dhe Malagas, duke qenë se në sfidën e fundit ndeshen me Barcelonën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *