SHËNIM: Rrofsh o Visho apo rrofshi o ndërkombëtarë?!

anazapta

Deklarata e kreut te SHISH-it, Visho Ajazi që pothuaj destruktonte të gjithë ngrehinën e akuzave të opozitës për trafik droge me ndihmën e infrastrukturës së Forcave të Armatosura, kapi gafil shumë aktorë që u përfshinë në tentativën disajavore për të gjetur gurrin që lëshoi në pellgun e ndyrë të politikës ‘budallai’, ai pra që e ka dëndur në gurrë e krunde në mbi 20 vjet, duke i detyruar të llokoçiten në pellg gjithë të vetëquajturit të mençur. Vërtet zgjidhi një lëmsh që solli lehtësim (dita e dielë dje nuk pati rrëfenja më avion e drogë, pra një ditë vërtet për pushim e relaks),  por prodhoi dilema pa fund të tipit: Po Visho ç`pati?! Përse nuk foli për javë me rradhë, ndërkohë që një dokument i institucionit që ai drejton qarkullonte si të ish kartolinë, në skrivani politikanësh e gazetarësh njëherësh?! Pak orë para se të shprehej, një komentator i njohur politik shkruante me bindje se aktorë të opzitës kishin marrë instruksione në zyrën e kreut të SHISH-it se si do luhej ky teatër, por një ditë më pas e kishte tejet të vështirë ta sqaronte se ç`kishte ndodhur, duke u mjaftuar të thoshte se as Vishi Ajazi nuk e merr më seriozisht Berishën?!  E ajo që mbetet të thuhet në emër të një dyshimi me arsyetime afër logjikës së gjërave, është se patjetër një “dorë e huaj” duhet ta ketë marrë në dorë fundin e kësaj loje luftash, fill pasi një deklarate paraprirëse të shtabit të NATO-s. Ndaj, nuk është për të thënë rrofsh o Visho, por rrofshi o ndërkombëtarë!   / E.H.          

 

Share This Article
11 Comments
  • POR ZOTROTE GAZETAR MOS KUJTON SE NA THE NDONJE GJE PER SHQIPETARET?
    Je ne gjendje tu thuash shqipetareve qe te ‘pa punet’ jane me shume se ‘te punesuarit’ e njekohesisht jane po AQE sa jane ambasadore Arvizinj,gazetare Fevzinj,lobiste Minj,deputete e politikane krriminele e antishqipetare.
    Kur do kete informacion e gazetari ky popull ne shperberje qe u jep hapsire antishqipetareve filozofe qe flasin :’Kur Ishim njehere ne Dardanele”?

    • Ne nje vend demokratik prokuroria do fillonte hetimet ne lidhje me akuzat per droge , dhe pastaj Visho qe ndryshon mendje 100 here ne dite do cohej per ndjekje penale

  • Te shkretet politikan,per te miret behet fjale, pra per ata politikan qe duan te miren e familjes se tyre por edhe pak te miren e popullit qe i pagua nepermjet taksave e sidomos me para te siguruara “mbi taksa e nen taksa”. Te shkretet politikan qe e presin te miren e Shqiperise nga nderkombetaret. Pse vall mund te ndodh kjo ne vendin tone, nuk e detyrojne dot te pakten 84 deputet nje Visho, Vishnjo a si djallin e thon, nje prokuror, njr gjyqtare,ka raste analfabet funksional, por te lauruar metitujt me te lart shkencor, etj. etj. qe te thone te verteten, te bejne detyren nda atedheut e popullit, kaq te forte jne keta njerez, apo mos valle kaq te paafte jini ju zoterinj deputet te mazhorance. Nuk mund te ri pa e thene se dy, tre, kater apo mbase nje numur me i madhe njerezish te veshur me pushtet te trasheguar nga maxhoranca e kaluar ju detyrojne te vini verdall “si pordha neper brek” per deri sa nje nderkombetar, me nje fjali apo me nje shkres, “grise keto brek” dhe ju dilni ne natyre te mbushen me ajer te paster e mandej te pushtoni mediat televizive per te na folur per arritjet e medha te 50 diteve te para, 100 diteve te para, 150 diteve te para etj etj. por ne keto arritje nuk pam te denohet asnje nga gjigantet e korupsionit me rekorde nderkombetare si ne aspektin sasior te perseritjes se fenomenit ashtu dhe ne aspektin cilesor te arritjeve ne betejat koruptive te shprehura ne vlera me evro, dollar, kohet e fundit, sipas Fiksit edhe ne flori.
    POR edhe i shkreti popull ne radhe te pare se eshte coroditue fare nga deklarat televizive “bashkekohore”, “te burave te shtetit’, te zedheneve, analisteve, edhe te gjithefare pacavureve qe kane fituar statusin e “Misit” ne shoqerimin e moderatorve gjate emisioneve televizive dhe me te njejten kohe degjon lajmin se ne nje shtet, ne mos gaboje ne Danimarke, dha doreheqje, se u denoncua nga nje gazetare. si konflik interesi veprimi i pranimit te nje dhurate me vlere 2500 evro. Pa provo ne vendin tone te marish nje rekumandi nga ndonje kryetare partie duke dhuruar vetem 2500 evro per nje vend pune. Me siguri ka ndodhur qe hallexhiu ose eshte zene nga xhaketa dhe eshte nxjerre jashte nga zyra e kryetari te partise, nga zyra e punes doja te thoshja, ose e ka marre sekseri per t’i sqarur efektet e ligjit te ofertes dhe kerkes.
    Z.Rama ne krye te maxhoranceb, si e ka nenvizuar edhe vet me shume se nje here, ndihmoi qytetarin t’i denoncoje keto sjellje koruptive, por klo eshte vetem perfytyrimi abstrakt i vleres se vertet te zgjidhjeve te nevojshme dhe te premtuara dhe sic kane filluar ta nenvizojne me force gazetaret investigativ Bedri Ismaili, Mero Baze etj. etj.por edhe politikane te shquar si Servet Pellumbi nuk ka me vend per vonesa, jo me per te filluar REFORMAT, POR PER T’I PERFUNDUAR ATO.
    Me respekt per Mazhoranen dhe per lexuesi V.Duka

  • Ore shoku E.H.

    beson vertete, zotrote, se u ngrite me kembe ti vogelush
    qe te leshosh ironira ndaj Mero Bazes?!

    Mero eshte anti…antiligjit, por me se pari eshte patriot e memedhetar e antikomunist dhe ka dhene prova per kete, nuk e leshon fjalen si zotrote qe pa e kuptuar fyen shqiptaret perballe te huajve qe asistojne ketu…
    Mero, eshte aq i natyrshem ne qendrimet e tij sa, edhe nese gabon ne nje gjykim, e pohon vete kete gje…

    Dhe, meqe je i ri ne perdorimin e shqipes, ben mire ta shkruash “gure” e jo “gurre”, se jane te tjera gjera…

    • Mero eshte nje i semure nga urejtja qe ka per Salen,
      analizat e tij kane si force levizese vetem urrejtjen ndaj Saliut …
      Per shkak te kesaj urejtje fantazite e Meros kalojne cdo perfytyrim…dhe ne te njejten kohe kalojne prrtoj cdo vlere morale …deri ne armiqesi…

      Kjo puna e droges duket qe eshte dora e huaj ,ndoshta ambasadori amerikan qe i pajtoi, se faktet ishin te sakta fare,
      dhe letra higjenike e qeverise Mimi , fo diskretitohej fare,
      por problemi nuk ishte Mimi por Nato, qe do diskretitohej se ushtria jone qe mos qofte eshte pjese e Natos.

      Arvizu sic duket i tha Vishos te terhiqej….nderkaq Mero si ato hijenat i hidhet Sales per koke,
      kur muhabetin e droges nuk e nxori Sala ,por Visho …mavria…

      Gjithe kjo qe ndodhi verteton faktin se aty eshte bere transport droge , dhe Mimi duhet hequr urgjentisht se nuk eshte per ate pune

  • Rroftë Komiteti Qëndror i Thashethemeve me në krye shokun Sali Berisha, udhëheqës i ndritur i partisë dhe i popullit “Dygishtak”!!! Martë nga ditët tona të thashethemeve! Urra a a a a a a !!!! a a a a a a a !!!!

    • Po ti Ermir H… pse nuk bën Urra a a a a a a a a a a a a a !!!!????? Apo s’të pëlqen udhëheqësi yne i dygishtakëve ? Ah të ishte ai neni i fahri balliut pa ta rregulloja unë qejfin ty !?

  • Ke ca “të forta” pëllumb në atë humorin tënd? Na heq stresin. Ermiri duhet t’i përgjigjet urra-së ndryshe s’ka vizë nga saliu?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *