Kush ishte Al – Idrizi?

anazapta

 I nderuar lexues! Al – Idrizi ishte gjeograf arab, i lindur në Ceuta të Afrikës Veriore. Hartoi një libër gjeografie “Kitabi Rudjar” (1153), që përfshinte njohuritë e kohës për vendet rreth Mesdheut dhe të mbarë Evropës. Trevat shqiptare Al – Idrizi i përfshin nën emërtimin “Rumania”, d.m.th të vendit të romejve (bizantinëve). Në mënyrë mjaft të saktë jepen të dhëna kryesore gjeografike për trevat shqiptare. Qytetet bregdetare janë rreshtuar në drejtim veri-jug, që nga Antibara (Tivari) e deri në Himarë. Të dhënat e Idrizit tregojnë se trevat shqiptare ishin mbuluar që herët nga një rrjet rrugësh komunikacioni të rregullt e  të njohur dhe se vendi merrte pjesë në shkëmbimet ndërkombëtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *