Fraza për ata që u futën në ambasada, reagon Kadare: Asnjë mirëkuptim ndaj shpifjes

anazapta

Një shkrim i Ardian Vehbiut në revistën italiane “Lettera Internazionale” ka shkaktuar polemika.

Shkak për këtë është bërë një fjali, sipas të cilës Kadare kishte thënë për emigrantët shqiptarë të vitit 1990, se ishin “jashtëqitja e kombit”.

Revista italiane e kishte futur këtë frazë në shkrimin e Vehbiut.

Për këtë, në një shkrim në të përditshmen Panorama janë hedhur akuza të forta ndaj Vehbiut.

Ky i fundit ka reaguar me një replikë në DITA, duke thënë se nuk e ka shkruar atë frazë.

Pas kësaj, revista italiane e ka korrigjuar gabimin.

Ndërkohë ka reaguar edhe vetë Ismail Kadare.

Ai thotë se nuk ka asnjë mirëkuptim ndaj shpifësve.

“…studiuesi A. Vehbiu, nën emrin e të cilit u rishfaq ky monstruozitet, ka reaguar publikisht gjithashtu. Me vullnet të vet, ky studiues më është drejtuar për të sqaruar se teksti i botuar në emër të tij, përmban falsifikime të rënda. Bashkë me këtë pohi. Ka përsëritur premtimin për të sqaruar deri në fund atë që ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Për të shmangur një zhurmë të parakohshme publike, kam parapëlqyër konfidencialitetin në komunikim. Ndërkaq, merret me mend se më tepër se kushdo, kam qenë dhe jam në pritje të një sqarimi bindës publik. Kurrsesi dhe në asnjë rast nuk kam dhënë të kuptohet se mund të kem qoftë edhe më të voglin mirëkuptim ndaj shpifjes dhe fabrikuesve ose përhapëseve të saj, kushdoqofshin ata…”, thotë Kadare.

Më poshtë shkrimi i publicistit dhe gjuhëtarit të njohur Vehbiu, në 21 dhjetor në DITA:

vehbi klosi

Një histori me falsifikatorë: Si më kurdisën të flas kundër Kadaresë

Nga Ardian Vehbiu

Muaj më parë, miku, gazetari dhe shkrimtari italian Alessandro Leogrande, i mirënjohur edhe për lexuesin shqiptar me veprat “Mbytja e anijes” dhe “Adriatiku”, ndërmjetësoi që një kapitull i librit tim “Sende që nxirrte deti” të botohej nga rivista e njohur italiane Lettera Internazionale.

Sugjerova disa kapituj, mes të cilëve u zgjodh ai më tërheqës për botuesin, i cili pastaj caktoi një përkthyes të vetin për ta sjellë tekstin tim në italishte. Eseja ime u botua në numrin e tetorit 2014 të revistës, që mua – me siguri për shkak të distancës gjeografike – ende nuk më ka mbërritur.

Ndërkohë, disa lexues e kishin “përpirë” tashmë, mes të cilëve edhe një M. Aleksi, i cili shkruan rrallë e tek në mediat dhe unë e kujtoj ngaqë më ka sulmuar ashpër në të kaluarën, për çështje të cilat sot e kam të vështirë që deri edhe t’i mbaj mend.

Edhe pse teksti im analizonte, nga pikëpamja antropologjike, marrëdhëniet e shqiptarëve me Perëndimin, në fund të viteve 1980, si një shkëmbim jashtëqitjesh, gjendej aty një paragraf, në mbyllje, ku përmendej Ismail Kadareja – dhe një deklaratë të cilën njerëzit ia patën vënë këtij në gojë, për refugjatët e 2 korrikut si “jashtëqitja e kombit.”

Aleksi u revoltua seriozisht, sepse iu duk sikur edhe unë, me çfarë kisha shkruar në tekstin italisht, u isha bashkuar detraktorëve të I.K.-së, duke u bërë “zëdhënës i mashtrimeve të ish-Sigurimit shqiptar”. Ashtu edhe u ul dhe qëndisi një ad hominem, të cilën vrapon t’ia botojë një tribunë nga ku po më vijnë zakonisht sulme të tilla: gazeta Panorama.

M’u deshën pak minuta – edhe pse të ethshme – për të sqaruar çfarë kishte ndodhur: paragrafi i inkriminuar nuk përkonte me çfarë kisha shkruar unë në origjinalin shqip; sepse një dorë e padukshme kishte ndërhyrë atje, në procesin redaksional, për të rishkruar sipas midesë së vet, dhe për të goditur I. Kadarenë.

I sigurt se një revistë e prestigjit të Lettera Internazionale nuk mund t’ia lejonte vetes këtë lajthitje, më shkoi mendja te një keqlexim i italishtes; mirëpo nuk paskësh qenë fjala aq për lajthitje, sesa për intrigë.

Komunikova pastaj me redaksinë e revistës, u shpjegova me kujdes se çfarë falsifikimi ishte bërë me tekstin tim, gjeta mirëkuptimin e tyre dhe, më në fund, dje më kërkuan falje, me një njoftim të botuar në sajtin e tyre, në këtë adresë:

http://www.letterainternazionale.it/in_libreria.htm

Ku shkruhej pikërisht (përkthimi im):

“Ribotojmë, të rishikuar dhe të korrigjuar nga autori, paragrafin e fundit të tekstit “Valori di scarto” të Ardian Vehbiut, që në versionin e botuar në edicionin tonë n. 120, përmbante disa gabime të rënda të përftuara në fazën redaksionale. I kërkojmë të falur për këtë incident Ardianit dhe lexuesve tanë.”

Dhe pastaj përcillej paragrafi në fjalë, këtë herë i përkthyer saktë prej meje.

Po e rrëfej këtë histori jo aq për të qarë një shqetësim të madh timin në publik, sesa për t’iu kthyer disa mangësive të rënda, në mënyrën si komunikojmë mes nesh.

Sulmi, tashmë qesharak, prej M. Aleksit në gazetën “Panorama” mund të ishte shmangur lehtë, në qoftë se redaktori i asaj gazete do të më kishte kontaktuar, për të verifikuar faktet. Ashtu do ta kish marrë vesh se teksti italisht ishte në fakt përkthim i një eseje të botuar më parë në shqip – vetëm dy vjet më parë (gjë që Aleksit i kishte shpëtuar); dhe se autori nuk mban përgjegjësi për përkthimin që mund t’ia bëjnë, dhe aq më pak nëse këtë përkthim nuk e ka marrë kurrë në dorë.

1137-724x10241-300x424Duke mos e kryer detyrimin e vet etik, ndaj një personi që do të sulmohej ad hominem, nga faqet e gazetës së tij, me epitete të tilla si “shpifës”, “spekulant” etj., redaktori i “Panoramës” përdhosi figurën e vet profesionale, faqen për të cilën kujdeset (të cilën e lejoi t’ia përdornin si tabelë fletë-rrufesh) dhe vetë gazetën, e cila mëton të mbajë një farë prestigji në panoramën e medias së shkruar në Tiranë.

Çuditërisht, njëlloj paskësh mëkatuar edhe revista italiane, duke lejuar një dorë anonime, që të rishkruante esenë time mu nën hundën e tyre. Vetëm se këtë herë nuk ishte aq fjala për cektësi amatorësh, sesa për një intrigë dygjuhëshe, ku është përfshirë me siguri një kalemxhi shqiptar, i cili ka versionin e vet të ngjarjeve të dhjetorit dhe të asaj çfarë ka thënë ose nuk ka thënë I. Kadareja në atë rast; dhe që këtë version parapëlqen t’ia thotë botës me gojën e një autori tjetër: mishërimi letrar i qyqes, që i lëshon vezët në foletë e zogjve të tjerë.

Vetë I. Kadaresë ka shumë vjet që ia përplasin këtë deklaratë në fytyrë – edhe pse ai e ka përgënjeshtruar më se një herë, çka do të kish mjaftuar. Mua, si autor të esesë në fjalë, fakti që një shkrimtari të madh i vunë në gojë një deklaratë të paqenë, dhe ky mashtrim pati sukses të menjëhershëm më pat interesuar atëherë shumë më tepër – në kontekstin përkatës – se verifikimi i një gënjeshtre tashmë të diskredituar.

Nëse do të më pyesnin pse kam zgjedhur t’i besoj Kadaresë, në lidhje me falsitetin e deklaratës në fjalë, do të përgjigjesha se, mes të tjerash, unë ato fjalë nuk ia kam dëgjuar kurrë që t’i thotë, as që t’i shkruajë; dhe, sidomos, që krejt vepra e tij në vitet 1970-1980 përshkohet nga simpatia për atë lloj shqiptari, që në vitin e mbrapshtë 1990 po bëhej gati të rrëzonte regjimin Alia: djemtë e rinj, pak garipa, pak të shthurur dhe rebelë, të ashpër nga goja dhe të gatshëm për “grusht”, që i rezistonin gati me instinkt indoktrinimit dhe entuziazmit zyrtar dhe që përçmonin, veçanërisht, konformizmin hipokrit të “njeriut të ri” të Partisë. Këtë e gjen që te djemtë e Broduejt në romanin “Dimri i madh” e deri te disa tipa simpatikë te “Nata me hënë”, që bëhen gati “t’ia modifikojnë” fytyrën një personazhi negativ të novelës.

Dykorriksat, ose ata që shpërthyen dyert e ambasadave në verën e vitit 1990, jo vetëm kishin dalë nga rropullitë e Shqipërisë buzëplasur të asaj dekade aq të rëndë për të gjithë ne, por edhe ishin paralajmëruar prej kohësh nga faqet më të mira në prozë, prej shkrimtarit më të madh shqiptar të atyre viteve.

Përndryshe, e kish thënë apo nuk e kish thënë I. Kadareja atë fjalë, kjo ishte një çështje e vogël dhe e parëndësishme për mua dhe angazhimin e tij publik; por që mori papritur përmasa të tjera, kur vura re se çfarë kishin rrezikuar, detraktorët e Kadaresë, për ta çuar përpara këtë falsifikim, tashmë të shndërruar në gjepur; dhe pikërisht komprometimin me një revistë të madhe, si Lettera Internazionale.

Kryeredaktorja e revistës zgjodhi të mos ma thotë emrin e personit që ma kish përçudnuar tekstin dhe e kish përdorur si armë ideologjike, kundër një figure publike të rëndësishme, si I. Kadareja; dhe unë nuk kam asnjë mundësi për ta deklaruar këtë emër në publik, megjithë disa dyshime që kam dhe disa emra që më janë përcjellë nga palë të treta, privatisht. Tek e fundit, emrat nuk kanë rëndësi në këtë histori – e cila paradoksalisht na vuri në gojë, edhe I. Kadaresë edhe mua, fjalë që nuk i kishim thënë.

Dhe këtu ndoshta është mirë të dallojmë dy nivele të intrigës: i pari, ai i fshehti ose i nëndheshmi, ku veprojnë manipulatorët dhe thashethemexhinjtë, me mjeshtërinë dhe instinktet e një hajduti xhepash, dhe ku teksti im në italishte përfundoi i rishkruar tinëzisht, ose i lëpirë nga qeni; dhe një nivel i dytë, i sunduar nga protagonistë si M. Aleksi dhe gazeta që ia vë këtij hapësirën publike në dispozicion, dhe ku gjen një kombinim alarmant i amatorizmit me gatishmërinë për të nëpërkëmbur tjetrin.

Përtej lëndimit që shkaktoi kjo intrigë, tek unë dhe natyrisht te I. Kadareja dhe te redaksia e Lettera Internazionale e “tradhtuar” prej një shqiptari gjakmarrës dhe e bërë pa dashur palë në maskarallëk, do të shtoja edhe keqardhjen që, pasi të fashiten gjakrat, kjo ese imja e botuar në një revistë të rëndësishme do të mbahet mend jo për çfarë thuhet aty, por për çfarë nuk thuhet; dhe një event botues që mua duhej të më kish gëzuar – sepse eseja ime në revistë ishte rreshtuar krahas kontributeve prej emrave nga më të njohurit të kulturës perëndimore sot – u bë shkas, përkundrazi, për gjithfarë pezmatimesh, ballafaqimesh dhe përgënjeshtrimesh.

Një kulturë që përfton kaq negativizëm, sa kjo e jona tani, është kulturë e sëmurë, e shtrirë në shtrat, në ethe, madje në kllapi. Ndoshta duhet të fillojmë të pyesim me këmbëngulje se si erdhën punët kështu, ose pse e katandisëm kështu atë projekt të lirisë dhe të pluralizmit, i cili na joshte aq fort, pikërisht në verën e vitit 1990, ku edhe zuri fill historia që sapo rrëfeva.

*Titulli është i redaksisë. Titulli me të cilin shkrimi u dërgua nga autori në DITA, “Olio con Mare”

Share This Article
69 Comments
  • ISMAIL KADARE

    Një pasdite me shokun Enver Hoxha
    Tani që udhëheqësi ynë nuk është midis nesh, kujtimet për të marrin një përmasë e vlerë të veçantë. Ato janë pjesë e veprës së tij monumentale, por një pjesë sui generis, që nuk përfshihet në librat, fjalimet, ditaret, porositë e letrat e tij, por është e shpërndarë në qindra, në mijëra njerëz. E megjithëse e tillë, kjo pjesë e veprës, këto kujtime që ai ka lënë, biseda, fjalë, gjeste, pamje, gjendje shpirtërore, janë një pasuri e tërë që ndihmojnë për të plotësuar e ndriçuar anë të tëra të personalitetit të tij si udhëheqës, burrë shteti, mendimtar marksist, filozof, shkrimtar dhe njeri.
    Kujtimet për të nuk kanë nevojë për zbukurime, ato kanë nevojë vetëm për saktësi, sepse duke qenë të sakta ato e kanë vetvetiu brenda edhe bukurinë dhe thellësinë dhe peshën e vërtetë. Prandaj ata që kanë pasur fatin të kenë kujtime me të, janë të ndërgjegjshëm se ç’thesare të çmuara mbajnë në duar, thesare, pasurinë e të cilave duhet t’ua zbulojnë të gjithëve.

    Në verë të vitit 1961 klima letrare në vendin tonë ishte sa e gjallë, edhe e komplikuar. Të angazhuar në luftën e madhe që bënte populli e Partia për përballimin e bllokadës së re revizioniste, që porsa kishte filluar, forcat krijuese ishin në një aktivitet të plotë. Ishte e natyrshme që në këto kushte, kur kërkoheshin rrugë të reja zhvillimi për ta bërë letërsinë tonë edhe më shumë të lidhur me problemet e kohës, të kishte mjaft debate e polemika, disa herë të mprehta.
    Klima letrare u komplikua nga disa keqkuptime që lindën gjatë debateve lidhur me traditën dhe novatorizmin në letërsinë shqipe të realizmit socialist. Polemika, e cila shpërtheu edhe në shtypin letrar, kishte rrezik të çonte drejt ndarjes artificiale të shkrimtarëve në të rinj e në të vjetër, gjë tepër e dëmshme, sidomos në kushtet ku po ndodhej vendi ynë, kur më tepër se kurrë kërkohej forcimi i unitetit.
    Në një atmosferë të tillë, në korrik të vitit 1961 në Tiranë u organizua një mbledhje e madhe e gjithë forcave krijuese. Mbledhja do të ishte vendimtare për t’i dhënë zgjidhje apo një zhvillim të mbarë debatit që po vlonte prej kohësh. Por mbledhja merrte një rëndësi edhe më të madhe, sepse në të asistonte shoku Enver Hoxha.
    Mbledhia u bë në një nga sallat e Universitetit të Tiranës. Në një pjesë të materialeve të saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime që ishin shfaqur gjatë polemikës së deriatëhershme. Duhet thënë se për ne, shkrimtarët e rinj, gjendja ishte jo pak e vështirë. Nga disa autoritete të kritikës e të letërsisë u bënë shkrime disa herë të pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik të thellohej ndarja artificiale në «të rinj» e «të vjetër» dhe zhvillimi i letërsisë sonë të ngadalësohej prej koncepteve konservatore.

    Shoku Enver, i cili asistoi në të gjitha seancat, dëgjonte vëmendje diskutimin e secilit.
    Në një nga pushimet, një shok, që ishte në presidium më tha:
    – Përse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unë nga biseda e tij në pushim, shoku Enver dëshiron t’ju dëgjojë edhe ju të rinjve.
    Këto fjalë sikur më hoqën në çast një farë mpirje që më kishte zënë gjatë kësaj mbledhjeje. Nxora një letër dhe fillova të përgatitem me shpejtësi.
    Në seancën e pasdites kërkova fjalën. Isha i pari që po flisja nga «të rinjtë dhe merret me mend që auditori priste me interes se si do t’u përgjigjeshim ne shumë kritikave që u bënë.
    Në kohën që zura vend për të folur përpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtërore të shkrimtarëve të rinj në këtë mbledhje, tha:
    – Ja, tani t’ju dëgjojmë edhe juve. Jeni të rinj, por jeni të pjekur.
    Fjalët e tij ma dhjetëfishuan guximin dhe unë jo vetëm e Iexova diskutimin me zë të vendosur, por aty për aty, i nxitur nga inkurajimi i tij, shtova mjaft fraza që nuk i kisha të shkruara.

    Pas meje folën edhe të tjerë. Shoku Enver vazhdonte të dëgjonte me vëmendje çdo diskutim. Tani ai dhe gjithë mbledhja kishin dëgjuar të dy palët polemizuese. Duhet thënë se teprime e keqkuptime kishte nga të dy anët, edhe nga ne «të rinjtë», por, megjithatë, nuk mund të thuhej se të dy palët kishin të drejtë ose të dy palët kishin gabim. Dikush kishte në thelb të drejtë e dikush jo.
    Ishte pikërisht ky thelb që kapi në mënyrë të shkëlqyer shokuEnver në fjalimin e tij që pritej me padurim. Ai i bëri. një zbërthim të thellë marksist-leninist problemit, foli për
    raportin dialektik midis traditës dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarët e rinj s’ka si të kenë interesa të tjera nga ato të popullit e të Partisë, se ata janë të lindhur me vendin e me kohën, dhe se ndarja në «të rinj» e «të vjetër» nuk i shërben askujt.
    Fjala e shokut Enver pati një efekt të jashtëzakonshëm në gjithë jetën letraro-artistike. U shpërndanë menjëherë keqkuptimet që kishin lindur gjatë debatit, u lanë mënjanë etiketat e kota që i kishin vënë njëri-tjetrit, u kuptuan se shumë probleme të ngritura në valën e polemikës ishin fiktive dhe se gjithë shkrimtarët, të rinj e të vjetër në moshë, punonin për një qëllim.
    E çliruar kështu, në sajë të ndërhyrjes së Udhëheqësit prej një tensioni të kotë e të dëmshëm, letërsia jonë njohu menjëherë një zhvillim të ri e të vrullshëm, në kundërshtim me profecitë e zymta të hrushovianëve që prisnin shkatërrimin e saj. Takimi dhe fjalimi i shokut Enver me shkrimtarët e artistët në korrik të vitit 1961, hyri kështu në historinë e letërsisë shqipe. Mund të thuhet me bindje se gjithë brezi i shkrimtarëve të viteve ’60 ia detyron lancimin e këtij fjalimi.

    Kam pasur fatin ta takoj disa herë shokun Enver, në raste të ndryshme, në ditëlindje, në pushime mbledhjesh solemne apo midis dy seancash të Kuvendit Popullor. Megjithëse të shkurtra, ato më kanë mbetur të pashlyera në kujtesë, por veçanërisht i tillë më ka mbetur takimi i gjatë me të në vitin 1971, në shtëpinë e tij.
    Në një ditë marsi, bashkë me time shoqe dhe vajzën e vogël, u ndodhëm atje për vizitë. Na priti shoqja Nexhmije me vajzën. Shoku Enver nuk ndodhej në shtëpi dhe ne nuk e dinim në do të kishim fat ta takonim apo jo.
    Ishim duke biseduar gjallërisht, kur u hap një nga dyert e sallonit dhe në të, i gjatë dhe i qeshur, u duk shoku Enver. Meqenëse unë isha përballë derës, e pashë i pari kur hyri dhe u ngrita menjëherë në këmbë, duke i hobitur për një grimë bashkëbiseduesit, të cilët me siguri kanë thënë më vëte: «ç’pati ky? »
    Pastaj të gjithë kthyen kokat andej nga kishte hyrë shoku Enver.
    – Të vij dhe unë? – tha ai duke qeshur. – S’besoj se ju prish muhabetin.
    Megjithëse disa herë gjatë kohës që po bisedonim dhe sa herë që më dukej se dëgjoja zhurmën e ndonjë makine, përfytyroja se si mund të vinte, asnjëherë nuk mund të përfytyroja një ardhje më të natyrshme, të gëzueshme e njerëzore.
    Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty për aty një atmosferë zakonisht të përzemërt. Na pyeti me radhë për shëndetin, e mori në prehër vajzën tonë 6 vjeçe dhe i tha, duke përdorur një fjalë të vjetër gjirokastrite:
    – Ngalasëm ti, të të ngalas edhe unë (përqafomë ti, të përqafoj edhe unë).
    Shoku Enver më pyeti se ç’kisha në dorë kohët e fundit dhe unë i thashë se kisha në shtyp një roman për Gjirokastrën me titull «Kronikë në gur».
    – Do ta lexoj me kënaqësi; – tha ai. – Gjirokastra është pasionante dhe këtë e themi jo se jemi andej, – shtoi, duke vështruar më një buzëgeshje, ngacmuese të tjerët, – por se kështu është vërtet. Apo jo? Por në mos gaboj, ti ke botuar një tregim me këtë subjekt.
    – Po – iu përgjigja. – «Qyteti i Jugut», por mendova ta zgjeroj e ta: shndërroj në një roman.
    – Mirë ke bërë. – Ai heshti një grimë, pastaj vazhdoi: – Kam edhe unë nja njëqind e ca faqe shënime për Gjirokastrën. Ta dija që po bëje një roman, mund të t’i jepja t’i shfrytëzoje, sepse unë s’besoj se do të kem kohë ta shkruaj atë libër (Ishte fjala me sa duket për librin «Vitet e vegjëlisë», që e mbaroi dhe e botoi disa vite më vonë).
    S’dija me ç’fjalë ta falenderoja për besimin si dhe për fisnikërinë e këtyre fjalëve, sepse duhej të ishin tepër të rralla rastet në botë kur një autor të dhuronte aq bujarisht librin e tij të pabotuar për ta shfrytëzuar dikush tjetër.
    Kur shoku Enver më pyeti me se po merresha aktualisht, iu përgjigja se «po shkruaja diçka për prishjen me sovjetikët».
    Në të vërtetë kisha filluar punën për romanin «Dimri i madh», por në përgjigjen time, në vend të fjalës «roman» thashë «diçka» dhe këtë e bëra pa menduar, si një mbrojtje instiktive nga që ende s’isha i sigurt se do ta përballoja temën e madhe, së cilës i kisha hyrë.
    Për fat, apo ndoshta nga që unë i thashë fjalët nëpër dhembë, shokut Enver nuk i tërhoqi vemendjen ky detaj.
    – Hm, sovjetikët, – tha ai. E ke lexuar në azhanse se ç’ka thënë ditët e fundit Radio-Moska për ty? – dhe qeshi me të madhe.

    Unë e kisha lexuar dhe ishte vërtet për të qeshur. Midis marrëzive të tjera, Radio-Moska në një nga emisionet e saj kishte thënë se gjithë shkrimtarët seriozë shqiptarë e kishin bojkotuar letërsinë dhe nuk shkruanin më në shenjë mallëngjimi dhe proteste për prishjen me sovjetikët. Për të mbushur boshllëkun e krijuar, vazhdonte Radio-Moska shteti shqiptar kishte nxitur ca pseudoshkrimtarë të rinj si një farë I. Kadare me shokë, që të shkruanin e të botonin veprat e tyre, që ishin aq skematike e pa kurrfarë vlere artistike, sa që u ngjanin kryeartikujve të gazetave.

    Nuk më kishte shkuar mendja se kjo mendjelehtësi e Radio-Moskës do të më bënte një shërbim të madh e të pritur: hapjen prej shokut Enver të bisedës se çfarë kishte ndodhur në Moskë dhjetë vjet më parë.
    Pas të qeshurës, ai u mvrenjt dhe tundi kokën ngadalë, si të thërriste një kujtim jo të këndshëm.
    Pastaj ndërsa pinte kafenë, filloi të fliste me një ton të ndryshëm nga ai që kishte folur gjer atëherë, të rëndë e të menduar. Ai foli për udhëtimin e tij në Moskë atë dimër të paharruar dhe për disa nga takimet e tij me «hrushovianët», duke bërë krahasimin e tyre me takimin e parë me Stalinin. Pastaj tregoi një episod me Kosiginin në darkën e Kremlinit në prag të mbledhjes dhe kalimthi diçka për vilën ku ishte rezidenca e delegacionit tonë, për «vizitat» e mysafirëve të natës, Mikojanit, Torezit e të tjerë.

    Do të dëshiroja që ai të fliste me orë të tëra për këtë, po për fat të keq ëndrra ime për të dëgjuar sa më tepër hollësi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i së cilës ishte ai vetë, qe e shkurtër. Shoku Enver hapi një bisedë tjetër, dhe unë s’pata guxim ta pyesja për Moskën.

    Më vonë, gjatë procesit të punës për romanin unë shfrytëzova gjallërisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisë, me procesverbalet e Mbledhjes së Moskës, si dhe me dëshmitë e ndryshme të personelit, sidomos të fjalimit të shokut Enver, të porosive, shënimeve të tij në marxhinalet e faqeve, të kurbuara lart ose poshtë për arsye të ngushticës së vendit, të cilat u ngjanin degëve të lisave që i lëkund stuhia. Dhe vërtet në të gjitha ato fjalë, replika, rreshta e shënime ndihej fuqishëm stuhia e kohës.

    E megjithatë duhet ta them se biseda e rastësishme e shokut Enver më dha mua si shkrimtar diçka të pazëvendësueshme nga asgjë tjetër për romanin që po shkruaja. Krejt atmosfera e pjesës se dytë të veprës me nëntitullin «Mysafirë në kështjellë», vizioni i përgjithshëm i saj, ngjyrat, simfonizmi, tragjizmi dhe pesha e saj, e kanë zanafillën e tyre te ajo bisedë e udhëheqësit. Në bisedën e tij kishte një kolorit të jashtëzakonshëm: me një frazë apo një nënvizim ai jepte rrëzëllimin e llampadarëve të festës mbi darkën e Kremlinit, apo hijet tinzare mbi fytyrën e Mikojanit, qetësinë monumentale të darkës me Stalinin apo komicitetin e figurës së Hrushovit. Dhe mbi të gjitha biseda e tij, sado e rastit të ishte, ngërthente fuqishëm gjithë dimensionet e dramës.

    Më vonë, kur puna për romanin po avanconte, disa shokë të mi shkrimtarë më sugjeruan të kërkoja mundësinë për një takim me shokun Enver, por unë nuk guxova ta bëj këtë; kisha gjithmonë druajtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin për të realizuar një vepër që të ishte e denjë për ngjarjen e madhe, por kisha një arsye tjetër, edhe më të rëndësishme. Unë kisha punuar në shtypin letrar dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar në mënyrë të prerë të shkruhej për figurën e tij. Në qoftë se unë do të arrija të realizoja një takim me të për veprën që po shkruaja, ç’do të ndodhte sikur ai, gjatë bisedës, të merrte vesh se unë e kisha atë personazh qendror historik në romanin tim? Ai do ta ndalonte një gjë të tillë, dhe kjo do të ishte një katastrofë për romanin tim.

    Po le të kthehem te takimi me shokun Enver.
    Pas bisedës për Moskën, ra fjala për fuqinë shpirtërore të popullit tonë dhe për lashtësinë e tij. Më pyeti nëse e kisha lexuar një libër të francezit Zaharia Majani për etruskët dhe gjuhën shqipe, dhe kur unë i thashë se e kisha dëgjuar, por nuk e kisha lexuar më tha se do të ma jepte. Dërgoi dikë ta merrte, duke i thënë:
    – E kam lënë sipër oxhakut.
    Biseda u bë prapë e lirë dhe e gëzueshme dhe në një çast u kthye përsëri te Gjirokastra, te Sokaku i të marrëve, që ishte ndoshta rruga e vetme në botë me këtë emër dhe që ne e njihnim aq mirë, si edhe te plakat e mençura, në kundërshtim me emrin e sokakut, të shtëpive gjirokastrite.
    – Vetëm nga tregimet e tyre për mënyrën e ndriçimit të shtëpive, për futjen e vajgurit apo evoluimin e llampave mund të nxjerrësh përfundime interesante të karakterit social-ekonomik, – tha shoku Enver.
    I habitur dëgjova të fliste për to, në një mënyrë që nuk e kisha lexuar asgjëkundi.
    (Pasi u ktheva në shtëpi dhe shënova në një fletore gjithçka që dëgjova prej tij për ngjarjen e Moskës, në një fletë të veçantë shënova «Projekt për një novelë. Në formë kronike. Vajguri, kripa, jetët, vdekjet, gjyqet, ekonomia. breznitë». Ishte bërthama e novelës që shkrova më vonë «Breznia e Hankonatëve», e cila ishte veçanërisht e dashur për mua, veç tjerash, edhe për historinë e gjenezës së saj).
    Kishim ardhur për një vizitë të shkurtër pasdite dhe ora po shkonte 8.30. Megjithëse kishim dëshirë të madhe të rrinim ende, ne morëm leje të largoheshim. Para se të iknim shoku Enver na dhuroi gjithashtu librin e Zaharia Majanit «La fin du mistère etrusque».

    Ishim në këmbë në çastin që do të ndaheshim kur ai i tha shoqes Nexhmije:
    – Shko në bibliotekë dhe zgjidh diçka tjetër.
    Shoqja Nexhmije u kthye pas pak me veprat komplete të Balzakut në frëngjisht.
    – O, e mbushe me Balzak! – bëri shaka shoku Enver. Ishte shakaja e hollë e njeriut të informuar në mënyrën më të plotë për diskutimet që bëheshin kudo në botë lidhur me raportin midis letërsisë realiste të shekullit XIX dhe asaj bashkëkohore, diskutime në të cilat Balzaku ishte në qendër të kundërvënieve dhe që nuk kishte kaluar pa një farë jehone edhe te ne.

    Duke e falënderuar për librat e dhuruar, unë i thashë shokut Enver se pavarësisht se isha shkrimtar bashkëkohor, e pëlqeja shumë Balzakun.
    – Po si do t’i ngrini gjithë këto libra? – tha shoku Enverr kur po ndaheshim. Ai iu drejtua shoqes Nexhmije: – Shiko për një makinë për t’i çuar mysafirët gjer në shtëpi.

    Këto ishin çastet e fundit nga ky kujtim i paharruar.

    • @redi
      Ju falenderoj nga zemra, per kujtimet kaq bukur te shkruara.
      Ndjenje nje krenari qe ka dhe te tille njerez si ju qe shkruani me aq kulture, me dhe drejtesi mbi Enver Hoxhen
      Lavdi vepres se shokut Enver Hoxha.
      Faleminderit per nje shqipe aq bukur te shkruar.

      • VF LP
        Me duket se nuk e ke kuptuar sarkazmen e “redit”per shkrimin e Ismailit., per te cilen une e falenderoj shume redin. Une jam nga ata qe e ndaj Ismailin njeri nga Ismaili shkrimtar qe ka vite qe mundohet te riformatoje pa sukses dhe me shume silikon vetvehten.

        Pershendetje

  • Pershendetje z,/vehbiu

    Me kujtohet nje poezi e Kadarese ku shkruan: “Skuadrat e pushkatimit tek bulevardi i madh….” ?

    A thua ka shkruajtur qe ne vitet ’70 per 21 janarin ?

    • Nuk di nese e ka thene ate :jashtqitjen:
      Por kjo nuk e ndryshon faktin qe Kadareja ishte nje i pergdhelun i Enverit kjo dihet dhe nuk mund te fshihet.

  • Quhem Erla.
    Jam 17 vjec.
    Ne shkolle, ne massmedia, ne krejt shoqerine shqiptare, Kadare eshte nje monument.

    Se cfare ka thene per emigrantet e 2 korrikut nuk e di, por di qe kurre, kurre nuk kam pasur mundesine te lexoj vargje te tilla kaq te turpshme dhe poshteruese sa Pashallaret e Kuq.

    Eshte e pamundur ne mendjen time, qe nje “monument” kombetar ka nje te shkuar kaq te erret, qe te gjithe kerkojne tja “fshijne” dhe vete ben ceshte e mundur te ushqeje “pjedestalin ” e figures se tij duke “akuzuar ” nje regjim te cilit i ka sherbyer deri ne shperfytyrim.
    Ndiej nje ndjenje turpi dhe neverie per te gjithe ata mesues qe artin e mesimdhenies e shohin si trushpelarje dhe edukojne duke manipuluar, ne nje atdhe ku te gjithe blejne “nderin” e tyre duke shitur lekuren e te tjereve .

    • Erla,
      Ti duhet te kuptosh se Ismaili i ben nder vendit dhe epokave qe ka pershkruar.
      Ju,brezi i ri duhet te njihni historine e popullit nepermjet shkrimeve te Ismailit,duhet te kuptoni se uniteti i çelikte Parti-Popull ka qene kyçi i te gjitha fitoreve .
      Partia ,shoku ENVER kujdeseshin per gjithçka ne jeten e popullit,vleresonin punetoret,fshataret dhe sidomos inteligjencen duke u qendruar afer e keshilluar e ndihmuar qe te pershkruanin heroizmat e nje kombi qe po mbijetonte duke ndertuar te ardhmen e tij….Fakti qe edhe pas ndryshimt t sistemit bijte e klases punetore dhe te fshatarsise kooperativiste udheheqin jeten e vendit tregon se si i kishte arsimuar e edukuar ata Partia.Per Ismailin u interesua qe te jetontte ne Paris vet shoku Ramiz u interesua qe veprat e tij te ruheshin e te shumefishoheshin dhe Ismaili te pershkruante edhe kete epoke.
      Dhe Ismaili ndoshta diçka ketu ka abuzuar duke u perpjekur te kaperxeje “Ylberin Politik”…per mendimin tim ketu ka gabuar nje çike,por shpresoj qe me ndihmen e mesimeve te Partise do te reflektoi…

    • Erla, te kuptosh dicka nga ajo periudhe, mund te shohesh “The Lives of Others” (Gjermanisht: Das Leben der Anderen) si ndiqej nje Shkrimtar ne (ish) Republiken Demokratike Gjermane (RDGJ) nga STAS-i, sherbimi sekret i kohes. I cili ka pas arritur ne cmeduri te tilla, sa pas renies se sistemit megjithe mijera dosje qe u gjeten, kishte dhe 00-000 mijera kavanoze, ku ne to shkruhej emri i personit e mbulesa e Karrikeve qe hiqej/ruhej pas hetuesise, per te izoluar Eren e cdo personi nese do u duhej me vone.

      S’ka per te zgjenjyer ky film. Luan Seb Koch, nje aktor i preferuar e i mirenjohur Gjerman, ai qe luan rolin e Operativit te Sigurimit vdiq ca vite me pare; ketu ke “tablone Gri” pa gjykime e parrulla, thjesht sic ka qene sistemi. Jemi akoma ne Gjermani, qe se bashku me Cekine-Hungarine, kane pasur tendenca sh. me liberale se Ne. Komunizmi e presioni ne Shqiperi ka qene 100x me i larte. Aty – deri diku – do gjesh Kadarene, e te gjithe Ne.

      • Jo, P.A.B.
        Nuk eshte ashtu. Mos u nxitoni te shkruani
        historine……me filma.
        E mbi te gjitha me filma gjermane.

        Nastradini, me nje sharre hekuri po sharronte
        braven e portes se komshiut, me qellim plackitjeje.
        Nje komshi tjeter, qe banonte ne katin e siperm,
        e pa. I cuditur i kthehet Nastradinit :
        – C’fare po ben aty more Natradin ?
        – Po i bie vjolines – u pergjigj Nastradini
        – Po c’vjoline more, ketu nuk degjohet muzike !
        – Muziken do e degjoshe neser – tha Nastradin Efendiu.

        Ja, i dashur P.A.B. ah i culturuari P.A.B.
        E nesermja per ne Shqiptaret nuk ka ardhur akoma.
        Nuk duhet nxituar, per te mos gabuar.
        Duhet edhe pak durim, besome.
        Per te degjuar muziken…….natyrishte.

    • Jo Erla,
      ti nuk duhet te degjosh mesuesen qe te ben “trushpelarje”…
      ti nuk duhet e lexosh Kadarene, ate le ta lexoje mbare Bota, por ti kurrsesi jo….
      ti duhet te marresh pak mall Lazarati…..
      ti duhet te shkosh vetem ne disko dhe te degjosh muzike e te kercesh si e çmendur…
      ti duhet te kesh nje makine te bukur, mundesisht la punuar fare….
      ti duhet te kesh nje shtepi klas, mundesisht edhe me pishine, me orendi te fjales se fundit, si shperblim nga qielli…
      ti mund te banosh sa te jesh gjalle edhe tek hotel “Mama”dhe “Baba”…
      Me ne fund , po nuk te dolen parate, mund te dalesh te Semafori….
      Pse te studjosh ti Kadarene, ai ka share dhe ka mburrur ata te liqte, ata komunistet , qe zhduken Shqiperine analfabetedhe e bene vendin me te arsimuar te Europes, qe elektrifikuan vendin , qe ndertuan fabrika, uzina dhe spitale, shtepi lindje dhe vatra
      kulture ne cdo fshat te Shqiperise….
      Ne fund te fundit, ç’ te duhet ty se Shqiperine me moçale dhe keneta e bonifikuan ata te liqte, ata qe ndertuan plantacione dhe hekurudha, e mbushen Shqiperine me traktore, prodhonin buken e tyre vet shqiptaret, kishin qindra avione, mijera tanke
      dhe nuk i linin as greket, as italianet, as serbet tu diktonin cfare duhet te benin ne shtepine e tyre, tu prishnin deri dhe varret e te pareve!…
      Jo Erla, mos meso nga mesuesja dhe nga prinderit, dhe as nga letersia e Kadares…Pse te duhet ty Shqiperia se se si ka qene me pare…?.
      ti je e re dhe per ty ka vetem mall Lazarati, disko, Red Bull, qe te ben me krahe….
      dhe te dalesh tek Semafori…
      Te tjerat jane trushpelarje….
      Ah medet medet, po te ishte i gjithe brezi i ri si ty Erla….

    • Ardiani eshte nje nga gjuhetaret me te mire qe kemi

      Kadareja ngelet “monument” me gjithe ulje-ngritjet qe ka patur ne jeten e tij si shkrimtar.
      Kur ti lexosh vet veprat e Kadares nxir konkluzione dhe te jesh pjekur pak me shume.

  • Shume e sakte eshte pjee e kujtimeve te tij me pashallaret… Isa apo Ismail Kadare ishte jo vetem miku i familjes tone, por edhe i gjithe Birose… Tek ai ne jepnim porosite e subjekteve tone dhe shoku Isa i kthente ato ne libra … Kohe te bukura kane qene ato shtetitjet se bashku rrugeve te Bllokut dhe lulishten e vilave perreth ku Ismaili ndihej krenar dhe shkrehej ne lot per dashurine qe kishte ndaj partise dhe thodhte qe merita i takon asaj qe jam shkrimtar dhe komunist.

  • Sa me shum duan media te pastroj te shkuaren e Kadares aq me shum e bejne Kadaren pis. Kadarja do kish ber mire te kish zgjedhur rrugen e drejte qe eshte dhe e shkurtra, te pranonte qe ka qene komunist dhe zevendes i Nexhmijes me bindje dhe kaq. Sic beri Agolli dhe te tjere qe sot jane te nderuar dhe vleresuar per aq sa vlejne. Por shpetuan nderin dhe nuk u ben pis si Kadarja. Sa me shum i hapen petet lakrorit-Kadare aq me shum zbulohet gjella e tij…

    • Qenia komunist ja rrit vlerat cilitdo shqiptar…nuk e dij pse e shtron pyetjen se prapthi ti qe je edhe komunist i oreve te para…

    • shum bukur,besa e ke than. or kamunsit..nuk thone kot.. ..mos e trazoni mutin se i vjen era..por .ne kete rast do te shkonte ..mos luaj me Diamandin se thermohet

  • Kadare e ka thene ate punen e jashtqitjes,

    Per arsyet e veta do te dali se esht treguar shum kritik ndaje sistemit te Kaluar.Po per kete sistem te Pashallarve te Blu a do te flase ndonjeher Kadare. E quditshme .Kadare flet per Pashallaret e kuq ku mendohej se te merrte jeten, ndersa sote qe askush nuk te perndjek nuk shkruan asgje se c`fare ka ndodhur ne shqiperi te pakte ne keto 23 Vjete???
    A e din Kadare se vetem nga Gjakmarrje jan mbi 12 000 viktima. Keto jane jet njerzore dhe nuk e dje qe kadarej se deri ku ka arritur gjeku ne brrylat e pashallarve “Blu” Po viti 1997 deri ku arriti te perlyje ku gjak pashallaret “Blu”. Po Gerdeci nuk e dije keta pashallaret “Blu” u ngopem me mish njeriu te pjekur ne Gerdec.? Po shume shume te tjar qe nuk po dua ti permendi perse Kadare heshten.?
    Nuk e dije. Mbase ne ate kohe duhet te jemi te ndgjegjesh, qe Kadare kishte nje “supore” nga larte per te shkruar.! Kete Kadare nuk e thot, pore dihet se nuk munde ta kalonte aqe lehte. Kadare iku ne kohen kur nuk e perndiqte askush ndersa ne kohen e henes se perflaku nuk e gjeti asgje.!

  • Tregon Kadare per njerin nga dy hetuesit qe e moren ne pyetje: – duke e ditur se isha lindur e rritur tek Sokaku i te Marreve, më quajti kurvar, falsifikator, sabotues dhe donzhuan torollak.

    Dhe si mos ti njihet autoresia e nofkave te miregjetura atij hetuesi?? 🙂
    Respekte Vehbiut

  • Kadareja nga talenti para 1990 i takojne si shkrimtar jo nje por dy cmime NOBEL

    kurse si atdhetar pas 1990 i takon te na ktheje mbrapsht 3 cmime NOBEL

    -NJE MINUS NOBEL SI MIK-ARMIKU I BERISHIT

    -NJE MINUS NOBEL PER 1997

    -NJE MINUS NOBEL PER 21 JANARIN 2011

  • Ky shkrim i Vehbiut padashur hap prape temen nese ishte Kadare nje disident

    Artistet asnjehere nuk flasin per veprat e tyre, per idete,qellimin,figurat,shtysat etj…Ato ja lene ne dore lexuesit, kritikes profesionale…Ndaj gjithkush ka te drejte t’i perceptoj sipas shijes se vet, ndaj eshte art…

    Disidence nuk ka patur, te pakten ne botim a ekspozim.Perpjekje per te futur rryma te reja kishte.

    Pra artistet, se ishin apo jo anetar partie ishin shume te lidhur me sistemin, madje une do t’a quaja ‘dashuri’ , pasi ‘dashuri’ e vertete nuk eshte ajo qe e shtyn divorcin sa me gjate, por ajo qe duron miqesine sa me gjate…

    Shume artiste e ‘duruan miqesine shume gjate’…

  • qente le te lehin, karvani te shkoje – o te mjere qe jeni pluhur, o gjiriza qe ju dha mundesia me ne fund te shpreheni, eshte koha e mutit, ere gjithandej

    • Meqe eshte e disata here qe lexoj kete thenien e karvanit dhe qeneve qe lehin, ndoshta duhet sqaruar se qente lehin kur ka rrezik e nese karvani nuk i degjon dhe ecen perpara, atehere ai rrezikon te shkoje ne te s’emes. Pak a shume ashtu sic shkoi Shqiperia qe nuk degjoi zerat e intelektualeve perparimtare, por ndoqi udhen e paranoikut gjakatar.

  • meqe u hao kjo tema e Kadarese ne vitet 90

    Po bej copy paste letren e Ismailit qe mbronte diktatorin e vdekur:

    Me daten 11 prill 1985 vdes diktatori Enver Hoxha. Mbas dy javesh, me 26 prill 1985. Ismail Kadare i dergon nji proteste dhe indinjate gazetes franceze LE MONDE sepse gazeta kishte botue shkrime kunder Enver Hoxhes.

    Ma poshte letra e perkethyeme ne gjuhen shqipe nga frengjishtja.

    Ne vijim jepet teksti frengjisht i shkrimit te Ismail Kadares, te cilen e publikon gazeta LE MONDE.

    Rreth Enver Hoxhes

    LE MONDE | 26.04.1985 ne 00h00 • Publikuar me 26.04.1985 à 00h00 |ISMAIL KADARE

    Ishte detyre e imja te ju shkruaj kete leter mbasi kam lexuar ne gazeten Le Monde artikujt e publikuar ne keto ditet e fundit me rastin e vdekjes se drejtuesit te popullit shqiptar, Enver Hodja.

    (…) Sigurisht, gazetaret e juaj kane te drejte te kene opinionet e tyre rreth rendit shoqeror te nje vendi, rreth ideve qe e mbrojne dhe politikes se tij. Megjitheate, mua me duket qe eshte e padenje te ofendohet nje popull ne momente zije dhe dhembje, siç po ndodh ne artikujt e gazetes suaj. Populli shqiptar ka nje histori te gjate plot me kurtha, dhe eshte pikrisht per kete qe ai e din shume mire se per cilen arsye ai ndjene dhembje, si ai e çfaqe dhe perse ai duhet te jete ne zì. Emri i Enver Hoxhes eshte i lidhur perjetesisht me themelet, me historine dhe me ndertimin e Shqiperise se rè. Ja kjo qe percakton dimensionet e figures se tij, per rrjedhim, zìne e madhe.

    Per mua dhe per bashkevllezrit e mij eshte e çuditshme, qe gazeta LE MONDE (….) ka vendose me kete rast deklaraten e nje krimineli siç eshte i biri i ish-mbretit Zog, te kesaje fantazme qesharake i cili don te vendose perseri monarkine ne Shqiperi, ate monarki qe Franca e juaj ka rrezuar dy shekuj ma pare, ate per te cilen ajo me te drejte eshte krenare. Vetem njerzit me qellimkeqij mund te deshirojne qe te behet nje hap mbrapa ne historine e Shqiperise.

    ISMAIL KADARE (Tirane)

    Ja dhe

    ( Teksti origjinal eshte marre nga arkivi i gazetes LE MONDE:

    http://www.lemonde.fr/archives/article/1985/04/26/a-propos-d-enver-hodja_2746836_1819218.html?xtmc=ismail_kadare_tirana&xtcr=61 )

    A propos d’Enver Hodja

    LE MONDE | 26.04.1985 à 00h00 • Mis à jour le 26.04.1985 à 00h00 |ISMAIL KADARE (Tirana).

    Il était de mon devoir de vous écrire cette lettre après avoir lu dans le journal le Monde les articles publiés ces derniers jours à l’occasion du décès du dirigeant du peuple albanais, Enver Hodja.

    (…) Assurément, vos journalistes ont le droit d’avoir leur opinion sur l’ordre sociald’un pays, sur les idées qu’il défend et sa politique. Toutefois, il me semble qu’il est indigne d’offenser un peuple à des moments de deuil et de douleur, comme cela arrive dans les articles de votre journal. Le peuple albanais a une longue histoire semée d’embûches, c’est pourquoi il sait fort bien pour quelle raison il éprouve de la douleur, comment il la manifeste et pour qui il doit être en deuil. Le nom d’Enver Hodja est indéfectiblement lié aux fondements, à l’histoire et à l’édification de la nouvelle Albanie. Voilà ce qui détermine les dimensions de sa figure et, conséquemment, l’ampleur du deuil.

    Nous avons trouvé étrange, mes confrères et moi, que le journal le Monde (…) ait inséré à cette occasion la déclaration d’un criminel comme le fils de l’ex-roi Zog, de ce fantasme ridicule qui veut instaurer à nouveau la monarchie en Albanie, cette monarchie que votre France a renversée deux siècles auparavant, ce dont elle est à juste titre fière. Seuls les gens mal intentionnés peuvent désirer faire faire marche arrière à l’histoire de l’Albanie.

    ISMAIL KADARE (Tirana).

    Pash zotin po qe se do te besh ndonje artikull qe ja vlen mund te shkruash per veprim kontravers qe dukej si seks tresh midis vishos dhe kodhelit dhe te njerit qe masterbohej ne mes.Ju lutem na hiqni Ismailin nga Dita.

    E THANE LEXUESIT E DITES

    ISMALILI ESHTE SHKRIMTAR SHUME I MADH DHE I RESPEKTUAR ..POR..PO..AQ NEGATIV NE NDERGJEGJEN E TIJ KARSHI ATIJ POPULLI FISNIK..NDOSHTA KUR TE HAPEN DOSJET E ISMAILIT PAS 20-30 VJETESH SHQIPTARET DO MESOJNE PERSE ISMAILI NUK E KRITIKOJ ASNJE HERE SALI BYTHISHEN SEPSE JA DI PJESEN E TIJ TE ERRET QE NIPAT TANE DO KENE LLUKSIN TA MESOJNE DHE UROJNE TE MOS THONE ISMAILI I ZI PO AQ I KEQ SA SALIU I ZI PAS 1990…

    • I indinjuar dhe i revoltuar,
      Faleminderit per shkrimin dhe sidomos per “bemat” e tregetarit te fjales Ismail Kadare qe kerkon te riformatohet me cdo kusht duke ditur se “fallsifikimi” i te qenit zedhenes i politikes se partise nuk mund te çduket kollaj. Kam mbledhur shume fakte qe e provojne kete perpjekje te turpeshme, qe eshte njekohesisht edhe nje atentat kunder te vertetes qe duhet te jete udherefyesi i cdo krijuesi.
      “The Facts speaks louder than the words”, faktet flasin me ze me te larte se fjalet.

      Pershendetje

  • Erla, pershendetje dhe mire-se-kini ardhur ne Forum. Kadareja nuk eshte Monument, as Sokrati s’ka qene i tille, e as Skenderbeu nuk eshte. Jemi ne qe i vleresojme, ne sjellje e ne vepra; pastaj ja veshim krejt njeriut. Mosha juaj ka nje vecori – te flas si prind e mos ma merrni per keq – e cila shkon drejt absolutizmit, mire e keq, bardhe dhe zi. Fajin per kete, e Kemi Ne. Prinderit tuaj. Qe ne perrallat qe ju tregojme, deri tek Heronjte qe jua shejterojme; e kur perballeni me dicka Gri, ju jepni gjykimin direkt. Shpesh s’kemi kohe, shpesh eshte me kollaj dhe shume here te gjithe ne biem ne kete gabim klasik; kur c’ju duhet te dini Ju [ne cdo gje] eshte fare e thjeshte: Kadareja eshte njeri. Njerezit jane te dobet. Njeriu ka frike e ben kompromise; finalja kurdohere eshte jeta. Disa dhe jetojne e vdesin per Parime, por kerkujt nuk kemi te drejte t’ja kerkojme kete me perdhuni… ngelet prerogative e cdonjerit.

    Jeta te detyron te besh pakt direkt me djallin, ose thjesht perlyhesh pak nga shoqerizimi me Te. Ky eshte gabimi No2 i yni [prinderve] s’ju mesojme te ndajme aktin nga Njeriu. Ju dhe une, e te gjithe te tjeret, s’jemi Njerez nga profesioni, arsimimi, statusi shoqeror, nje liber i botuar, e rrobat qe mbajme veshur; por nga nje Kompleksitet tjeter: emri, karakteri, sjellja, empatia, personaliteti, durimi, arsyeja, pervoja, sakrifica etj. Ka pasur njerez sh. te keqinj te cilet kane bere te mira qe mendja nuk i kap. Sic dhe ka njerez te mire qe ne nje pike a shume deshtojne. Ne Historine e Njerezimit, nje Femer ne sh. pak periudha ka qene me e sigurte se ne kohen e Xhengis Kanit. Nder me Mizoret qe kane jetuar ne kete toke. Thuhet se nje Grua e vetme, me nje Pjate Ari ne Koke, mund te shkonte nga nje ane e Perandorise {me e madhja e te gjitha koherave ne toke-te-vazhdueshme/ te nderprere ka qene Britanikja} ne anen tjeter e pa shqetesuar. Sigurisht nuk e arriti kete me diplomaci – dhe ka pasur probleme familjare pasi gruan ja grabiten qe pas martese- por me dhune ekstreme. Ndeshkimi i pritur kapte gjenerata, tani si ta gjykojme ne kete? Ne syte e femres qe arriti nje status te paprekshem [dhe ne prone/ ligj/ komerc etj] a te “drejtat e njeriut”?

    Duhen njohur faktet sic kane qene. Kadareja eshte shkrimtar me qualitet, i rralle ne Letrat Tona, e kemi shume pak te tille per ti bere hasha ne nje vjershe a puthje-dore. Ka pasur te tjere, me mire se nuk i njeh. U pikonte sheqerosja e servilizmi ne cdo flete. Dhe disertacionet shkencore fillonin me: “ja dedikoj Partise”. Sic te kane ty prinderit sot, Kadare ka pasur familje e femije 20-30 vjet me pare. NJEREZIT DUAN TE JETOJNE, gjithshka tjeter vjen me pas. Kohera ekstreme te vene perballe zgjidhjeve ekstreme. Mos e shikoni I.K as si Monument 🙂 e as si te “poshter” thjesht si nje prozator, shkrimtar qualiteti dhe risi te jashtezakonshme te Prozes Shqip. Mbaroni librin, harroni personin e lexoni dicka tjeter. Keshtu eshte gatuar njerezimi, nje mendje e zgjuar [djallezore- me mire] Britanike…si per sherrni si per pak emer, si per te shitur librin u kap dhe me Nene Terezen, [christopher hitchens] ne fakt ai kapej me te gjithe Reigjionet… kur e mbaron Librin fillon e mendon se Lucky Luciano e ka pasur zemren me te mire 🙂 Ne, s’duhet te lejojme “zhurmen” te percaktoje shijet tona individuale, si ne ngritje Monumentesh, si ne perbaltjen e tyre.

    I.K. ne fund fare eshte nje Shkrimtar. Shkrimtar i madh, por ketu mbaron gjithshka. As shenjt e as “punetor social” Ka nje tendence pergjithesimi me shume nga “komentuesit profesioniste” nuk flas per ne. Jane kritiket letrare, gazetaret, menyra standarte si na meson shkolla e filloje: Kubriku me kete film ka dashur te thote, te shprehe…eshte me teper se nje Film. Dhe vetem keshtu i ul ne toke: Eshte Film dhe asgje me Teper. Vec nje film. E pashe faleminderit, tani sillni filmin tjeter : ) Kadareja ka dashur te thote…etj-etj. E lexova. Mjaft. e Shoh vete c’ka thene. Eshte vecse nje Liber.

    pershendes mikun Gjerman dhe Sh. e Bordurave, desha t’ju shkruaj dicka…por s’po e gjej ate teme nga u zhduk. S’ka problem…Kadareja do vije prape ketu.

    • P.A.B,
      Sa per kujtese po ju jap nje pjese te letres se Mehmet Shehut per Enverin me Daten

      ” “Diskutimi” i Bilal Xhaferit është gjithashtu një sulm kundër Partisë, por i tërthortë – godet egër dhe në mënyrë të poshtër Ismail Kadarenë drejtpërdrejt dhe nëpërmjet tij godet rëndë dhe vijën e Partisë në art e letërsi…………………..
      Mejtoj që çështjen e Bilal Xhaferit ta çojmë gjer në fund për të gjetur dhe shokët e tij midis Lidhjes së Shkrimtarëve, pastaj ta demaskojmë si duhet po në atë mbledhje ku ka folur e ta internojmë. më 8.4.1968 Mehmeti

      Ja edhe vargjet e Ismailit :

      “Diktaturë e klasës s’është vec në vjersha
      Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor.
      Je për socializmin
      /Vrapo në rrjeshta
      Shpall kudo dhe mbi këdo
      kontroll punëtor.”

      “Bjeri ditë e natë burokratizmit
      Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.
      Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimit
      Të të vejë në mur
      tek Bulevardi i Madh.”

      Jam dakord qe edhe Ismaili duhet te mbijetonte por ama nuk jam aspak dakord kur ai Genjen paturpesisht duke u munduar te riformatoje dhe shesi vehten si disident te regjimit qe me dashje ose pa dashje i sherbeu. Cmimi Nobel nuk jepet vetem per aftesite letrare por nuk harron edhe NJERIUN qofte ky edhe shqiptar. Une mendoj se e verteta eshte internacjonale dhe e njejte per te gjithe popujt , qofshin keta edhe shqiptare. Pse duhet qe ai te mundohet dhe ndihmohet qe te mashtroje per nje cope cmim qe nuk i takon si njeri. Pse mundohet te genjeje ?

      Pershendetje

  • 2014_ta jemi sot,dhe shqiptari vazhdon te interesohet per veprimtarine e gjakpiresve ne 50 vite me radhe plus 20 vjetet e tanishem te gjakepirsit tjeter…po pse o shqiptare kete shqiperi enderoni ju?te rikthehemi ne kafaz te izoluar?apo te hame edhe bar si tha diktatori famekeq!!!po pse kaq budallenj jeni ju burat e fisit tone?!!!na vodhi na perdhunoi na mashtroi na torturoi na vrau pa meshire na hoqi besen na mori shpirtin dhe i privatesoi per fitimet e tij familjare dhe te bllokut,dhe ju vazhdoni te beni komentmbrojtes per te…po ju qofshi ore te pa formuarit e shekullit te kaluar…po pse me ju do meremi gjithmone?dhe cipen e faqes jua krojti me brisk te by…es!!!plot hoqem dhe vuajtem nga ju spiunat e qenit dhe e late shqiperine trubullire te pa pare, dhe ne kullofte ndonjehere!!!mos u mundoni te zhgenjeni rinine se jane e ardhmja dhe nuk besojne te poshtersit tuaj…kadareja e agolli le te rine mire te folet e tyre plot me hije te zeza,se i sherbyen qenit e pa bes si kelysha…

    • Bukur, lum e perrua! vecse, s’na fole dhe nje cickerr per kete blu-kuqin e ditve te mia,te tuet,te te terve…Apo, fole aq i indinjuar nga Enveri,saqe e harrove kete Gjene…,qe vrau e po vret ne demokracin sot, me shume se ne diktaturen dje!… s’guxon te dalesh jashte,se te mer plumbi i tije, brinje me brinje,se te mer thika e tij, cep me cep te vendit…. 12.000,tha dikush ketu,jane te vrare vec nga gjakmarrja,leri te tjerat…Jo te vije,por po vonohet Enveri,o lume e det e perrua bashk…

      • Pelivan,kuptojne nje here e mire se ky bluji yt eshte po ai qe due si kadareja u servi poste tek familja Hoxha! Edhe kupton pse ky bluja e ka reja aq mire shkojne me njenji tjetrin! ….nje mut brumi Jane

  • nuk shoh ndonje ndryshim midis kadarese dhe dhora lekes.
    te dy te vegjel, te piset, servile te peshtire dhe sherbetore te pameshirshem.
    ne fund kishte te drejte mehmet shehu ; kadareja nuk ishte armik i proletariatit , ne servilizmin dhe mendjelehtesine e tij, por vetem nje idiot i perkedhelur qe i kishte hyre vetja ne qejf.
    kur nje poezi e tille ja shpifi dhe enver hoxhes per nga megallomania, b.. lepirja dhe arti ordiner i perdorur nga kadareja, mendoj qe nuk po rrezikonte burgun politik, por thjesht ate te krimineleve ordinere, qe mundoheshin te zhvasnin dicka nga pasuria kolektive, ne funksion te interesit apo lavdise personale

  • Ardian Vehbiu eshte nje shkencetar i fjales nga me seriozet qe ka Shqiperia
    Une e besoj plotesisht

  • ire 2 korriksat ishin hallexhinj dhe Kadare nuk ma ja mendja te jet shprehur ashtu
    po Pashallarët e kuq qe tani u bënë blu si i behet?
    Atëhere i vunë kazmën socializmit,tani ja kanë vënë popullit dhe kaq. Pashallarët kanë ekzistuar e do të ekzistojnë në cdo kohe? Herë të kuq e herë blu por ama fara e tyre me gjasa nuk do të zhduket kurrë !? As kameleonizmi i tyre? Unë Kadarenë e lexoj më shumë artistikisht dhe më pak politikisht dhe të them të drejtën në poemat apo poezitë e cdo kohe gjej vlera të jashtëzakonshme artistike.

    • Pershendetje nga une Pellumb.
      E keqija me e madhe e njeriut eshte {,ai shan gjith njerezimin per ate qe vete
      nuk e ben,me ndergjegje dhe pa ndergjegje }

  • Jo re jo,nuk kemi qënë trima? Unë qysh në kohen e turqisë dhe tani në kohen e demokracisë e kam lënë beun apo pashain qysh thote ky Ismaili të mé hipë në kurriz. Të vriste re, të vriste beu? Ça kisha une ta vrisja,-hiçgje,vetëm kallëma! Beu e pashai kishin e kanë dyfeqe turku e natoje re? Nuk bëhet shaka me ta re? Edhe vallja e kenduar jona kështu i ka vargjet: olele re kozi/na vrau beu,re beu…! Ça, ment shisni ju trimat këtu, re? O po qy…., themi ne këtej?

  • ///………..Jo re jo,nuk kemi qënë trima? Unë qysh në kohen e turqisë dhe tani në kohen e demokracisë e kam lënë beun apo pashain qysh thote ky Ismaili të mé hipë në kurriz. Të vriste re, të vriste beu? Ça kisha une ta vrisja,-hiçgje,vetëm kallëma! Beu e pashai kishin e kanë dyfeqe turku e natoje re? Nuk bëhet shaka me ta re? Edhe vallja e kenduar jona kështu i ka vargjet: olele re kozi/na vrau beu,re beu…! Ça, ment shisni ju trimat këtu, re? O po qy…., themi ne këtej?

    • Prapë dole ti myzeqar. Harrove ti që ata pashallarët e kuq të dhanë dyfeqe ty dhe gjithé farefisit tënd? Këta jo që s’të japin por ja u japin vetëm kriminelave. Ja kështu janë këta “bejlerët blu”. Pashallarët e kuq të vrisnin po nuk të vidhnin. Këta blutë ti bejnë të dyja o lala i dashur,të vrasin dhe te vjedhin. Atëhere te paktën kishe pushkë,tani ke atë kallémin qe thua zotrote. Blu, kuq njëlloj të vrasin po ata të kuqtë të paktën nuk të lanë kallëmin. Tjetër gjé se ti e ke frikë erën e barutit. Mbaju erë kallëmave dhe na lërë rehat se po lexoj Ismailin te malet qe mendohen e dyfeqet qe vajisen me vaj ulliri nga ata të Hekalit! Ore kisha nje pyetje,del vaj nga kallëmat apo jo?

      • Fjale shume e burra pak eshte nje shprehje e myzeqareve te kallmit te madh per njerez nga soji yt. Nuk e di a prodhuat vaj ne 1982 dhe a ju nevojitet per te vajisur gryken e dyfekut per te mbrojtur Memene, qe jua poshteroi Enveri. E zune hakat e laleve qe iu falen dhe i pushkatoi dhe theri si qengjat bashke me Dushanin.Ne sketerre.

      • MOS U PERGJERO DHE MOS U TUT KAQ SHUME O ZOTI VEHBIU!

        se edhe kalamajte e vegjel e dine qe Mol Kadareja per t’i pelqyer Partise se Punes dhe Ramiz Alise i cilesoi eksodistet e guximshem si:

        JASHTEQITJE E KOMBIT

        pavaresisht se eshte nje Shkrimtar i Madh qe per fatin e tij e pelqente edhe Diktatori Enver Hoxha. Nje Jashteqitje e Kombit alla Kadare ishte edhe nastradini qe po te shkruan dhe qe kur doli nga burgu i tha Vedat Kokones qe te nderhynte tek Mol kadareja si Mik qe e kishte per te nderhyre te Partia e tij qe t’i akordonte nje pension pleqerie Vrionit, i cili nga ana tjeter i kishte perkthyer te gjitha veprat Mol Kadarese qe e kishin bere kaq te njohur dhe nje Shkrimtar te Madh ne France dhe Bote. Por Moli qe ti o zoti Vehbiu i pergjerohesh kaqe shume i tha Vedatit se nuk mund te nderhynte te Partia e tij per nje ARMIK te Kllases dhe cdo gje me kaq u zgerlaq. Prandaj edhe nastradini te thote o zoti Vehbiu qe ta hedhesh kripen me karar ne gjellen qe gatuan dhe me kete rast te rekomandon:

        MOS U PERGJERO DHE MOS U TUT KAQ SHUME O ZOTI VEHBIU!

  • ne artikullin e meparshem permendja Majakovskin dhe ato vargje te tij kur dikur na i sillte libri i letersise tek”Re me pantallona”.Sipas meje,Majakovski ishte gjeni ne vargje ashtu si IK ne proze,por i pari ishte me realist ne kritiken ndaj burokrateve ne poemen e famshme”Re me pantallona”.Tema ndaj burokracise eshte e perjetshme,Prevèrt ka nje per intelektualet,thote qe nuk duhen lene te luajne me fijet e shkrepses se bejne gjema te medha dhe i ngrejne vetes automonument.Ose me mire,po kerkoj ketu ne forum te me thone nje poet shqiptar qe nga koha e Zogut e ketej qe nuk ka shkruar njecke vjershe kunder burokrateve.Cajupi e pati me tere burrat e Shqiperise kur thote se fale grave rrojne,etj.Tani,se Enveri me Mehmetin le ta quajme se merrnin vesh te drejtonin ministri apo shtet,por eshte qesharake sesi i fusnin hundet ne nje vjershe,qe tek e fundit legjitimonte sistemin e tyre.Nuk dua te futem ne debatin se sa i madh qenka IK si shkrimtar e sa i vockel si karakter;keto jane budallalleqe.S’ka njeri te persosur.IK zgjodhi te jetoje ne Paris ku jetuan edhe Fitzgerald,Heminguej,Paund,Miller,Oruell e gjenerata te tera artistesh.Por fati nuk e ndihu dhe sinqerisht ndjej keqardhje qe Parisi nuk u vulos ne ndonje veper te IK.Ndoshta mosha nuk e ndihmoi apo muzat e braktisen shpejt.Besoj qe ne nje kohe tjeter do ta kujtojme me te çliruar nga keto impulse zemerimi.E qarte qe mendoi per veten e tij,siç çdokush mendon kryesisht per vete.Po te mos shkruaje per fitoret e socializmit dhe kontrollet punetore nuk kishe shans te botoheshe,ndaj IK e jetoi pa komplekse militantizmin artistik se rruge tjeter s’kishte.Te thush se gjithmone ka shkruar nen riga me qellim te perhershem disidence eshte te legjitimosh nje genjeshter te re.Cdo gje e shkruar ka disa kuptime.Kam lexuar diku nje thenie te nje shkrimtari argjentinas,qe sqaronte se vetem per vendin ku vihet nje presje e njejta fjali kishte dy kuptime te ndryshme:”Te dije gruaja ç’vlere ka burri do ta mbante ne pellembe tere jeten”.Kur vihet presja para emrit burri i bie qe burri ta mbaje ne pellembe te dores,kur presja vihet pas fjales burri i bie qe kete ta beje gruaja.Ia kaloshi mire!

    • @ gjermani i fundit? Shumë i bukur shëmbulli i “presjes argjentinase”! Por kam një frikë,- po sikur ajo “presja” të vijë këtu dhe unë nga “gjermani i fundit” t’a lexoj si “gjermani i parë”? Prapë do dalim malit ne!? Nderime pa presjen që thatë!

      • Pellumb,une e ti jemi me ngjyre jeshile.Gjermani i pare U vra ne shkallen e Barmashit,gjyshi im ishte atje dhe komandant ishte daja i gjyshit.IK ka shkruar nje tregim te bukur posacerisht per nje tabele ne shkallen e Barmashit.Per gjermanin e fundit do te postoj here tjeter.Kam thene qe Thano te mban me hater,si duket i lexon filxhanin,hahAAa.Te pershendes,une jam brezi i fundit i asaj shkolles perpara spitalit 5 dhe po i fundit i asaj ngjitur.

        • Mor gjerman? Me duket se puqemi né ca historira. Edhe gjyshi im me shokun e tij te feminise e te rinise dhe fshatarin e vet Riza Kodhelin kanë qenë pjesemarres ne priten kunder kolones gjermane në Barmash!? Ah të kisha qënë dhe unë atje do të të kisha “vrarë” o gjerman me presje argjentinase!? Ha, ha, ha me ke shpetuar per nje qime . E di pse? Sepse akoma s’kisha lindur!??

  • Smajl kandar-rea ka qene nje bure legen, dhe legen mbeti .nje bure i vogel.ENVERI Vigan ishte Vigan ngeli deri ne vdekje.ne kohen e Enver Hoxhes ishim vend i panvarur politikisht dhe ekonomikisht ,sot jemi kthyer ne nje republike bananesh e droge e burdelloje kjo eshte shqiperia sot .ku ligjin e ben gerqia e dules ,janullatosit ,bollanos si aleat te rilindjes se edvinit .lavdi gloriosit Enver Hoxha .

  • Do bejme dhe pak humor…

    Nje komentes me larte, Myzeqari, qe thosh: ” Ere,te vret beu,ka dyfek ai, ere…” Me ngacmoj disi ,per t’ua bere te njohur kete poeme. Eshte per nje ” trim “, qe, gati sa nuk e vrau nje bej te djeshem… Apo,per nje ” Trim “,qe, gati sa nuk e vrau nje bej te sotem!… (Mu kujtua sakaq edhe ai i derguari sales me ate canten plot…po u kujtohet… per 21 janarin…) Vargu,eshte disi ne dialektin lab…

    AH, MORE FUKARALLEK, AH !….

    Erdhi tellalli ne fshat
    edhe briti, O milet!
    Coc ka beu nje xhevap…
    Mblidhuni,sahat tete.

    Pa t’u shkul i gjithe fshati,
    (Fjala ish,per nje kuvend)
    Dhe u ngulen bythe nje rrapi,
    Se do vin nje bej i rende…

    Me vones dhe nje qyqar,
    nga ata,te bukes that!…
    Cop’ e cik e i pa lare,
    me i pikuri ne fshat.

    Pa mo kish, nja tet’ femije,
    as me uje,si ngopte dot (!)
    Gruan,shufer kulumbri…
    Prap me barre,i nenti pot!

    Me t’u poq perball me Beun!
    (Ky i dyti,vetull ngrysur)
    – Keta dreqer qelben dheun,
    Ku shkon ti mor, bythe grisur! –

    – Ne mbledhje,ke thene zotrote…
    U pergjigj fshatar i mjere,
    – Ik more,kuke shqope,
    ti ke dek,qekur ke lere!…

    Qeshi Beu si nga hera…
    (Doren,mbi koburen sermi)
    Kur i tha ca fjale te tjera,
    Nga ato qe s’i mban vendi…

    Sejmenet,gajasen fare…
    Permbi kuajt e hasdisur!
    Rralle dilnin kesaj ane,
    kishin qejf per t’u cingrisur…

    Mbet fshatari,ore ziu…
    Llaf i hidhur e helmoj,
    Sos uria qe e griu,
    sos fjala qe e shajtoj…

    Sakaq,u kethye per vendi,
    Gjithe rruges,duke shar…
    – Do me shoc o qen bir qeni,
    Neser,me krismen e pare!…

    Sapo sosi ne shtepi,
    kerreu nje dyfek te vjeter…
    Nje dyfek per kusari,
    lene stergjyshi,gjyshit tjeter…

    Si e lyen mire e mire,
    (Shkuan dit’, nja tre a kater…)
    Ky qe beun do e vrit,
    S’po e shtinte as ne vater!

    Dit’ per dite,lyen dyfekun,
    sa e beri te llamis…
    Edhe vardha,shante beun,
    por ama,brenda avllis!…

    Nje kojshi i ben sehir,
    qe nga nje e car gardhi…
    Dhe mendon,o eshte i pire,
    o shkalloj lumemadhi…

    ” Mbaje larte ate gryke!”
    I foli kojshiu rende…
    ” Nuk shikon,mor tekahyt,
    ke femijte neper kembe…”

    C’esht’ kjo pushk’ a i kembyer?!
    Me ka prere Beu udhen!
    Dhe me bajga me ka lyer,
    Do vete,t’i ngre lekuren!…

    E, c’te tha a fukara,
    gjuhe gjati,nje pelleme?!
    C’far s’me tha,ky maskara,
    Me ka share edhe per nene…

    – Mos more- ja pat kojshiu
    dhe gjoja u be merak!…
    Dhe sakaq spiun ziu…
    Iken tek Beu me vrap!…

    Nje per nje ja numeroj…
    – Aga,ke ren ne bela!
    Erdha,vec te te shpetoj,
    do te vras nje fukara!…

    – Hem… ja beri zengjini…
    Ama dhe frika e zuri.
    – La gje date, ky sua trimi ?!-
    Jo Aga,thot kallausi…

    Ndenji Beu,u mendua…
    Qysh te ben,te cit davan…
    Edhe,hop na u kujtua,
    shpejt,thirrka qehajan…

    Qehajaj,erdhi pa fryme,
    Urdher bej,peqe-lepe…
    – Te thirra o miku im,
    do me cosh ca amanete…

    Ngarko Dy mushaka me grur,
    dy te tjerat me velenxa,
    Dy vedra me gjalp brum,
    Bjem haber,pa dalur Hena!

    Nisu shpejte,ashtu me rruash
    per vete shaloja kalit,
    Edhe trimit do m’i thuash,
    Miku mire,ne dit’ te hallit…
    ………………………………
    Pa t’u nis dhe qehajaj…
    Heret,sa kish zen nje vese,
    Vershellinte,maj kalit
    ndersa mushkat benin mes!…

    Me ne fund ja gjet shtepine,
    muret,veshur me mballoma…
    qelluar ne vetetime,
    tek i zoti,tek e zonja…

    Kur mushkat,u fun ne porte,
    Fukaraja,nderroj bojen!
    Desh te ulerinte forte,
    po ce do,i mori gojen…

    Fap,nderhyri qehajaj…
    – mall dhe mushkat,jane per ty!
    I ke dhurat nga Agaj,
    qe ju befte dita nje mije…

    Dhe pse mendja ju prish fare…
    ( S’kish pare kurr te till lem)
    Merr guxim,flet ashiqare,
    Desh te mbahej ne takem :

    – Nje selam Beut me goje,
    Une, kollaj nuk e ha turpin!
    Por me vehte belbezoj :
    – mender teje te ha M…

  • Bravo pelo? Shtova dhe ca bishta të tjerë në atë porosinë për ty. Qameti të béhet,po e ngre një dolli për ty. Paç fat e shprese!

  • Kjo eshte nje teme qe hapet e rihapet.
    Nuk eshte fjala vetem per Kadarene. Para ca kohesh u nda nga jeta Vaçja e madhe, disa dite me pas humoristi i famshem Skender Sallaku. Nuk eshte me Kadri Roshi, Roland Trebicka, Violeta Manushi, e plote te tjere krijues e interpretues te nje niveli shume te larte per kushtet e Shqiperise qe i trajtonte per here te pare, shume nga gjinite e drejtimet, ku keta emra te medhej krijuan profilet e tyre. Kadareja me veprat e tij ishte nga me ndikuesit. Eshte gjalle, e akoma i ri, dhe per shkak te historise e rrjedhes se ngjarjeve, edhe shpeshhere polemizues. Ka qene disident apo jo?? Ka qene modern per kohen apo jo?? Ka qene komunist apo jo??
    Emrat qe permenda me siper dhe shume e shume emra te artit, sportit, te shkences, te ndertimit, bujqesise, industrise, te historise, te ushtrise, etj, etj, jane pa dyshim emblemat e krijuara nga komunizmi apo socializmi shqipetar.
    Kadareja dhe te gjithe emrat e tjere jane fytyra e socializmit shqipetar. Dhe ketu nuk ka asgje te keqe. Komunizmin e socializmin e aspironin te rinjte e treçerekut te botes. Ne vitet 30-te ishte trendi i kohes te ishe komunist. Brigadat internacionale qe u krijuan ne Spanje ishin me te rinj nga ky brume, qe vajten atje nga Parisi, Roma e metropolet e tjera te Evropes.
    Ne kushtet e shqiperise se varfer, te shtypur, te perbaltur, te coptuar, reformat e realizuara mbas çlirimit zgjuan per shqipetaret aspirata te medha, dhe te gjithe te rinjte u perfshine ne rindertimin e vendit dhe ndertimin e Shqiperise se re. Pikerisht kjo fryme nxorri edhe talente te medha nje pjese e te cileve u derguan neper shkolla jashte sipas fushave ku ata dalloheshin.
    Kadareja, dhe te gjithe te tjeret edhe me pas qe vazhduan te ndiqnin rrugen e artit, sportit, shkences, ishin zedhenesit e socializmit. Ata i kenduan me shpirt socializmit sepse edhe vete besonin tek socializmi. Edhe shume breza me pas.
    Kadareja thote se Enveri me floket e thinjura mori pishtarin dhe u zbriti ne bodrum-themel armiqve etj. A ka himn e lavd me te madh dhe fare hapur qe i eshte bere Enverit se ne kete vjershe?. Pastaj keto jane kot, jo duart me gjak, jo pa gjak. Edhe ai gjaku eshte i qarte. Burokratet luajten dhe perfituan nga gjaku qe derdhen deshmoret dhe u ngiten e po shperdorojne perpjekjet e popullit e te partsie, dhe sidomos perpjekjet e udheheqesit mal, me pishtarin e kuq ne dore qe zbret vet e vendos rregull.
    Me pas eshte e drejte e kujtdo te vetshpallet apo edhe ta shpallin disident.
    Ne mbyllje dua te them se Kadareja eshte nje shkrimtar i madh per kushtet e shqiperise, dhe se ai eshte njeri i jashtezakonshem.. Ne jeten e tij ka ulje e ngritje. Te drejta e gabime. Komentuesi P.A.B. me te drejte mendon se ne duhet te marrim tek Kadareja dhe tek shkrimtaret e tjere ate qe na pelqen. Kur leximi behet pak me profesional, edhe menyren se si shkruan njeri e tjetri dhe kaq. Jeta private eshte diçka tjeter. Historia e artit dhe e njerezimit ka shembuj te pafund, ku njerez nga me te shquarit ne art, kane qene nga me kontraverset ne jete.

  • Ismail Kadare mbetet jo vetem shkrimtari me i madh shqiptar, por mbi te gjitha patrioti me i madh shqiptar duke kaluar me klasin e dy viganeve te shekullit te 20 Th.F.Noli dhe F.Konica.Ky burre ka bere shume per vendin e tij, faleminderit ne pafundesi Kadare

  • ISMAIL KADAREA ESHTE GJENI …ZOTI I FALI ATE DHUTNI KRINJUESE QE VEPRAT LETRARE LEXOHEN NE TERE BOTEN….KUR PO VIJA NGA SUEDIA NE AERPLAN NJE AFRIKAN ME THA,..PO SHQIPERINE ENJOH NGA NJE VEPER QEKAM LEXUAR TE ISMAIL KADARES … AI ESHTE I PARRITS.HEM……..AI OPERON NE VPRAT E TIJ ME SIMBOLE MODERNISTE … ATO SHQUHEN..PER KARAKTERIN KOMBTAR E FORMEN..TARTISTIKE.TE..PARRITSHME…MBETURINA NUK KRAHASOHEN ME.. DIAMANTIN.. AI KA PERFITUAR PAVDEKESINE,,200 VJEC..O GJENIU SHQIPTAR.

  • I.K.a ka ndonje gje te shkrojtur,qe do te lexohet neser per kenaqesi?Ashtu si lexohen sot Ylli i Zemres dhe Vallja e Yjeve!Kjo eshte letrsia,ne thelb eshte arti.Pa diktim,se do te kalosh klasen,do te perzgjedhin ne konkurs,do te presin dritat,nuk te paguajne rrogen.Erdhi koha te recitohet me mllef,”Koha e Maskarenjve” e Ali Asllanit.Keta I.K. me shoke, nuk e pranonin as ne lidhjen e shkrimtareve poetin Ali Asllani.Ky duhet te jete shqetesimi i tifozeve te I.K.A do te mbese ndonje pike raki nga bersia I.K,qe ta jape ne tru,si poezia Lazgushit,si Xheladin beu i Mitrushit.Shqiponjat fluturojne lart,u bene sorra te zeza me kohe;(“Pashallaret” doli kopil i deshtuar ne Komitetin Qendror,”Dimri”me dy tre operacione pas lindjes,po keshtu edhe “Koncerti).Shqetesimi juaj duhet te jete :A do te mbese ndonje gje e lexueshme nga I.K.?Keto muhsabete-jo i thashe keshtu,por ma perktheu keshtu,nuk jane per gazete,por shko thuaja I.K.,ose beja nje leter te hapur per t`u cfajesuar!

  • Amano po ç’behet keshtu?!
    Keni apo nuk keni pune tjeter?!
    Se kush e kritikoi dite me pare kete Vehbiun dhe ky o burra se mos ja merr per ters Kadareja!
    Shyqyr qe eshte hapur tema e Malos, (si puna e dasmes se Malos) dhe nuk ngeli lexues (krushk) pa shkundur xhepat e oksipitalit!
    Eshte thene dhe eshte sterthene ne kete pazarin tone shqiptar, qe KADAREJA ESHTE GJENERAL NE LETERSI DHE KAPTER I KEQ NE NJERZILLEK!
    Tani nuk i pelqen Kdarese?!
    Pune e madhe.
    Po servirim vetem ate qe ka gatuar ne jeten e tij si njeri dhe shkrimtar.
    A ka dosje bashkepunim Kadareja?!
    Hë si thoni ju, se une nuk e dija, por se fundmi kam lexuar nje liberth te vogel te nje ish drejtuesi te policise shqiptare qe ka qene dhe hetues, lexojeni dhe ju per ngjarjet e 2 Korrikut ne ambasada.
    Kadareja qe ka shkruar gjithe ato libra te mrekullueshem, me te cilat mund dhe do ta kishte marre çmimin prestigjoz NOBEL ne letersi, e beri si lopa qe derdhi qumshtin dhe kerkon ta mbush kusine me shurre.
    Po mor, se krijimet e pas ’90 te Kadarese ne raport me ato para ’90 ngjajne si shurra me qumeshtin.
    Epo shurren nuk e pi njeri, perjashtuar rasteve te atyre qe jane semure nga verdheza.
    Dhe kete Ismaili gjirokastrit (qe nuk e ka çare kurre trapin per Gjirokastren pas demokracise edhe kur ia ndertuan shtepine e djegur me leket e taksapaguesve fukarenj) donte te distancohej nga pjesa me e sukseshme e jetes se tij artistike.
    Vuan i shkreti nje çike per tu quajtur disident!!
    Tamam kolaq i palortos.

  • Kadarej meriton te qortohet rende.Natyrishte letersin e tij do ta lexojme pore ama ne kohen kure vendi kishte nevoje per mendjen e kadares ai krisi dhe iku.! Me vjen keq shprehjen jashtqitje e kombit kadare e ka thene me te shkruar dhe me ze.! Askush te mos mundohet te bej lake ne kete drejtim.
    Me vjen keq kure kadare akuzohet si komuniste.Jo si komuniste duhet nderuar pore si renegat duhe demaskuar.Ky renegat politik qe asnjeher nuk ju gjend kombit shqiptare ne dite te veshtira duhet qortuar dhe asnjeher nuk duhet lavdruar.!
    Rexhep Qose ka qendruar ne Kosova bashke me popullin e vet ne lufte ku nuk dihes se c`fare do te sillne minuti dhe jo ora.Ndersa Kadare futi bishtin nen shal dhe e la demokracin ne mes te kater rrugeve, Edhe shkrimet qe ka ber ne te shumten e rastev i ka dhen mbeshtetje Sali Berishe dhe klanit te tije ne shkatrrimin e shqiptarise.Per mua edhe katade ben pjes ne kalorset e shkatrrimit te shqiperise.
    Ne se flasim qe kadare beri lufte kunder pashallarve te kuq ne kohen kure te vinin ne litar sote kadare ne kohen kur nuk i thoshte skush nje flae vetem prisni qe kadare te jet i inkuadruar ne piramiden demokratike ai beri bishtin dhe e la shqiperin te gajase bota me te.! Prandaj kam pare ne fezbuke nje shkrim me titull “Kadare nje burre azgan, Doli n`mal pa vra askend.”

    • Aliu nga Selenica!
      Ju thoni qe Rexhep Qosja gjate luftes ka qendruar ne Kosove bashke me popullin e vet. Thenja juaj nuk eshte e vertete. z. Qosja (nese mendon per vitin 1999) nuk qendroi ne Kosove. Ai e rruajti mjekrren dhe mori rruge per ne Maqedoni. Dhe gjate rruges nuk pati asnje problem. Kur arriti te kufiri Kosove – Maqedoni, pasi qe e kaloi kontrollen serbe , perpara turmes dolen policet maqedonas dhe ne gjuhen maqedone kerkuan qe z. Qosje te mos prese si te tjeret por te hyje menjehere ne territorin maqedonas.

    • Te pershendes “Aliu nga Selenica”!
      Nuk i heq asnje presje komentit tend!
      Kadarea ishte shkrimtar oborri,ndersa ate shprehjen JASHTEQITJE E KOMBIT e ka thene dhe mire ka bere!
      Hapja e ambasadave dhe vete IKJA e Ismail Kadarese ishte nje SKENAR I AGJENTURAVE DHE FUQIVE TE MEDHA per rrezimin e SOCIALIZMIT ne SHqiperi me dirigjent Ramiz Aline!!
      Gjate 24 vjeteve Kadare nuk ka dhene asnje ndihme morale apo politike kne mbrojtje te demokracise dhe popullit shqiptar,por ka HESHTUR kur Sali Berisha VRISTE,VIDHTE PASURITE E POPULLIT,SHANTE ME LIBER SHTEPIE OPOZITEN SOCIALISTE DHE VETE EDI RAMEN,kur vidhte votat etj!
      Ai eshte nje KALEMXHI qe ka pare bythen e tij!!!

  • Askush nuk mund te thote qe eshte shkrimtar i madh Kadareja Por qe ai ka qene shkrimtar i oborit te familjes hoxha qe eshte perkrahur nga ajo familje dhe qe pastaj Kadareja i ktheu kurizin dhe nuk ka lene asnje gje pa thene per te kjo eshte e vertete Sa per shprehjen qe ju thate per emigrantet e 90 kjo eshte me se e vertete nuk e di pse nuk ka ndonje incizim te kohes dhe perse nuk e nxjerin Natyrisht thote dikush qe te medhenjve u falen gabimet edhe kjo eshte e vertete.

  • ME MIRE KADAREJA I VDEKUR APO SOT SHKRIMTAR I NJOHUR BOTEROR. DIHET QE KADARE SOT NUK MERR CMIMIN NOBEL, JO SE NUK E MERITON SI POET POR PER ROLIN E TIJ GJATE SUNDIMIT TE ENVERIT. PER MERITAT QE STALINI I BERI POPULLI RUS POHONIN QE DUHET TE I NDERTOHET PERMENDORJA. PER DEMET, TE VARET PER ATE PERMENDORE. ISHTE VESHTIRE TE VEPROSH SI DISIDENT NE JETE, NE KOHEN E ENVERIT.

  • Eshte per tu habitur,shume per tu habitur!Ca here mendja edhe te ngaterrohet dhe mendon se e bejne nga naiviteti apo moskuptimi,apo sepse nuk lexojne letersi me vlere,por prape te vjen neper mendje ideja e vjeter e luftes se te paafteve ndaj te afteve,ndaj vleres intelektuale.Keshtu ka qene.
    Dikur koperativistet dhe puntoret e ndermarjeve ia kritikonin veprat ,sepse ishin te pakuptueshme dhe pa puntore,etj etj,informatore te shtyre nga masterat e tyre,kerkonin tia njollosnin vepren.Ata ende jane diku dhe skane harruar detyren.Po ne mos ishte Kadare,Agolli dhe ca syresh te tjere ,cdo te ishte letersia shqiptare e pas 60?Cdo te lexonin dhe si do te ndihmoheshin breza te tere,qe ashtu sic thote dhe Muc Nano,mesuan nga Kadare si te shkruajne.
    Rradhe te gjata dhe kopjet mbaroheshin kur dilte nje liber i Kadarese.Gazeta “Drita”,Revista “Nentori” perpihej kur shkruante Kadare,bile edhe ne biblioteke nuk mund ta gjeje,apo e gjeje pa faqe te caktuara,aq e madhe ishte uria per te lexuar Kadarene.
    E shanin dilur,sot pak me shume,per tu habitur!
    Fatkeqesi per keta njerez,qe kurre skane per ta shijuar vleren.
    Shikoni “Portokalline”,dhe jetoni jeten.
    Kjo bote eshte per te tere dhe ka nevoje edhe per keta.
    Gjene,pa keta,ca njerez sdo ishin bere te pasur.

  • edhe kur luante Ben Minga me Ylli Shehun ne derbi na dukej si finalja e Champions League, por pastaj na pane syte futboll dhe tani jemi plot me Real, Barcelone dhe Bayern. Pale kur shitej basme per pantallona, duhej te kishe mik shitesen e pastaj nje rrobaqepese lagjeje qe te dilje te djelen ne bulevard. N’a pane syte me vone dhe une kam 20 vjet qe pantallonat i ble te gatshme, s’me hyn ne pune as shitesja mikeshe dhe as rrobaqepesja. E kam fjalen qe kur lexon ca shkrimtare qe na i kishin ndaluar e kupton sesa kohe kemi humbur. E tha apo jo IK ate punen e jashteqitjes nuk eshte ndonje qeder i madh.Pune prish kur vriten njerez – bij nenash ne bulevard dhe shkrimtari nuk i drejton gishtin kryeministrit kaqol dhe vrases.Po te bente kete do ta harronim”jashteqitjen” e shume te tjera,njeriu e humb garen per nje hap te vetem ose e fiton per nje hap me shume, IK ka mbetur gjithnje me nje hap pezull, mund te quhet dobesia e tij.Megjithate njerezit i duan te miren dhe ne kete moshe qe eshte i urojne shendet te plote.

  • @gjermani fundit,medemek kur dyqanet e njohura te basteve ne Bote e rendisin cdo vit nder favorite per cmimin Nobel,ia fusin kot?
    Kur i kane dhene cmime me vlere(jo cmime kot),prape keta kritike ia fusin kot?
    Dhe te mos harrojme se aty jane me te miret e Barcelones,Realit apo te tjere…
    Ma mer mendja e kupton dhe je i qarte,qe nuk ia fusin kot ata profesora Oksfordi apo Kembrixhi,qe ne fund te fundit dikur kane servirur ata te ndaluar qe pelqen ti.
    Ata profesora kane bere apo bejne historine ,nese futesh me thelle,apo e kam gabim?

  • Kur Cari Rusise Nikollai i II,urdheroi qe protesta e popullit ne 1905,pas humbjes se luftes me Japonine,te shperndahej me plumba,shkrimtari i madh rus Lev Nikollajevic Tolstoi shkroi pamfletin “Nuk mund te hesht”.Bota intelektuale ne perendim reflektoi per ngjarjen me fjalet:-Dy care ka Rusia,Nikollai i II dhe Lev Tolstoi.Nikollai nuk ka c`ti beje Lev Tolstoi,kurse Lev Tolstoi ja shkund si termet pushtetin Nikollait!
    Kur shkroi ate pamflet Tolstoi kishte moshen qe ka sot IK.Mire qendrimi ndaj diktatures mund te justifikohet deri diku,por te heshtesh per te vraret ne bulevard,ndaj nje uzurpatori te demokracise,nje lloj maloku pa pike fisnikerie si arixhofke fallxhore dhe pretendon te jesh shkrimtar kombetar !?

  • Vertete besoni se Ela eshte 17 vjece dhe ka lexuar dhe kuptuar vepren e Kadarese pa jetuar ate kohe? Eh moj Ela, sa te dhemb qe ai eshte kundra shpures suaj.

  • Rexhep Qosja gjet luftes ne Kosove ka ardhur dhe ka qendruar ne shqiperi bashke me popullin e vet.Qose ka len gjurme te pa shlyeshme ne platformen e per clirimin e Kosoves.Munde te themi pa frige se UCK eshte udhehequr nga Platforma e Rexhep Qoses.! Merrni dhe lexoni qosen nuk i heq dote ase pik dhe ase presje.!
    Qosen e kan inat se ai u ka cjerrur masken te gjith rrenegatve te kosoves duke filluar qe tek koloboracionisti Rugova e deri tek kuislingu Mustafa.!

  • @labinot-Po mbeshtet cka them me lart.Ti perserit cka bota perendimore shkroi dhe mbeti.E njejta bote qe e vlereson nga kendveshtrimi I saj IK,por jo ti.Ne fund do mbetet cka bota intelektuale ka thene.Mgjate ne 901 edhe atij nuk ia dhane Nobelin ,Tolstoit.

  • edhe pse shum komentator kan shkrue gati si po mendoi dhe un,prap dhe une dote them nji te vertet.Kam qen ne ate kohe pra me 2 korik ne bajram curi,por pas 3 dite erdha ne tiran,dhe gjith njerzit flitnin per intervisten e kadarees,dhe njeri nga ta ishte dhe gazetari i gazetes TIRANA,Flamu berdellima.Pra,eshte e vertet se gjithe thonin se,po mor po,kadare tha se ata na turprun,nji palo rugac duke protestuar ne sheshin e tiranes pikrishte kur ne kosov ne kacanik u shpall kushtetuta e republikes,dhe dy or ma von protestat ne tiran dhe mbushja e ambasadave,me jashtcytjet e kombit,pra kjo koviodenc,nuk mundet te jete,por vetem veper e armiqve te shqipris,pra kto fjal u flitnin neper kafe dhe hoteli 15,katshi.Kete e mbaj mende mir se,dhe do njerez te asaj kohe po te njejtat fjal thonin,pra kujtim cashku e remzi,lani,dhe ca njerez ne parti kto mua mo thonin se kadare i ka demaskue kto trazira.Tani sepse e mohon kadare ai tregon ftyren e vertet te nji palaco,e tregon se asnjihere nuk ka qen parimor por ka qen vetem per karieren e ti,egoiste dhe arogante,e tregon frigacakun ismail kadare.

  • E ka thene ate fjale dhe te gjithe 20 vjecaret elart te asaj kohe embajne shume mire mend .Po do burrerri ..te pranosh cka thua ………….as me intereson suksesi i tij ……as nje sukses nuk ka vlere po nuk ishe njeri ……….vaj medet mor i mjere ….njeri i peshtire .

  • NJÈ POEMÈ PÈR….. KADARENÈ
    ——
    Ku t’i kèrkoj unè rrènjèt e tua tè lashta Kadare?!!…
    Ku nuk brodha pèr tè tè kèrkuar ty anembanè?
    Prej Gjirokastres sè gurtè u rrugètova drejt Rusisè,
    Por mè kot, ti pate ardhur kètu, drejt e nè Tiranè .
    —–
    Kam rendur me vrap drejt teje pèr njè intervistè…
    (Tè mè besosh e ta them” pèr fjalè tè nderit”)!
    Por kur shkoja afèr te ” Lidhja e Shkrimtarève”
    Mè thoshnin se ka “IK” Molua… nè shtèpinè e Enverit.
    ——
    Pèr ty kam prit gjatè, sa gjatè nèn shi e pa cadèr
    Mbèshtjellè fort me njè” fèsh-fèshe” tè vjetèr
    -Nuk ka kohè,-mè thoshnin,-bën mirè tè largohesh,
    se Kadareja i ngujuar po shkruan kryevepèr!
    ——-
    -Prisni ,or shokè ,-se dhe unè,ndaj dua ta takoj !!
    Ai i paska ka vènè nè mendime tè thella, gjith malet !
    C’varrosi prej tokès tonè kafka e kockat e armiqve,
    Pastaj ua dha nè dorè si hajmali,disa gjeneralève !
    ——
    Kur shkroi pèr “Dimrin e madh ” ai vetè u lartèsua
    Mandej nga fundi i tij ja futi me njè “Grand koncert”.
    Shqipèri nèna ime,pse ma mba fshehtè e s’ma thua?!!…
    Se ne paskemi mè “te madhin shkrimtar e poet ?!”
    ——
    Perèndimin befas ,cuditèrisht e la me gisht nè gojè
    Carève tè Kremlinit i’u sul egèrsisht si Buonaparti,
    Teksa pèr Enverin shkruajti me mè tè kuqen bojè.
    Kush mund ta kuptonte Kadarenè se c’qèllim pati ?!
    —–
    -Kadare! Ti shkrove pèr shekullin tonè dhe bère mirè
    Ndèrsa unè tè kam lexuar me èndje vetèm nè vite,
    Nè Kuvend ,nga TV tè kam parè mè shumè se kushdo,
    Kur prej karriges hidheshe e pèr Enverin brohoritje !
    ——
    Nuk di nèse ke qènè anètar i”Qèndrorit” ,a nè Parti,
    Propozuar apo zgjedhur deputet nga bota letrare,
    Vecse di ,qè kur pèr buzèqeshjen mbi botè hidhje ti
    Unè hidhja hapat e mi tè ngatèrruar mbi trotuare !
    ——-
    Vdiq Enveri tè pashè dhe ty qè si ne e qave aq shumë
    Vec unè se pata mundèsinèpèr t’i bèrè homazhe.
    Cuditèrisht mè tepèr se kushdo ti bashkè me Helenèn
    Shkulèt flokè, qatè me kujè e me thonj corrèt faqe!!
    —–
    -“Molo”! Nuk di nè gaboj , do tè kèrkoj dhe ndjesè,
    Mbase unè dhe aq shumè nuk jam mirèinformuar
    Vecse… Kadare!- nuk do ta besoja deri sa te vdes
    Se regjimi ty…. keq tè paska ndjek e persekutuar !
    —–
    Po ec e mbylli gojèt e liga qè pèshpèritin tek- tuk
    Ato cmendin dhe tè vdekurit i ngrejnè nga varri
    Kalin e Trojes , Kadareja ,-thonè ,-nè Shqipèri ka fut,
    Teksa Helena e kodifikoi me nofkèn ” Gjenerali”
    ——
    Por ka njè paradoks qè s’shkon ,i nderuari Kadare!
    Kur me veprat qe shkrove pèr Partinè dhe Enverin
    Aq shumè i ngrite nè qiell lart ,sa lart e pèrmbi re…
    T’i mallkosh mbas rènies, u ngre mè shumè nderin !
    —–
    Ti mè tepèr se kushdo, nè art shkrove pèr trimèrinè.
    Nè shekuj te ne e pèrcolle vazhdimisht, pa kufi e cak
    Vecse me gisht nè gojè me le dhe vèrtetè bèra habinè.
    Nga tè gjithè shqiptarèt vetèm ti u tregove mè frikacak!
    —–
    Por paska ca gjèra qè toka dhe nè i varros ,dot s’i nxè.
    Packa se shqipen ti e cove aq lart nè fluturim, krenare
    Kur prej gjithè sèrès dhe llojit tènd ,Atdheu u shpèrbè.
    Pèrse atèhere bijtè e saj i quajte :” jashtèqitje kombètare”?!!
    ——
    Me mburrjen mè tè madhe, vetèdeklarohesh “disident”
    Atèhere pèr tè tjeret, c’dreqin mè ngelet qè tè shkruaj?!…
    Kur pèr frontin popullor u zgjodhe si zèvendespresident
    Ec e merre vesh pèr Atdheun tim, ishje ti, apo unè i huaj ?
    ——-
    Tashmè ,unè tè kuptoj ty Ismail, sikurse gjithë “Kadaretè”
    Prej Parisi ke kohè qè merresh me Evropèn e pudrosur
    Natyrisht si hileqar i flet derès tè tè dègjojnè penxheretè
    Pèr ta marrè njè ” Nobel” servilizmi tè bèri tè xhindosur.
    —— ”
    Ty s’tè bèn pèrshtypje se e njeh aq mirè “Kurvèn plakè”
    Sikurse dhe ajo me sy ua u bèn kurvarève nè cdo skaj.
    Seksualisht mbi njè kafeneje tè Parisit ku pèr tè shkruan.
    Ajo pa fre shuan epshet e me letra fshin” menderin” e saj !
    —–
    Mè kot tè paskam pritur kèto vite Kadare ,pèr intervistè….
    Evropa tè paska bèrè dhe krushk tè hypur mbi njè kalè
    Mos i zbrit,qèndro aty i ngrirè , ashtu orgjinal e i pistè!
    Shpirtin tènd tè qelbur vèrtetè s’paska lum e det ta lajè !
    ——-
    Nè djall intervista me ty..se shpirti m’u vra e keq u ndrydh
    Vlen mè shumè njè armik trim…se sa ti Kadare pa bythè!

    ( Poezi nga Ylli Meçe)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *