Uilliam e Keit si Çarls e Diana

anazapta

Këto foto shkruajnë një kapitull të ri të përrallës së Keit Midelton. Uilliamin e dashuronte që e vogël, por fillimi i historisë së saj është i lidhur me datën 29 korrik 1981, kur mamaja e saj qëndronte e mbërthyer para televizorit për të parë ceremoninë martesore më të ndjekur në historinë e televizionit, atë të Çarlsit të Anglisë me Dianën 19-vjeçare. Dhe Keit ndoqi vërtet gjurmët e princeshës së trishtë, jo vetëm duke u martuar me të birin, por edhe duke ndjekur shembullin e saj: me bamirësinë, me qëndrimin larg konvencioneve aristokratike, me sharmin, elegancën dhe veshjet. Aq sa që nga koha e martesës me Uilliamin, e kanë quajtur “princesha e popullit” ashtu siç quhej dikur Lady D., ikonë e shekullit XX. Me largimin e Dianës nga jeta, monarkia angleze u bë dëshmitare e rënies së mbështetjes së popullit ndaj saj. Por tani po jeton një përrallë të dytë.

f5d617d0-ca50-11e3-a8f8-b12d8d757f82_redcoat

Mbërritja e monarkëve

Në vitin 1983, Çarls dhe Diana ishin çifti i parë mbretëror që merrnin djalin e tyre 9-muajsh (princin Uilliam), në një turne në Australi dhe Zelandën e Re. Monarkët para tyre i linin fëmijët në shtëpi gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit. Tre dekada më vonë duket sikur historia përsëritet. Keit dhe Uilliam nisën nisën turin e parë mbretëror me djalin e tyre 9-muajsh, princin Xhorxh, ishte e qartë se dyshja po huazonte itineraret e prindërve të Uilliamit, po aq sa edhe veshjet e tyre. Ata shkelën në Zelandën e Re më 7 prill, edhe në shenjë nderimi të prindërve të tij. Dukesha e Kembrixhit i kushtoi një tribut stilit mahnitës Dianës duke veshur një pallto të kuqe nga Ketrin Uolker, stilistja e preferuar vjehrrës së saj të ndjerë. Jo vetëm palltoja, por edhe veshje të tjera të saj sillnin ndërmend ato të princeshës Diana.

Dukët e Kembrixhit vizituan malin Uluru në shkretëtirën australiane, i shenjtë për aborigjenët, 31 vjet pas vizitës në të, të  Çarlsit dhe Dianës. Ata që i pritën me këngët dhe vallëzimet e tyre tradicionale para monolitit më të madh në botë, ishin përfaqësues të popullsive aborigjene Anangu, të cilët janë edhe rojtarë të malit.

f5eaff60-ca50-11e3-849f-eb0686ec5e5f_rock

Djemtë me lodra e tyre

Princi Xhorxh identifikohet në mënyrë të jashtëzakonshme me babain e tij Uilliam. Ngjashmëria e madhe mes të dyve, ra në sy gjatë daljes së tij të parë në Zelandën e Re të enjten. Në të djathtë është princi Xhorxh, ndërsa në të majtë Uilliami fëmijë duke luajtur me një aeroplan, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Australi. Edhe fotoportreti i familjes ku Keit  mban princin Xhorxh në krahë, ndërsa Uilliam sheh drejt objektivit krenar për familjen e tij është thuajse identik me atë që bënë Çarlsi dhe Diana  me rastin e lindjes së djalit të tyre të parë.

f6087270-ca50-11e3-a806-0369c1e0cf2d_PrinceWilliam-PrinceGeorge_042214

 

f6087270-ca50-11e3-a8f8-b12d8d757f82_polkadotbaby

Shumë kohë para se të niste turin e saj mbretëror, Keit u frymëzua nga Diana për sensin e saj të modës. Kur dukesha lindi princin Xhorxh më 22 korrik 2013, bota shihte mamanë e re, e cila mbante në krahë djalin e saj ndërsa veshur mbante një fustan blu me pika të bardha shumë të ngjashëm me atë që Diana kishte kur i prezantoi botës djalin e saj, princin Uilliam.

Të mahnitshme në mëndafsh

Është e vështirë të mos heqësh paralele midis dy damave mbretërore, të cilat i bashkon e njëjta finesë në veshje. Keit kishte veshur një fustan ngjyrë blu dhe në kokë mbante një shall mëndafshi gjatë vizitës së saj në Kuala Lumpur, shumë do të thoshin se ishte një imitim identik i veshjes së Dianës në vizitën e saj në Pakistan në vitin 1996. Të dyja gratë të duken mrekullueshme në këto portrete.f5db47f0-ca50-11e3-b20b-8db5bf1dd59f_headwrap

Si u njohën Keit dhe Uilliam?

article-0-0B25C5E600000578-173_468x810

Kur Keit dhe Uilliam u takuan për herë të parë në universitetin që ndiqnin të dy “St. Andrews University”, në Skoci. Sipas një biografi të familjes mbretërore, princi u magjeps pas Keit Midelton që me shikimin e parë. Për ta përshëndetur ajo u përkul para tij në shenjë nderimi. Më vonë do të thoshte se takimi i tyre i parë ishte shumë i shkurtër për shkak të ndrojtjes së saj. Por fatmirësisht sikleti ishte i përkohshëm dhe me kalimin e kohës të dy u bënë miq të mirë. Ndonse fillimisht ishin vetëm shokë, të dy e ndjenin që mes tyre kishte një tërheqje të madhe. Uilliami pagoi 350 dollarë për një vend në rresht të parë në një event mode për bamirësi, vetëm për të parë sfilatën e Keit me veshje të brendshme. Ishte një çmim goxha i lartë i paguar nga një mik edhe nëse bëhej fjalë për vetë princin. Për më shumë se një vit u shoqëruan bashkë si miq të mirë, madje ndanë edhe banesën së bashku me disa të tjerë, deri kur marrëdhënia e tyre ndryshoi në vitin 2004. Përgjatë viteve kanë pasur ulje-ngritjet e tyre, madje në vitin 2007 edhe u ndanë për disa muaj. Por, sipas Uilliam “miqësia është një themel i fortë në marrëdhënie” dhe duhet t’i japim të drejtë, duke parë se sa i lumtur duket sot me bashkëshorten e tij.

Disa gjëra që nuk i dinit mbi dukeshën e Kembrixhit

Si është në jetën private gruaja që ka pushtuar zemrën e anglezëve me elegancën e lindur dhe thjeshtësinë borgjeze, e cila zuri vendin më të dëshiruar në elitën britanike. Ja disa kuriozitete mbi jetën e saj, pak të njohura për publikun

1. Në vitin 1980 Keit ishte ende një vajzë e vogël, kur bashkë me familjen udhëtoi drejt Jordanisë dhe jetoi për dy vjet në kryeqytetin Aman, për shkak të punës së prindërve që në atë kohë ishin të punësuar në kompaninë ajrore “British Airways”.

2. Para se të ndiqte kolegjin “Marlborough”, ajo frekuentonte shkollën “Downe House”, në të cilën u bë viktimë e disa episodeve të pakëndshme nga ana e shokëve të klasës, që i bindën prindërit ta largonin prej andej, edhe pse ishte në mes të vitit shkollor.

3. Familja e Keit është praktikisht e ndarë në dy pjesë. Nga njëra anë është ajo e të atit i cili rrjedh nga avokatë të shquar dhe personalitete të fisnikërisë dhe në tjetrën e ëma, e cila vjen nga një shtresë e thjeshtë, me të afërm në profesione që shkojnë nga kasapi te pastruesi.

4. Imazhi i patëmetë i dukeshës, rrezikoi të njollosej për shkak të një episodi të vitit 1996, i cili u risoll në kujtesë nga shoqja e saj e dhomës, Jessica Hay. Në një intervistë për revistën “Star Magazine” ajo tregoi për një puthje në buzë që i kishin dhënë njëra-tjetrës në fundin e një mbrëmjeje festive.

5. Keit nuk ka qenë gjithnjë një aspirante për princeshë. Që e re, për të pasur disa para më tepër, punonte si shitëse për kompaninë “Junior Jigsaw”, një zinxhir i famshëm dyqanesh veshjesh.

6. Gjatë marrëdhënies me princin Uilliam, asaj iu desh të përballej me vështirësi të shumta. Në vitin 2007, patën një moment krize që i nxiti të rikonsideronin raportin e tyre. Mediat britanike shkruanin në atë kohë se një rol të madh në vendimin e Uilliamit për ta lënë kishte pikërisht Kamila Parker, partnerja e zymtë e princit Çarls, e cila e nxiti këtë të këshillonte të birin që të braktiste. Sipas tyre vajza nuk ishte në nivelin e Uilliamit dhe mund të bëhej qesharake, si me Dianën dikur. Megjithatë largësia zgjati vetëm disa muaj, pasi princi e kuptoi se Midelton ishte gruaja e jetës së tij. Përveç të shoqit, ajo arriti që me kalimin e kohës të fitonte edhe zemrën e Çarlsit, i cili ushqen për të një admirim të vërtetë, mbi të gjitha për sjelljet e saj të matura dhe durimin me të cilin ka ditur të trajtojë zgjedhjet e djalit të tij

7. Përveç të shoqit, ajo arriti që me kalimin e kohës të fitonte edhe zemrën e Çarlsit, i cili ushqen për të një admirim të vërtetë, mbi të gjitha për sjelljet e saj të matura dhe durimin me të cilin ka ditur të trajtojë zgjedhjet e djalit të tij.

8. Ajo që favorizoi në takimin e Uilliamit me Keitin ishte zonja Midelton, e cila pasi u pasurua nga kompania e ngritur nga i shoqi, e regjistroi të bijën në të njëjtin universitet me princin. Ishte po ajo që kur të dy u ndanë e këshilloi të shkaktonte xhelozinë e tij, duke u fotografuar me të tjerë të rinj.

f5c3c850-ca50-11e3-a806-0369c1e0cf2d_PrinceCharles_Kate_Will_cowboyhats

9. Midelton kultivonte pasionin për fotografinë, por pas martesës aktivitetet e saj të preferuara u bënë edhe tenisi, noti, piktura apo shëtitjet në fshat. Edhe pse e do shumë sportin Keit, është alergjike ndaj kuajve.

10. I dashuri më i njohur i Keit para princit Uilliam ka qenë Uilliem Marks, aktualisht gazetar. Pas disa muajsh bashkë, të dy i shkëputën kontaktet, për t’u ritakuar në vitin 2007, pikërisht në momentin e krizës me Uilliamin. Mes të dyve nuk ndodhi asgjë skandaloze, aq sa me rastin e martesës së saj preferoi ta ftonte në cilësinë e mikut.

kate-middleton-con-Willem-Marx

11. Kur u takua me princin e zemrës së saj, Keit ishte e lidhur me Rupert Finch, aktualisht një avokat britanik shumë i vlerësuar në fushën e tij. Sapo e kuptoi kiminë që shpërtheu mes të dyve Finch u mënjanua shpejt.

12. Keit nuk i ka dashur kurrë revistat e thashethemeve, aq sa kur marrëdhënia e saj me princin u bë publike, vendosi të punësonte një skuadër avokatësh për të mbrojtur imazhin e saj nga ndërhyrjet e paparacëve.

13. E pabesueshme por e vërtetë, e bukura Keit ka disa probleme me gramatikën angleze. Muzeu i Uimbëlldonit ka ekspozuar një letër të shkruar nga mbretëresha e ardhshme dërguar “England Club”, ku nuk mungojnë gabimet ortografike.

14. Keit është nusja më e vjetër e shtëpisë mbretërore angleze, e para e cila e ka celebruar dasmën në moshën 29 vjeçare. Kjo zgjedhje e vlerësuar me vëmendje nga të dy të rinjtë është simboli që i mundëson monarkisë britanike vazhdimësinë.

15. Nëse gjithçka shkon në rrugën e duhur, Midelton do të jetë gruaja e parë borgjeze që do të bëhet Mbretëreshë e Anglisë./ Përgatiti: Dorina Gjuzi

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Titulli i shkrimit,paksa i gabuar…..nje gje eshte e sigurte,qe William nuk ngjan nga i jati,ne asnje aspekt…. Ilir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *