Qosja merr pasaportë shqiptare

anazapta

Akademiku, Rexhep Qosja ka marrë sot pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Akademiku mban shtetësinë shqiptare që nga viti 1999, me dekret të Presidentit numër 2346, që i njeh gjithë të drejtat dhe detyrimet si shtetas shqiptar. Përveç kësaj, ai ka dhe shtetësinë kosovare. Rexhep Qosja nuk është i vetmi shtetas i Kosovës që ka marrë pasaportën shqiptare. Pak ditë më parë, edhe bilbili i Kosovës, Nexhmie Pagarusha ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *