Biznesi: Aminsti totale për gjobat arbitrare

anazapta

Biznesi shqiptar kërkon amnisti të plotë për gjobat e vendosura në mënyrë arbitrare nga administrata tatimore dhe kontrolle jo të njëanshme nga inpsektorët, wshtw shprehur kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikoln Jaka.

“Tendencat janë edhe sot që të ketë ndërhyrje apo kontrolle të njëanshme dhe subjektive. Jo më larg se para një jave jemi prezantuar me dy raste të tilla ku harbutëria e inspektorëve ka qenë në maksimum. Atëhere çfarë ndodh, 20 vjet apo 22 vjet sipërmarrje private, 22 vjet një ekonomi e orientuar drejt tregut dhe konkurencës drejt informalitetit dhe kontrabandës e cila me domosdoshmëri kërkon një reformë të rëndësishme në ekonominë e vendit ajo çfarë ne e kemi quajtur amnistia fiskale e cila vendos palët në një tryezë ballë për ballë me njëra tjetrën”, u shpreh Nikolin Jaka.

Ndërkohë Sekretari i pergjithshem i Këshillit Ekonomik Kombëtar Genc Boga premtoi më shumë vëmendje për këtë cështje.

“Ne do të bëjmë një ligj të mençur, të shkruajmë gjëra që janë të bëshme dhe brenda brenda sistemit tonë të mos kërkojmë një revolucion gjithandej. Meqënëse ti the i denjë, jo aminstia fiskale, jo sjellja e tatim paguesve, jo intergriteti apo kaq, të gjitha ato gjëra nuk i rregullojmë dot. Kshuqë jemi në një moment që brenda këtij kuadri të rregullojmë rolin e avokatit tonë. ” tha Genc Boga.

Avokati i Tatim Paguesve është një hallkë e cila ka si detyrë që të mbrojë biznesin në rast të abuzimeve me gjobat.Deri më tani funksioni i tij nuk ka qenë i ndjeshëm dhe pikërisht për këtë kërkohen më shumë kompetenca .

Share This Article
2 Comments
  • Biznesi s’do trajtuar me tendence nga inspektore arogance, tregu eshte vete i ashper e shume prej tyre mbijetojne nga dita ne dite ne pritje te nje kontrate substanciale. Ato oficere te shtetit te cilet jane Harbute [artikulli] duhen denoncuar e hequr nga ajo pune. Pa respekt, ndihme dhe ligje; biznesi shkon poshte; tregu mbushet nga informalet…bosh nuk rri. Dhe shtetit i del gjithshka nga kontrolli.

    Ne anen tjeter, (1) cdo borxh qe pati Qeveria ndaj biznesit u mor persiper apriori [pa negociata] nga Qeveria e Koalicionit (2) tani flitet per Amnisti ne Gjoba ndaj biznesit. Jemi ne nje shtet qe ne 3 vjet, 3x do marrim borxhe ne 3 institucione (FMN/BB/EU) ~1 Miliard Euro., pasi Arka eshte bosh. Pra, c’behet me detyrimet e Biznesit ne raport me Shtetin/ Shoqerine? A flet kush per kete?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *