“Piramida” kap bariun me 145 kg drogë dhe tritol në stan, destinacion Greqia

anazapta

Sekuestrohen 145 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe një sasi e vogël lënde plasëse në Sarandë. Në kuadër të operacionit “Piramida” është bërë i mundur arrestimi i Halit Muharremi, 53 vjeç, nga fshati Ninat, në vendin e quajtur “Vulister”. Operacioni u ndërmor nga Policia Sarandë dhe FNSH. Mësohet se 53-vjeçari, i dënuar më parë, është pikasur nga policia si i dyshuar për lëndën narkotike, e cila ndodhej e fshehur në 4 çanta. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në stanin e tij, që ndodhej në vendin e quajtur “Qafa e Dules”, janë gjetur dhe sekuestruar edhe 7 kallëpe lënde plasëse e ngjashme me atë të tritolit, një sasi fitil zjarrpërcjellës, 3 ndezës, dhe 2 granata. Dyshohet se droga kishte destinacion Greqinë dhe pritej momenti për ta kaluar përtej kufirit. Muharremi u mor nën akuzë për “trafik droge” dhe “mbajtje armësh dhe lëndësh plasëse”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *