Arrestohet për korrupsion një pedagog i universitetit “Aleksandër Moisiu”, filiali i Peshkopisë. Fatmir Çeka, 23 vjeç, pedagog i jashtëm, akuzohet se merrte na studentët shuma që arrinin deri në 15 mijë lekë të reja për një notë kaluese.
Hetimet e kryera kanë çuar në dokumentimin e 9 rasteve të tilla të ryshfetit
Nga hetimet është arritur të identifikohen dhe dokumentohen 9 raste ku pedagogu iu kishte marrë studentëve para.
Çeka është vënë në pranga me akuzën ”korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”mashtrim”.
Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe dokumentimin edhe të rasteve të tjera korruptive në të cilat dyshohet se ky pedagog ishte implikuar.

PEDAGOGU 23 VJECAR NXJERR SHKECETAR SKIPETAR!!!
Brez teleshmenesh…. bli kartona e koken bosh….
Po ky pak paska marre,po ne Fakultetin Inxhinieri Burime Natyrore ,pedagogu i Fizikes do 300 euro per student dhe nuk kalon asnje” shkenctar” pa kete shume ,Viti I.E vertete kjo.
Po me shumice sa eshte pazari???
Ka marre shenbull nga Rektori i vet. Ku eshte shteti? Turp i madh? Si kane fytyre t’u dalin para njereve keta horra?
Pedagog 23 vjeçar!
Korrupsion në kulm!
Ky është output-i shkencor i rektoratit dhe dekanateve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Pas ngjarjes në Departamentin e Infermierisë dhe filialit në Peshkopi, Rektori Mit’hat Mema duhet të japi dorëheqjen ose të shkarkohet. Ai universitet po drejtohet nga një klasë e papërgjegjshme dekanësh dhe rektori.
Akoma nuk e kane shkarkuar rektorin e atij universiteti. E gjithe media me te po merret cdo dite. Por edhe inspektimi i Ministrise se Arsimit ka gjetur shkelje shume te rende. Nuk po flasimi ketu per korrupsionin ne tendera….qe eshte galopant!!!!!!!