Komisioni i Disiplinës: Kukësi 1 ndeshje pa tifozë

redaktor

I mbajtur sot me date 29 prill 2014, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF per shqyrtimin e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS

VENDOSI:

KF “Kukesi”, per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes pa shkaktuar akte te dhunes ose nderprerje te lojes, denohet me zhvillimin e 1(nje) ndeshje pa spektatore ne stadiumin perkates bazuar ne nenin 66/3.a te KDS.

KF “Tirana” dhe KF “Vllaznia”, per sjellje te gabuar te tifozerive te tyre, denohet me 50.000 leke gjobe secili bazuar ne nenet 66/1 dhe 66/2 te KDS.KF “Luftetari”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vleren 25.000 leke bazuar ne nenet 66/1 dhe 136 te KDS.

Lojtari i KF “Luftetari” Romario Biracaj, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtare denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.Lojtari i “Internacional Tirana “ Mario Biba, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

KF “Pojani “per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Teuta B” per raste te perseritura te braktisjes se ndeshjes denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 si dhe skualifikohet nga kampionati ku merr pjese bazuar ne nenet 55/1 dhe 55/2 te KDS.“Shkendia Dr” per mosparaqitje me “Pajoven” denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55/1 te KDS.

Tranjeri i KF “Olimpiku” Sajmir Patushi, per protesta ndaj vendimeve te gjyqtarit me fjale ofenduese, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56/1 .a te KDS.

Zyrtari i KF “Erzeni” Arjan Hoxha, per protesta ndaj vendimeve te gjyqtarit me fjale ofenduese, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.KF “Besa” U-19 per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Vllaznia” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55/1 te KDS.

Lojtari i KF “Partizani” U-19 Fabio Hasa dhe lojtari i KF “Laci “ U-19 Devis Lleshi, per goditje ndaj lojtarit kundershtare denohen secili me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.Lojtari i KF “ Olimpiku” U-17, Timi Bardhi, per goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 12(dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.

KF “Shkumbini” U-17 per mosparaqitje ne ndeshje me KS “Vlora” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55/1 te KDS. Ekipet KF “Kukesi “U-17, U-19 per aktivizim te lojtareve qe nuk kishin te drejte te luanin denohen me humbjen e ndeshjeve ne tavoline me ekipet e KF “Dinamos” U-17 dhe U-19 me rezultatin 3-0, i zbriten 3(tre) pike nga klasifikimi i pergjitheshem si dhe 18.000 leke gjobe bazuar ne nenet 54 dhe 136 te KDS.

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *