Përmbysja e një fadrome gjatë punimeve për ndërtimin e rrugës Gramsh-Moglicë, ku po ndërtohen edhe dy HEC-e, ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë mbrëmjen e sotme. Dy punëtorë dhe inxhinieri italian kanë humbur jetën. Viktimat janë Sokol Elmazi, 35 vjeç dhe Oltion Kola, 21 vjeç, nga Kavaja, ndërsa emri i inxhinierit italian ende nuk bëhet i ditur.
Mësohet se dy punëtorët ndërruan jetë në vend, kurse inxhinieri vdiq gjatë rrugës për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, që ishte edhe më afër vendngjarjes. Mjeti i rëndë ka qenë duke lëvizur në aksin që po ndërtohet, por shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar rrëshqitjen dhe përmbysjen e fadromës.
Mjeti është rrokullisur disa herë në të tatëpjetë. Brenda tij mësohet se kanë qenë dy punëtorët dhe inxhinieri që kanë humbur jetën.

Ne marrim masa kur na ndodh ngjarja. Jemi te çuditshem ne llojin tone.
RIP
Keqardhje pe te tre viktimat njerez te punes dhe familjare,qe mezi i priste familja.NDER DHE RESPEKT I VECANTE PER INXHINJERIN ITALIAN QE LA FRYMEN E FUNDIT NE KETE VEND. U PREFSHIN NE PAQE…
vetëm zbatimi i kushteve teknike do të na mbajë larg nga fatëkeqësi të tilla. Ngushëllime familjeve
Ngushellime fakiljareve . E vertet ne kete ngjarje eshte se kane humbur jeten tre njerez .
Kam pare shume per kete , kam pyetur njerez qe kane qene ne vendengjarje;
por shkruhen e jepen informacione te deformuara ; te krijohet pershtypja sikur mediat
paskan detyre keqeinformimin.