Real Madrid shpartalloi Bajernin e Munihut në “Allianz Arena”, me një fitore të madhe 4-0. Dy gola nga Sergio Ramos dhe dy nga Kristiano Ronaldo i dhanë fund mallkimit bavarez për skuadrën madrilene, e cila nuk kishte fituar kurrë në Munih në dhjetë vizitat e mëparshme. Fitorja minimale e Reali në Madrid javën e kaluar e bënte intrigues takimin e mbrëmshëm, por kureshtja për finalistin e parë u shua pas 20 minutave lojë, kur Ramos shënoi golin e dytë personal dhe për skuadrën e tij.
Takimi nisi ashtu siç ishte parashikuar, me Bajernin që qarkullonte më tepër topin, ndonëse pa u hedhur në aventurë, ndërsa Reali qëndronte në pritje për të kundërsulmuar. Spanjollët patën rastin e parë, kur Neuer doli nga zona dhe goditi keq topin me kokë, por Bale nuk shënoi në portën e boshatisur, duke provuar nga mbi 30 metra. Sergio Ramos shënoi golin e parë, pas një goditjeje nga këndi, në minutën e 16-të, ndërkohë që skena u përsërit vetëm tri minuta më pas, këtë herë nga një goditje e lirë. 2-0 për 19 minuta, Bajernit i duheshin katër gola dhe në atë moment loja praktikisht mbaroi.
Pas një sulmi të humbur nga gjermanët, Real doli në kundërsulm dhe Ronaldo shënoi golin e tretë. Pjesa e dytë u zhvillua e gjitha në gjysmëfushën e Realit, i cili luajti qetë, ndërsa Bajerni kërkoi golin e nderit, që nuk arriti ta gjente.
Në fundin e lojës, edhe goli i katërt, me goditje të lirë nga Ronaldo, që shkon në kuotën e 16 golave, duke vendosur rekord. Triumf i Ançelotit, në kërkim të trofeut të tretë personal, ndërsa Real synon të dhjetën.

Felicidades por los guapos de Real Madrid!