Rusia synon destabilizimin e veriut të Kosovës

redaktor

Dhjetë automjete “Lada Niva” të dhëna nga Federata Ruse për formacionin paraushtarak të Serbisë në veri të Kosovës “Mbrojtja Civile (Civilna Zastita srb.)”, janë bërë shkak i shqetësimit të institucioneve ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

Mënyra se si Moska ka zgjedhur që të ndihmojë këtë formacion në kohën kur Beogradi dhe Prishtina po dialogojnë për integrimin e tij në institucionet e Kosovës, po vlerësohet si përpjekje për të penguar normalizimin e veriut.

Për më shumë, burime të gazetës “Tribuna” kanë bërë të ditur se pas sulmeve të fundit ndaj EULEX-it dhe vendimit të veriorëve që ta shpallin EULEX-in si mision të padëshiruar, mund të priten edhe veprime të tjera destabilizuese në veri të lumit Ibër, pasi që ka sinjale se prapa këtyre veprimeve qëndron Moska. Burime të sigurta ndërkombëtare i kanë thënë gazetës se janë në dijeni për qëllimin e Rusisë që ta destabilizojë veriun e Kosovës duke arritur kështu dy-tri qëllime.

Sipas të njëjtave burime, qëllimi i parë i Moskës është që të krijojë një vatër tjetër krize, të ngjashme me atë të Ukrainës, duke e zgjeruar dhe forcuar edhe më shumë argumentin e Rusisë që rasti i Kosovës të përdoret si precedent për invadimin e Krimesë./illyria

Share This Article
8 Comments
  • DHE FORCAT USHTARAKE TE PREGATITEN /NE TE GJITHE SHQIPERINE ////RAMA DUHET TE DDERGOJE KAMIONA DHE USHTARE NE KOSOVE DHE SHQIPTARET DUHET TE LUFTOJE TE BASHKUAR KUDO QE JANE //

      • Po amerikanet prandaj i thane qeverise se Rames qe duhet te risesh buxhetine e ushtrise,dmth te bleje armatim te Nato-s,\por Rama nuk blen se gjasme nuk kemi para —
        Ndersa ketej mer borxhe skandaloze nga FMN per te paguar biznesmenet e medhenj qe keta biznesmene i kane shtetit shqiptar mbi 700 milione euro pa paguar nga taksat ….

        Po cudia eshte askush ne PS apo dhe ne opozite nuk i ve veshin kesaj kerkese qe ka bere pala amerikane per Shqiperine……

        Shtypi duhet te flasi dhe trajtoje ekte probemine armatimit te Shqiperise
        C’eshte ky shtet pa armatim fare ..? Eshte e paimagjinueshme ..

        Edhe kosovaret bejne gabim qe e mbajne veriun, me mire ta nderojne me luginen e Presheves dhe mbyllet pergjithmone problemi me Serbine

        Me veriun brenda Kosoves do kene gjithmone probleme ….se ne jemi shtete te dobeta
        ndersa ata edhe amratim kane por edhe Rusine dhe Europen e kane me vete

  • Kosova eshte nje vend ku Aleanca e Atlantikut Verior NATO eshte e inkuadruar me se miri me baza ushtarake , struktura te sigurise dhe ne mbeshtetje te qeverise se Kosoves . Cdo synim per destabilizim do te demtonte serbet e veriut duke i detyruar qe te braktisin vendbanimet e tyre. Ne veri te lumit Iber shqiptaret i kane forcuar pozitat e tyre dhe nuk do te lejojne nje tentative per destabilizim nga ana e serbeve. Po ashtu Serbia do te kete pasoja ne integrimin e saj. Perfaqesuesit me te larte te diplomacise gjermane i kane vendosur kusht te hekurt Serbise e cila duhet te njohi Kosoven ne menyre qe te avancoje ne integrimin evropian. Ne jemi te njohur tashme per rolin e ushtareve gjermane te NATOs ne trazirat e kaluara te veriut te Mitrovices, serbeve nuk u eshte bere asnje leshim. Po ashtu shqiptaret jane kthyer deri atehere ne vendbanimet e tyre ne veri dhe i kane ndertuar shtepite e tyre me se miri.

    • Ti “dardan” fluturon, me kembe ne toke vella se kur te filloj Loja e madhe, Rusia do ta hedh kopilen e vogel ne veprim dhe marreveshja me dacic do ti duhet Thacit te fshije hunden. Po prite qe shtetet e tjera te sakrififkojne djemte e tyre per lirine e “dardaneve” apo “kosovarve” si ju pelqejne juve tu quajne atehere paci fat.Amerikanet ju dhane lirine dhe ju i vrate ne aeroportet e Gjermanise, i kercenoni nga shkretetirat e Sirise, prandaj kesaj radhe paci bythet e forta, pasi edhe buken e shqiptarve e permbyset dhe fjakun e djemeve te Shqiperise e perbuzet.Do jete prove e madhe kjo per ju “dardanet” dhe “kosovaret”.

  • Qeveria e Kosoves pari aq pari sa te rriste rrogat e kuvendareve me 25%, sepse lodheshin shume duke fjetur.

  • Ju kosovaret gjithmone lirine e doni nga tetjeret, prandaj po filloi ne Veri, tash e kini pervojen, therrjani vrapit e ne Kukes.

  • Jo vetem shqiptaret dhe europianet, por une jam i bindur qe edhe njerzit me mend ne Serbi jane te vendosur te mbajne larg konfliktin ukrainas nga Rajoni. Sa per shkembimet e teritoreve, keto jane mina me sahat, te rrezikshme e çoroditese. Jemi nisur te gjithe drejt integrimit europian. Perpara pa kthim! Kjo eshte e mira e te gjitheve.
    Nga ana tjeter deshiroj te them se minoritet, pranimi e respektimi i tyre e fisnikerojne nje komb. Ne, shqiptaret, historikisht kemi treguar se dime ti respektojme minoritetet, kurre nuk çkombetarizuar o nxitur çkombetarizimin e kerkujt, ju kemi respektuar gjuhen, shkollen dhe te drejtat. Kjo, jo vetem ne kohet e reja, por edhe nen Perandorine turke, kur per shkak te fese kishim pozita paksa me te privilegjara nuk i perdorem ato kunder fqinjeve me kombesi tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *