Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për lirim të Fatos Skejës

redaktor

Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha mbetet në burg deri në fund të procesit gjyqësor. Ish-gardisti Fatos Skeja nuk e ka fituar dot betejën me Gjykatën e Lartë, ku kishte bërë rekurs për t’u liruar. Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e të pandehurit si të paargumentuar, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda, “arrest në burg”, me akuzën e gjobëvënies 100 mijë euro ndaj një biznesmeni shqiptaro-amerikan në gushtin e vitit të kaluar. Skeja pretendoi se nuk është i përfshirë në këtë ngjarje, por sipas prokurorisë, është e vërtetuar se ish-gardisti ka përdorur targat e makinës së gruas së tij te mjeti i prokurorit të Shkodrës që vetë e kishte marrë për përdorim. Skeja pretendoi se ia kishin vjedhur, por nuk mbrojti dot faktin se përse gjendeshin targat e makinës së gruas së tij te “Benz”-i. Gjithashtu në qeli mbeti edhe bashkëpunëtori Gojart Locaj, të cilit iu gjetën gjurmë gishtrinjsh dhe fije floku në makinën me të cilën do bëhej tërheqja e parave në vendin e caktuar në Dajt për biznesmenin Ramazan Hima. Ngjarja ndodhi gushtin e kaluar, ku pas disa SMS-ve dhe kërcënimeve, biznesmeni pranoi të paguante një pjesë të shumës dhe më 15 shtator me policinë u krye operacioni i kontrolluar për dorëzimin, por autorët shpëtuan nga ndjekja dhe u kapën më pas.

Share This Article
2 Comments
  • Lajm i mire,fatos skeja eshte personi qe do te blinte gjakun e Hekuran Dedes ,si i derguar i brekedhjerit te historise, qe lypte t’i hapnin porten familja e Hekuranit,per “ngushellim,fatos skeja eshte personi qe i vuri flaken makines se Mero Bazes,naten perpara pallatit.
    Sa e sa zullume e gjema do te dalin ne kete proces gjyqesor per kete birbo-kriminel,ushtar te pare te dr.mortjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *