Më i rrezikshëm për njeriun është…

redaktor

As gjërpëri, as peshkaqeni, as luani. Harrojini! Shkaku më vdekjeprurëse për njeriun është….

Themeluesi i Microsoft Bill Gates postoi një grafikë interesante në blogun e tij personal, ku me shifra jepej përafërsisht numri i personave që humbnin jetën cdo vit si pasojë e sulmeve të kafshëve të egra.

Peshkaqenët janë “armiku” ynë më i vogël. Cdo vit mesatarisht 10 persona humbin jetën nga sulmet e tij dhe përafërsisht po kaq edhe nga sulmet e ujqëve. Më pas vijnë luanët dhe elefantët me nga 100 jetë njerëzore të marra cdo vit, kryesisht në Afrikë.

500 është numri i njerëzve që humbin jetën nga hipopotami, 1 mijë nga sulmet e krokodilëve. Pas tyre renditet “Krimbi i vetmuar”, që është një parazit mjaft i rrezikshëm që u merr jetën mesatarisht 2 mijë personave në vit.

Ascaris është një tjetër parazit. Shkakton rreth 2500 persona të vdekur cdo vit dhe vec kësaj është gjërësisht i përhapur edhe tek kafshët.

Në disa lloje molusqesh, kryesisht në ujëra të ëmbla jeton skistosomiasis, një parazit që shkakton sëmundje vdekjeprurëse. Cdo vit është shkaktari i vdekjes së të paktën 10 mijë njerëzve. Po kaq shkakton edhe mushkonja famëkeqe tse-tse.

“Tërbimi” sëmundja që transmetohet nga qeni tek njeriut shkakton rreth 25 mijë viktima në mbarë botën, ndërsa gjarpërinjtë vdekjeprurës mbeten mes kafshëve që shkaktojnë më shumë viktima, plot 50 mijë në vit.

Më shumë se sa të gjitha kafshët e mbledhura së bashku, shkaktari i dytë më i madh i vdekjes së njeriut është…vetë njeriu. Cdo vit nga dora e jonë humbin jetën mesatarisht 475 mijë njerëz.

“Kurora” shkon për mushkonjat. Të njohura si shkaktaret më të mëdha të vdekjes se njeriut. Me pickimin e tyre transmetojnë një mori sëmundjesh dhe virusesh, jo rrallëherë vdekjeprurës, mes të cilave edhe malarjen që vret cdo vit 600 mijë persona, shto këtu edhe 125 mijë të tjerë që ndërrojnë jetë nga sëmundjet e tjera të marra po nga mushkonjat. /

Share This Article
3 Comments
  • Krimbi i vetmuar?! Cfare eshte Krimbi i vetmuar dhe cfare roli luan ai ne vdekjen e njeriut, mund te na e shpjegoje njeri…

    • Keni harru Salushen
      Ai eshte virusi ma i rrezikshem qe ju ka marre jeten shum shqiptarve kto 23 vite…,masandaj vjen Arbitha dhe ne fund Daçara…
      Kur do te shpetojne shqiptaret nga virusi berishjan??

      • Po ke te drejte Saliu eshte qenie me vdekjeprurese ne glob ! sa thone per mushkonja dhe gjarperinj apo qener dhe ujq , vrasin shume sepse jane numer i madh ! Por si individe ata vrasin shume pak ! Ndersa Saliu si individe ka vrare mbi 7000 shqiptare ! Asnje mushkonje ose gjarper nuk ka vrare 7000 individe njerez , por kanibali Sali Berisha , ka vrare te pakten jo me pak se 7000 njerez ! Po ta mbledhesh me kanibalet e tjere neper bote del nje raport i friksherm !

        Prandaj mos genjeni : Qenia me e eger vdekjeprurese , por me nje karakteristike qe ka vrare vetem shqiptare , eshte Saleh Berishiviçi !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *