Ka një të vërtet të hidhur me atë çka po ndodh me debatin aktual të politikës në Shqipëri. Agresiviteti dhe brutaliteti që po e shoqëron atë është tregues pesimist se politikës shqiptare I duhet kohë për tu modernizuar dhe për tu ngritur në nivelet e pritshmërisë së opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtar, që vazhdojnë të shpresojnë për ditën e madhe, kur politika shqiptare do të jetë po aq e mirë-edukuar dhe po aq vizionare sa politika europiane. Zhgënjyese…Për opozitën në rradhë të parë. E cila në fillim të shtatorit të kaluar, falë lidershipit të ri u dukte se do të orientohej drejt politik-bërjes me standarde dhe nivel europian, drejt qëndrimeve konstruktive, oponencës me argumenta dhe alternativave pozitive në funksion të zhvillimit të vendit. Jo pak e kritikueshme mund të cilësohet edhe qëndrimi I maxhorancës, e cila minimalisht nuk duhet të bjerë në të njëjtin nivel vulgariteti
dhe maksimalisht ka përgjegjësinë që ta udhëheq debatin drejt sfidave dhe hapave të zhvillimit ekonomik të vendit. Ajo cka po shoqëron debatin politik sot është një lojë e shëmtuar me cic-mice, me avjona dhe sms-ra, me mushkonja dhe letra me dyshime. A thua se jetët e shqiptarëve do të cilësisht përmirësohen, rrogat dhe pensionet do të vrullshëm rriten, rrugët, spitalet dhe shkollat do të zhurshëm ndërtohen, në rast se do të gjenden përgjigjet e famshme: Kush e shkruajti SMS-në? Dhe a u ul apo nuk u ul avioni? E kujt I duhet kjo? A është me të vërtet ky debati që u duhet Shqiptarëve?? A është kjo ata çka kanë pritur si nga maxhoranca si nga opozita më 23 qershor? Jo dhe jo. Shqiptarët sot kanë nevojë për më shumë rend dhe siguri. Dicka positive është bërë, por sigurisht duhet edhe më shumë, dhe kontributi I opozitës do të ishte mëse I mirëpritur në këtë drejtim. Shqiptarët sot kanë nevojë
për një ekonomi të qëndrueshme në familjet e tyre. Dicka e mirë po bëhet në këtë drejtim, por që ende nuk mjafton dhe sigurisht që kontributi I opozitës do të ishte më së I mirëpritur. Shqiptarët sot kanë nevojë për shumë vende pune, për më shumë shërbime cilësore, për një shoqëri më të hapur dhe më të zhvilluar europiane, dhe kjo mund të arrihet vetëm në momentin kur maxhoranca dhe opozita do të heqin dorë nga historia 23-vjeçare e sherreve të tillla dhe të fokusohen tek problemet reale që shqetësojnë qytetarin shqiptar.

KETE E DINE TE GJITHE QYTETARET, ZHURMA BEHET PER TE TERHEQUR VEMENDJEN NGA 3% I ARGITES, MILIONAT E XHIN XHONIT DHE AVENTURAT E KUNDRALIGJSHME TE IMAMIT PER KERKIMIN E ARIT.
MBI TE GJITHA KETO OBJEKTIVI MADHOR ESHTE MOSMARRJA E STATUSIT NE QERSHOR.
SI MENDONI A KA VEND NE LIRI PER BERISHEN, METEN E KOMPANI NE NJE VEND ANETAR TE BE?????!!!!!!!!
E PRA NE NJE VEND TE TILLE ATA E KANE VENDIN NE BURG.
EDHE RAMA ESHTE BERE VEGEL E KESAJ STRATEGJIE, QYSH NE MOMENTIN QE HENGRI MUTIN QE BERI VETE VETEM PER TU BERE KRYEMINISTER.
E CFARE FITOJME NE SE U BE RAMA KRYEMINISTER DUKE FUTUR ILIR METEN NEN OMBRELLE???!!!!
NJE MUT TE MADH, KETE FITOJME.
SA ME SHPEJT TE ZGJOHEMI NGA GJUMI AQ ME MIRE ESHTE, SEPSE NDRYSHE HISTORIA DO PERSERITET E PRAPE DO THEMI PAS 8 VITESH, “ORE PO SI E PASKEMI DURUAR KETE QEVERRI PER 8 VITE RRESHT”
Debatin-shterp,arrogant,turperues e bene opozita me legenin Sali,i cili eshte penduar qe dha doreheqjen dhe tashme kerkon te forcoi pozitat e Lulit,pasi ky do i siguroi mosfutjen ne burg dhe sigurimin e pasuris marramendese-familjare-klanore.Tek ne nuk funksjonon drejtesia,pasi te gjithe keta duhet te ishin pas-hekurave..!