Rummenigge: Reali turpëroi Bayernin tim

anazapta

Drejtori i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, mendon se Real Madridi arriti të gjejë dobësitë e skuadrës së tij në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.

Të zgjedhurit e Pep Guardiolës u turpëruan në Allianz Arena duke pësuar 4-0 dhe duke u eliminuar nga gara evropiane.

“Ne treguam shumë pak pasion për t’i shkaktuar probleme kundërshtarit. Ne ishim të pafat që pranuam nga dy ndalime. Pas kësaj ishte e qartë se Reali mbase do të shkojë në finale. Real Madrid është ekip i shkëlqyeshëm. Ata zbuluan disa prej dobësive tona”, tha legjenda e Bayernit.

“Real Madrid ndaloi ofensivën tonë. Ata vazhdimisht na shkaktuan probleme në mbrojtje me lojtarët e tyre të shpejtë. Kjo ishte një prej atyre ndeshjeve. Ne duhet t’i kursejmë nervat”, ka thënë Rummenigge për Sky. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *