Real Madrid mahnit edhe vetë Ançelotin

anazapta

Krenar për të vetët, nga i pari tek i fundit. Karlo Ançeloti, pasi i përgëzoi të gjithë lojtarët për atë që e pagëzoi si “ndeshje e përkryer” kundër Bajernit, tha se fitorja e thellë në Munih ishte më se e merituar. “Kur të gjithë punojnë bashkë, cilësia rritet dhe kemi në fund një ndeshje të përkryer. Kisha fituar në Munih më parë dhe kjo më jepte besim. Falë këtij ekipi dhe tifozëve, Reali pas 12 vjetësh luan në finale. Më vjen keq që Ksavi Alonso nuk do të jetë në Lisbonë, por rëndësi ka të fitojmë”. Goleada e të bardhëve që turpëroi ekipin e Guardiolës ka habitur edhe vetë Ançelotin.

“E mendoja fitoren, por e kisha të pamundur ta imagjinoja diçka të tillë. Befasohem gjithnjë e më shumë nga skuadra ime, luajti për klubin dhe tifozerinë madrilene që priste prej kaq vjetësh finalen e Champions League. Ramos është mbrojtësi më i mirë në botë, por për golat ka merita e gjithë skuadra. Jam i kënaqur me të gjithë. Ishim pak të shqetësuar sepse kishim një avantazh minimal, por besimi nuk na mungonte. Nuk besoj se për Bajernin ka ndonjë fund sepse filozofia e Guardiolës vazhdon dhe ka pasur shumë rezultate madje”.

Personazhi tjetër i madh i mbrëmjes ishte Kristiano Ronaldo, tashmë golashënuesi më i mirë i një sezonit të vetëm, me 16 gola. Sulmuesi portugez tha se meritën më të madhe e ka Ançeloti, sepse ka ndryshuar rrënjësisht mentalitetin në skuadër. Finalja e këtij sezoni luhet në Lisbonë, në shtëpinë e Ronaldos, por ylli i Realit tha se për të pak rëndësi ka, sepse ai përgatitet maksimalisht për çdo ndeshje, pavarësisht se ku luhet.

Share This Article
2 Comments
  • do tju shofim ne finale a do ta ngrini kupe , se ekipi qe keni per balle eshte nje kocke e foret kete vit dhe mos harroni se kush ka eleminuar barcelonen nuk del kollaj pa marr kupen , prandaj prit tju shikojme se sa te verete jeni dhe te forte jeni tung me 24 maje .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *