Agjentët e Antidrogës në Devoll bllokuan dy makina me të cilat po transportoheshin drejt Greqisë 15 kilogram hashash me qëllim trafikimin. Aksioni u bë në aksin Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Fitore. Gjatë kontrollit u arrestuan edhe 4 personat që udhëtonin në dy mjetet, Aurel Xhaçka, 41 vjeç Gerti Hysolli, 28 vjeç, Andri Hysolli, 36 vjeç, banues në Bilisht dhe Kristjan Gernjoti, 26 vjeç, banues në Korçë. Policia tha se në makinën tip “Audi”, me targa AA314CA, dhe “Suzuki” me targa AA083GR, u gjetën 15 kg hashash.
