Tiranë, australiani denoncohet për 3 mashtrime me 38 mijë euro

anazapta

Një shtetas australian, rezident në Tiranë dhe që hiqej si sipërmarrës në biznes, është denoncuar për mashtrim nga 3 qytetarë, me vlerë të përgjithshme borxhi 38 mijë euro në lekë dhe valutë. Burime zyrtare thanë se ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj A. K., 46 vjeç, nën akuzën e mashtrimit. G. A., e denoncon se i ka marrë 27000 euro dhe 300 mijë lekë, kurse E. H., se para 6 muajsh i ka marrë 5000 euro dhe 330 mijë lekë. I fundit ka denoncuar A. Q., nga Fieri, për 1850 euro dhe 64 mijë lekë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *