“23 qershorët” e Futbollit, ku ndryshojnë me ato të Politikës

anazapta

Nuk janë të rralla rezultate si ai së shtunës në Allianz Arena, ku Real dërrmoi brinjësh Bajernin e madh. E jashtëzakonshmja në këtë rast, ishte vetëm fakti se gjermanët vërtet mund të humbin, por nuk turpërohen. Aq më pak shpirti i tyre, Bajerni. Dhe aq më pak akoma, kur janë në ditët e tyre më të mira.

Por ndaj futbolli është kaq tërheqës, sepse është dhe i çmendur  pëveçse i bukur. Sakaq, Reali vetë është turpëruar paq sa herë nga rezultate të tilla. Po ashtu dhe big të tjerë të futbollit në çdo kohë. Dhe jo më kot kam futur në punë një datë shqiptare me një simbolikë të veçantë siç është ajo e 23 qershorit, për t`ju qasur rezultateve të tilla në futboll, shtangëse, goditëse, befasuese, sepse dalin jashtë çdo parashikimi dhe përmbysin çdo përllogaritje racionale njerëzore. Janë si ca mistere, kurrë të shpjegueshme.

Propabiliteti që ndokush në miliarda njerëz të kishte parashikuar një fitore të Realit përballë Bajernit si të ishte ndeshur me rezervat e Andorës, afërmendsh që ka qenë në kufijtë e zeros. Eshtë pra nga ato rezultate që mund të të çojnë dhe në efekt të kundërt: të të mërzitet futbolli; ose që vetë fituesve të mos u shijojë fitorja. Si me ‘23 qershorin’ tonë në politikë, ku deri ditën e fundit viheshin baste, bëheshin parashikime, pyeteshin astrologë, e kur mbëriti fundi i asaj ditë, dukej sikur gjithçka ishte një lojë e luajtur në kompiuter.

Sepse kur starti paraqet dy luanë, e më pas finishi i shndërron ato, njërin në elefant e tjetrin në miush, diçka vërtet i ka munguar për të qenë tërheqëse, emocionuese e sfilitëse. E megjithatë, ka një ndryshim thelbësor mes të ngjashmeve në sport e politikë. Vetëm në sport ndodh që gara të jetë më e rëndësishme dhe më e bukur se rezultati; ndërsa në politikë, gara duhet të jetë vërtet e bukur, por rezultati ka më shumë rëndësi. Se paramendoni sikur më 23 qershor, pavarsisht garës tërheqëse, rezultati të kishte lënë sërish Berishën në pushtet?! 

 

Share This Article
2 Comments
  • Hajde se keta bijte e nipat e PPSH do tjua bejne jeten “te lumtur” shqipetareve, sic jua bene baballaret e tyre nga 44 deri ne 90.

    • Koment pa lidhje fare. jemi ne 2014 dhe mos e ngaterro k me $…
      Komunizmi nuk kthehet me po fli i qete.
      Miku dhe idhulli yt SB ka qene komunist i flakte dhe ti e dashuron marrezisht …
      Zgjohu o trushpelare….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *