Letër e nënshkruar
Sheme Veshaj, Vlorë.
Dita! Nëpërmjet gazetës tuaj dhe si lexues i rregullt, do të këshilloja të gjithë lukuninë e pseudo-“demokratëve” të PD-së: Pasuria nuk e blen dot njerzillëkun dhe pushteti është i përkohshëm. Nuk jeni ngopur për vite me radhë, duke mbajtur pushtetin edhe me dhunë? Jeni dështakë dhe llafazanë; të mbysni me fjalë, por s’ia keni idenë nga punët.
Këta vetëm shtojnë edhe më tepër urrejtjen e njerëzve dhe neverinë karshi tyre. Eh, sikur të mjaftoheshin me kaq! Kontributi i tyre i vetëm në shoqërinë shqiptare janë fjalët, edhe ato boshe, veçse mashtruese.
Ky Basha a mundet të ofrojë gjë tjetër vec gënjeshtrave të dala boje të Berishës? Diçka të re, të paprecedent dhe të dobishme për qytetarët e këtij vendi?
