Letër e nënshkruar
Gëzim Meta, Pukë
Numri i shteteve euroskeptike është gjithnjë e në rritje dhe kjo është akoma më e rëndë në çastin që euroskepticizmi po zhvillohet në themelin e shoqërisë evropiane, në popullin e saj. Popujt evropian po i largohen Evropës së bashkuar ashtu si ajo po formatohet duke e kthyer shpresën tek formula e vjetër e sprovuar e shteteve kombe.
Arsyet janë të shumta, por kryesorja është humbja e besimit dhe e shpresës së qytetarëve evropianë kundrejt hipokrizisë dhe politikave të gabuara të ndjekura deri tash në përballjen kundër krizës financiare, e cila ka lënë gjurmë të thella në shoqëritë e vendeve të Europës.
Në Shqipëri euroskepticizmi ndërkohë është një hapësirë boshe politike, pikërisht pse kjo e fundit (politika) është fare inekzistente kur bëhet fjalë për interesa kombëtare. Ne ende nuk kemi një debat cilat janë të mirat dhe të këqijat e hyrjes në BE. Vetëm yyyyrysh përpara, si të jemi një turmë injorante që nuk meriton as informacionin bazik.
