Letër e nënshkruar
Vasil Puci, Durres
Shkuan nje here disa gra te veziri ne kala. E njenën prej tyre e zuri teshma Atehere veziri i tha ‘’skurrec’’
Ato vezirit iu pergjigjen: “Skurrec’’, paç or tungjatjeta. Po këta burrat tanë? Kurrë “skurrec” nuk po na thone! Eshte nje studim i te madhit Shaban Sinani per letersine e shekullit te 20-te mbi normat e respektit ndaj gruas ne shoqerinë demokratike. Rastet e dhunimit te nenes, motres, gruas jane shtuar sipas raportimeve te medias. Le te çirren sa te duan sociologet ne ekranet e televizioneve, disa burra-qena dhunojnë grate. Ku, ku (po flas dhe unë si Rexhep Qosja) ku e ka te keqen ky rrenim? Nuk marr persiper te sqaroj lexuesit per respektin ndaj gruas qe ka pasur e duhet te ketë shqiptari. Por nje gje dihet botërisht: pa keto vajza, e nuse te mbrekullueshmme pa keto nena zemermire shoqeria jone do te ishte asimiluar me kohe. Na rrofshin mustaqet n.q.se i kemi. Na rrofte pasuria dhe trupi i gjate. Jemi nje hic kur s’respektojme gruan. Po vazhduam keshtu nuk na takojne vargjet: Kemi gjakun me te situr / Si dhe zogjt e dallëndyshes / Ky bulmet qe na ka rritur / Ka pikuar nga gjiri i gjyshes
