Ibra: Përgjithmonë lojtar i PSG

anazapta

Zlatan Ibrahimovic e ka bërë publike dëshirën e tij për ta përfunduar karrierën te Paris Saint-Germaini.

32-vjeçari kaloi te klubi francez në verën e vitit 2012 nga Milani, ndërsa ka edhe dy vite të tjera në kontratën e tij.

Ibra tha se  “Jam i lumtur, shumë i lumtur në Paris dhe nuk e kam ndërmend të largohem.  Karrierën time si futbollist do ta përfundoj te Parisi”, ka theksuar suedezi për revistën zyrtare të PSG-së.

Edhe këtë sezon, Ibra është golashënuesi më i mirë i Ligue 1, me 25 gola të shënuar deri më tani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *