Nën shiun e rrëmbyeshëm të Torinos dhe “Juventus Stadium”, i mbushut përplot, Benfika merr një kualifikim mëse të merituar dhe më heorizëm, duke qenë se e mbyll në inferioritet numerik sfidën pas të kuqit të Perez. Ndërsa, djemtë e Kontes, përtej disa rasteve sporadike, nuk prodhojnë asnjë të rrezikshëm, duke gjetur gjithmonë gati portierin e ri Oblak.
Pjesa e parë – Fillimi i ndeshjes së gjysmëfinales së kthimit ndaj Benfikës është drithërues dhe me emocione, por ka vetëm markën “portugeze”. Benfika sulmon dhe vetëm pas 40 sekondazh i afrohen golit të avantazhit me anë të Rodrigos. Shpëton gjithçka Stefan Lihtshtajner. Presing dhe intensitet, Juventusi vuan disi nga grinta e shfaqur nga miqtë. Në të 8’, përgjigjia e Andrea Pirlos: fantazisti godet nga larg, por topi preket me gishta nga portiere slloven Oblak dhe përfundon mbi tra, në goditje nga këndi. Serbi Markoviç luan shumë përpara dhe shfaqet një rrezik constant. Juventusi provon të administrojë dhe të ngadalësojë shpesh ritmin e miqëve: në të 20’, Vidal provon me një goditje fluturimthi, por topi bie në rrjetën e jashtme, pas një krosimi të bukur të Andrea Pirlos. Pesë minuta më pas, Tevez dueton me Jorenten, por topi i goditur nga argjentinasi del jashtë. Lihtshtajner është ai që shtyn më shumë, ndërsa Pogba dhe Vidal trembin miqtë në më shumë se një rast. Në fund të pjesës së parë, disa raste për zhbllokim nga vendësit, me një godije të Pirlos nga jashtë zone, por sidomos me goditjen e Vidalit me kokë, kur topi po shkonte në rrjetë, i larguar nga mbrojtësi shtatlartë Luisao. Në fund, rast tjetër për torinezët, me Bonuçin, që devijon me kokë në zonë, gjatë goditjes së këndit, por topi kalon gjithë sferën pa pasur asnjë devijim.
Pjesa e dytë – Benfika e ka nisur ashtu si edhe në të parën, duke prodhuar shumë volum dhe duke krijuar shpesh superioritet numerik me anë të futbollistit më të talentuar, Salvio, ndërsa bardhezinjtë, pas disa minutash në vështirësi, kanë arritur të dalin dhe të rrisin presionin ndaj miqëve. Por, është Sikeira ai që godet një penallti të lëvizsshme brenda zonës, pas një goditje këndi: topi del ngjitur me traun. Pirlo ngroh dorezat e portierit Obrak, që pret pa vështirësi goditjen e dënimit. Më pas, bardhezinjtë protestojnë për një prekje me dorë të Markoviç gjatë tentativës të Jorentes me kokë, por gjyqtari nuk sheh. Por, she disa minuta më pas faullin e Perez, që merr të verdhën e dytë. Në inferioritet numerik, Benfika mbrohet dhe vuan jo pak presionin e vendësve, të shtyrë edhe nga publiku.
Heroizëm – Një faull ndaj Sulejmanit, që dëmtohet në kokë, ndez një grindje e cila përfundon me të kuq ndaj Vuçiniç, në stol, ashtu si edhe Markoviç për Benfikën, që ishte zëvendësuar për një dëmtim. Por, Benfika humbet edhe Garai pasi çahet mbi buzë. Megjithatë, me nëntë, reziston deri në fund dhe pas gati tetë minutash shtesë, mund të festojë për finalen e madhe.
