Një padi për mashtrim ka nxjerrë zinxhir shumë histori të tjera të lidhura me znj. Duma, ish-zv. ministre e Integrimit, zyrtare e Partisë Demokratike në opozitë. Shoqëria përmbarimore private ZIG ka filluar ekzekutimin e një vendimi gjykate në shumën 140 mijë euro për një kredi të pashlyer të marrë nga Grida Duma dhe partneri i saj, Roland Rexho.
Borxhe e sekuestrime
Përgjatë vitit 2013, Grida Duma ka paguar gjithë rrogën e saj në Ministri të Integrimit në favor të shoqërisë përmbaruese, duke iu lejuar vetëm shuma prej 8000 lekësh, që konsiderohet si minimum jetik. Megjithëse të ardhurat e saj reale kanë qenë kaq të ulëta, zonja Duma jeton në luks. Një kopje e listës së Thesarit të Shtetit, provon se ish-zëvendësministrja e Integrimit Grida Duma, e derdhte rrogën e saj në llogarinë e shoqërisë përmbaruese ZIG.
Ndërkohë një shkresë e dytë zyrtare provon se është nxjerrë në ankand një apartament që gjendet në pallatin që Duma e Rexho kanë ndërtuar. Bëhet fjalë për një apartament në emër të saj në adresën rruga “Nikolla Tupe” me sipërfaqe 118 metra katrorë.
Partneri i politikanes
Duma ka qenë partnere në biznes me Roland Rexhon, një biznesmen me origjinë nga Vlora. Ajo ka filluar biznesin me të në moshën 24-vjeçare, kur ishte në Durrës, ndërsa biznesmeni ndërtonte në Tiranë. Nuk dihet se ku i gjeti paratë për të investuar në ndërtim pallatesh një 24- vjeçare nga Durrësi, por fakti që biznesmenit në fjalë nuk i shkuan mirë punët dhe po shkonte drejt falimentimit, ka bërë që ajo të tërhiqet në vitin 2013 nga aksionet e saj, por ndërkohë ka detyrime për borxhet e krijuara nga kompania.
Padia për mashtrim
Duma dhe partneri i saj në biznes u paditën disa ditë më parë nga qytetari Albert Pali, 85 vjeç, për vjedhje dhe mashtrim. Të moshuarit pronar i një trualli ku Duma dhe partneri kanë ndërtuar një pallat, i ishin premtuar tri apartamente, të cilat nuk i janë dhënë. Pas 6 vitesh sorollatje, ku Duma e Rexho kanë ndërruar edhe celularët dhe adresën e selisë së firmës, Pali ka vendosur t’i drejtohet Prokurorisë. Një ditë pas publikimit të lajmit mbi padinë u mësua se Duma ka mashtruar edhe qytetarë të tjerë, pasi ka shitur të njëjtin apartament, tek dy klientë të ndryshëm. Dhe për më tepër e ka bërë në të njëjtën ditë. Kontratat e publikuara dje nga DITA , e provojnë këtë mashtrim, të certifikuar edhe nga një notere me emrin Luljeta Kongoli.
Faksimile e një kopje të listës së Thesarit të Shtetit, që provon se përgjatë vitit 2013, Grida Duma ka paguar gjithë rrogën e saj në Ministri të integrimit në favor të një shoqërie përmbaruese, duke iu lejuar vetëm shuma prej 8000 lekësh
* * *
Ku i fle lepuri Gridës
Redaksional
Nuk është se kërkohen kushedi çfarë cilësish intelektuale për t’u përfshirë në politikën shqiptare. Shumica e atyre që janë përfshirë në të dhe janë sot vendim-marrës politikë të këtij vendi, janë njerëz mediokër. Veç kësaj janë përgjithësisht të dhënë pas pushtetit dhe parasë në mënyrë gati kafshërore, nuk ka asgjë fine apo me stil në atë që bëjnë; shumë janë aty thjesht të mbrojtur bizneset e tyre ose për të marrë një licensë për të vjedhur. Nuk përfaqësojnë asnjë interes publik, “politika” e tyre edhe kur shpërndan vëmendje për të tjerët, shpërndan thjesht “vende pune”.
Asnjë projekt strategjik, asnjë synim afatgjatë, asnjë interes kombëtar. Pazare njerëzish të rëndomtë që duan të bëjnë jetë sheikësh, apo yjesh hollivudi, e që kalojnë në dramë nëse bëjnë një jetë thjesht normale. Shikojini si vishen të gjithë si top-modela mes një populli që mban të njëjtën garderobë derisa zbardhylet nga varfëria. Shikojini çfarë makinash të shtrenjta përdorin dhe ecin me to rrugëve që nuk janë në gjendje t’i bëjnë kurrë si duhen. Mjerim i madh historia e “klasës politike” të Tiranës.
Ndaj rasti “Grida” nuk habit. Jo rastësisht periudha në të cilën Dume është futur në telashe të tilla si këto që kemi treguar në DITA këto numrat e fundit, përkon dhe me “dëshirën e saj të zjarrtë” për t’u futur në politikë dhe për të qenë protagoniste e mbrojtjes së humbjes së thellë të Partisë Demokratike. Lepuri i Gridës fle gjetiu. Atje ku flenë shumë lepuj të tjerë të “politikës” së Tiranës.
Grida shpreson që politika të jetë mburoja e saj për të mos u trajtuar siç duhet trajtuar një mashtruese ordinere. Ja sa bukur deklaron që e sulmojnë sepse “do bëhet nënkryetare e PD-së”. Pra po i bëhet mender “sulm politik”. Nuk e ka menduar keq. “Kolegët” e saj “politikanë” të Shqipërisë, ia kanë hedhur paq edhe kur kanë bërë krime monstruoze. Dhe vazhdojnë t’ia hedhin.
Faksimile e shkresës zyrtare që provon se është nxjerrë në ankand një apartament që gjendet në pallatin që Dume e Rexho kanë ndërtua



Mos I thoni politikane nje lavire, nje mashtruese nje hajdute, cojeni atje ku e meriton ne burg dhe kaq… nuk eshte turp qe kjo ordinere te na dale ne faqe te pare te gazetes e te na prishe diten
Beno mos u huto, nje individ qe te quhet politikan duhet ti kete te tera ato cilesite qe permendni ju me lart. Sa per punen e burgut heren e fundit qe futem nje politikan ne burg qe 21 vite me pare te tjerat jane llafe. Tani ta pranojme bashkarisht, ne meshkujt kemi frike prej femrave qe jane terheqese, te zgjuara, te forta apo agresive ndryshe nuk shpjegohet gjithe ky uragan komentesh sa here media ju ngacmon me Griden.
Duhet te jemi me reflektiv kur logjikojme. Ngrihet nje pyetje perse meshkujt nuk kane friken Kodhelin, Gjermenin, dhe nje sere femrash te tjera te krahut tjeter?
Kam pershtypjen qe vershimi i komenteve ka tjeter shkak, ai lidhet me raportin qe krijojne keto femra perballe publikut dhe si e trajtojne ato ate:
1- Znj. Duma e trajton publikun sikur deri me tani ai nuk ka ditur te logjikoje dhe i ofron logjiken e saj shpeshhere te deformuar dhe te bazuar ne fakte te paverteta. Mbron me pasion te palogjikshem te paverteten, mashtrimin dhe genjeshtren. Dhe publiku arrin te perceptoje rolin e zj. Duma.
2- Znj. Mesila Doda e trajtonte publikun ja sipas shprehjes se ‘ duhej te vareshin te palmat e k.ministrise protestuesit’….
3- Znj. Topalli ‘ i qiste prej zhelesh jashte’ perfaqesuesit e popullit…
dhe lista vazhdon e vazhdon….
Ketu eshte burimi i vershimit te acarimit popullor dhe jo te faktore dytesore si bukuria, zgjuarsia apo elemente te tjere te pakonsiderueshem.
Populli i mbeshtet njerzit e zgjuar e te mencur, edhe te bukur, por kur ato reflektojne pozitivitet dhe vlera.
Isuf je politizuar aq shume sa dhe femrat i shef nga llogoret e politikes; ne rastin tend te majtat (te mirat, partizanet) dhe te djadhtet (te keqinjte, gjermanet) nderkohe pa dashur te ofendoj asnje nga femrat qe ju permendni me lart, ne syte e mi ato jane femra normale, dhe tashme ne moshe e nuk kane ate terheqje seksuale sic mund te kete Grida. Nese neser Grida Duma do linte PD, e do mbeshteste Edi Ramen nuk do habitesha sikur ju do ishit i pari qe do ta mbronit. Per publikun e zakonshem perceptimi krijohet vetem nga media dhe une mendoj se “efekti Grida” eshte fryre qellimisht nga dy krahet, njeri krah per ta promovuar shpejt e tjetri per ta fundos po aq kollaj. Dhe ne fund sa per kujtese populli jone ka mbeshtet; Ahmet Zogun, Enver Hoxhen, Sali Berishen…etj dhe kemi degdis, vellezerit Frasheri, Qemal Bej Vloren, Fan S Noli, Konicen, Fishten, Terezen, Rugoven, Kadarene…etj
Mbase ne logjiken tuaj edhe populli i politizuar eshte, por jeni i gabuar. I keni si kampionet e mendimit popullor te shprehur neper forume, por edhe % votuese qe e katandisen PD-ne ne ato pak numra deputetesh. Dhe fenomeni i mesiperm ka ndikuar gjeresisht sic edhe vazhdon te ndikoje, por per sa kohe nuk ka as vullnet dhe as deshire per reflektim pas humbjes nuk pres as nga ju nje reflektim qofte ky dhe reflektim militanti.
Zoti vari Wool ! ketu, s’behet fjale ne se nje zonje eshte e bukur,terheqse,apo e mencur,qe per rastin Grida i ploteson; ketu behet fjale,(Ti ben sikur s’e ve re), se nje zonje,qofte kushdo ajo,e pd. a e ps. gjerman a partizane!… Mbeshtet ramen a saliun…Po kuzohet per mashtrim te paster dhe te paskrupullt, kaq. Sa e vertete eshte kjo?! Te presim Zonjen kur te flas! Pra, ju akuzoni Isufin se i paka femrat nga llogoret e politikes,por per vete i pake nga maja e bunkerit!… Nuk thua ka vjedhje a s’ka,kjo eshte ceshtja.
Uragani I komenteve vjen ngaqe e njohin te gjith qe esht lavire dhe cuditen sesi nje pleraxhije si kjo del e ben moral dhe behet figur publike. Komentet tregojn qe ksaj I duhet treguar vendi…jo vetem me pall-ate mund te besh kar-iere. Esht hajdute mashtruese dhe putan. Kaq.
Lepri i fle te foleja me lesh
Politikane e zgjuar eshte G. Duma. Kete do thoja edhe po te ishte ne PS. Sajimet kundre saj behen vetem se eshte ne PD. Doni fakte njeanshmerie? Ja nje : Grida Duma, ndryshe nga deputetja socialiste Luiza Xhuvani qe ka djalin ne burg per vrasje, djalin e saj e ka ne shtepi. Le ta investigoje detektivi Mero qerosi kete fakt se po te ishte Grida nene vrasesi do kishte bere namin pastaj.
Djali i Luizes po vuan ate qe ka bere, jemi ne rregull me ligj e hesap.
Griden nuk po e akuzon njeri per djalin, por per veprimet mashtruese qe ka bere. Djali i saj qofte i mbare e me jete.
Mire Grida Duma qenka mashtruse dhe hajdute po ata te LSI ca jane??? bo bo ca pupulli jemiiii pastaj mos flasim per ata te PS. Po normale qe Grida do sulmohet se ja dine aftesite dhe e kane frike brenda dhe jashte partise se vete. Grida vazhdon te jete personazhi politik me i pelqyer.
Aftesi nuk eshte kur te dalin lakrat brenda 24 oreve per nje tufe pislliqesh 🙂
Ke te drejte per LSI-ne, por mos harro qe aleanca me te keqen me te vogel u krye ne logjiken per te hequr qafe te keqen me te madhe te ketj vendi.
Uroj qe konsistenca e nahijes brekedhjere te jete e padeformuar,gjete rruges deri ne zgjedhjet e 2015-es,dhe te mos hiqet dore nga kandidimi i grigjes per Bashkine e Tiranes.
Eshte e sigurt qe bashke me grigjen do te shkojne shume te tjere.,ne te s’emes.
Edhe ti bashe me ata Lora
Dumen po e sulmojne sepse i paskan permbaruar rrogen, ndersa bosat e ngjalave qe po ju pijne gjakun as qe guxoni ti permendni…Ata qe ju kane vjedhur me ze e figure…Po pranojeni ore njerez, qe vdisni per keta te fortet qe ju shkelin me kembe !!!
Desha te shtoj nje koment por pas asaj qe shkruan zoti ISUF hoqa dore sepse vetem mund te prish pune sepse eshte teper teper korrekt! respekte zoti ISUFI!
Zbatoni ligjin per kedo dhe mjaft u moret me fjale boshe .
E mi katunare qe paske be biznes qe 20 vjec,dukesh qe je e traumatizume se dukesh nga ftyra e tmershme qe ke.Po ky landi te hipte nper pall-ate apo i hipje ti pall-atit? Ky partneri moj fshatare qe te doli kallaj ashtu si e meriton.Dukeshe ti qe vije nga llumi,sa hapje gojen.Pa piken e klasit dhe te femres,sikur vije nga shpija e fmis.
O durrsakja qenke legene me L te madhe. Te ishin femrat si ty do ishte prish bota. Katunaria nuk eshte turp se ti s’je e pikume nga qielli, sepse dukesh. Pa pike klasi je ti qe shkrun ne menyre oridenere si te ishe e rruges dhe sa per femer asaj ske ci thua po kontrrollo veten, shihu mire ne pasqyre, se mos ndoshta arrin te kuptosh cfare je (ose e di mire kush je dhe deshperohesh per realitetin) debile. Grida Duma je BUKURI.
Mbiemri saj Grida Suma,e dine gjithe durrsaket
“Lepuri” i Grides ha karrota ne shalet e saj…. e zgjat mustaqet ne politike…
Moj Gridusha, moj rrezelluese e nderit,
kapur mbi dege, me kthetrat e skifterit,
don te mbrosh gjithe ligesite e doktorit,
qe te perfitosh nga shteti i korrupsionit.
Moj kukull, e gedhendur prej mermerit,
perbrenda digjesh nga zjarri i “zeherit”,
por diturise ia hoqe ato petet e lakrorit,
me theniet per “sindromin e Stokholmit”.
Rama nuk qe peng i medias,qe i Sales,
me lloj-lloj fyerje, si kukudhi i perralles,
per te mbrojtur pushtetin e rrumpalles,
ti me Salen jeni pengu i kontrabandes.
Te tmerrshmet grifsha,cerla,sila,laura,
ulen ndermjet bishave permbi kermat,
cicerijne nga gezimi dhe nga sevdaja,
ne simbioze me bishat rrojne te mjerat.