Komisioni i kërkoi gjithashtu Departamentit të Shtetit të rishikojë statusin e tetë vendeve të tjera ku nuk është shënuar përparim – Birmanisë, Kinës, Eritresë, Iranit, Koresë së Veriut, Arabisë Saudite, Sudanit dhe Uzbekistanit.
Raporti rendit 33 vende nga e gjithë bota ku vjet u raportuan shkelje, por nuk konsideroheshin si vende që paraqesin shqetësim të veçantë. Ndër to renditen demokraci si India e deri tek vende diktatorjale si Bjellorusia dhe vende të përfshira nga konflikti si Republika Qendrore Afrikane.
Komisioni rekomandon që presidenti, sekretari i shtetit dhe anëtarë të Kongresit të theksojnë rëndësinë e lirisë së besimit në çdo rast që u jepet, në takimet e zyrtarë të huaj.
Po ashtu raporti i bën thirrje Departamentit të Shtetit të vendosë kufizime udhëtimi për personat përgjegjës për shkeljen e lirive fetare. / VOA
