Mbrëmjen e së mërkurës, anglezët e Çelsit u mundën në fushën e tyre nga spanjollët e Atletiko Madrit. Një spektakël i gjallë futbolli me të gjitha ngjyrimet emocionale; me të gjithë llojet e përjetimeve njerëzore: gëzim e trishtim, eufori e zhgënjim; gjendje me pikëpyetje apo pikëçuditëse në fund. Natyrshëm që ka patur lot e psherrëtima, por paqja ka mbizotëruar gjithsesi, brenda e jashtë stadiumit, një gjë e pamundur deri pak vite më parë.
29 maji i 1985-ës në “Hejsel-in” e Belgjikës, do shëntonte kulmin e huliganizmit anglez në futboll, ku nga brutaliteti u kalua në kriminalitet të pastër, me bilançin tragjik të 39 të vdekurve e afro 500 të plagosurve, të ndodhurit pra realisht të asaj që siç në titullin e një filmi të ‘Kinostudios’, një fushë e blertë u kthye në fushë të kuqe. Ç`prej atëherë, morri jetë miti vrasës i tifozerisë angleze, quajtur ndryshe huliganizëm, që u fuste të dridhurat organizatorëve të çdo kompeticioni futbollistik ndërkombëtar. Ndërsa sot, ky mit i lig pothuaj është thërrmuar tërësisht, deri në zhdukje.
Tifozeria angleze është thjesht njerëzore: gëzohet në raste triumfi, dëshpërohet në rast humbjeje, por nuk godet e vret. Deri para ca vitesh, ishte e paimagjinueshme që në stadiumet angleze të mos kishte rrjetë teli që ndante tifozerinë në shkallë me fushën ku luhej. Ndërsa sot është një pamje krejt tjetër: as tela, aq hendeqe, as distanca; madje dhe policë rrallë shihen. Nuk ka më as tifozeri me pamje e sjellje egërshane, që shan, kërcënon e skërmit dhëmbët, por portrete njerëzore simpatike, në gjendje lumturie a trishtimi qofshin. Nuk është thjesht miti i një të keqeje të shndërruar në mit të së mirës, por është miti i ndryshimit. Duhet shumë për ta shpjeguar se si e qysh ndodhi kjo, por e rëndësishme është që ndodhi.
Dhe është një leksion për ne shqiptarët që nuk po mundemi të rrëzojmë mitet e së keqes tek vetja. Ngjashmërisht me huliganizmin e dikurshëm anglez, dhe ne sot jemi bërë të dhunshëm, të egërt; jemi zhveshur nga njerëzorja, nga vlerat dhe u jemi dhënë ca veseve rrënuese. Ja pra që dhe ‘huliganizimi anglez’ u bë një ditë! U humanizua, u kthye në normalitet. A thua do e kemi dhe ne këtë fat si shoqëri?! / E.H.

Dhe te mendosh qe ky miti i tifozave huligane angleze,ka ndryshuar aq shpejt,sa te duket e pabesueshme ne ate qe, ketu te ne,po perjetojme nje tranzicion demokratik prej gati 25 vjetesh dhe prit ku jemi.
Pasi te perfundoje tranzicioni demokratik,do te na duhet dy fishi i kohes se ndryshimit te tifozerise huligane angleze,ne tifozeri te sjelljes prej te lumturi apo te deshperuari,ne varesi te rezultatit te lojes.
Deri atehere,ne qe po shkruajme ketu,nuk i dihet se ne ç’bote do te jemi….
Ketu ne Angli nuk ka pasur asnjehere tela, hendeqe e ndarje neper stadiume, mos ja fut kot. Huliganet Anglez kane pas bere rremuja vetem jashte Anglie sepse provokohen kur pijne, kurse tani te gjithe e kane mesuar se Anglezet kur pine leri te qete te bertasin dhe nuk bejne rremuje. Kjo qe ndodh ne Shqiperi, Poloni e ne vendet e tjera te lindjes eshte ‘majmunizim’ ose kopjimi i asaj qe kane pare ne TV perpara viteve ’90 dhe eshte nje kulture qe Anglezet nuk kane lidhje fare.
ishte thecer qe e beri.shume thjesht.denimet u bene aq te ashpra sa edhe gangot u bene lango.edhe shqiptaret nuk jane gango.i mbaj mend ne kohen e gjyshit dhe ishin aq lango sa i rrihte polici me laps.
Qysh ndodhi?… vinte ne shtepi nje kartoline perpara ndeshjes: “Sillu mire” … = Shteti tregoi dhembet.
—
Ndeshje footballi 4-5 vjet me pare – B’ham. Policia bllokon qendren e qytetit duke ndare ne dy pjese tifozat, nga vizitoret kish thirrje e fishkellima. Dikush nga tifozat i thote nje WPC (oficere) :
– ” O Motra” avash-o-avash *… se e mbyte kalin. Ka 6 ore nen kembet e tua, tani i del shkume nga goja. [te gjithe qeshen]
– Po te fus ty nen kembet e mia per 6 ore, do te dale shkume** dhe me keq – ja kthen oficerja.
—
* cdo vend ka leberit e tij : )
** “nen cizme/ te shtyp” jo si mund ta lexojne disa 😉