Letër e nënshkruar
Skënder Dusha
Fronti i turpit… Ose më mirë të themi fronti i karavidheve. Ku ishit ju ose ç’u bëtë ju efendilerë, kur Shqipëria po kalonte një provë shumë të rëndësishme, kur pushtetin e morën në dorë antikombëtarët, anarshistët, aventurierët, duke shkatërruar çdo gjë që ishte ndërtuar nga populli me gjak e me djersë, kur u mohua çdo gjë pozitive e krijuar deri atëherë, kur slogani i “çekut të bardhë” mori dhenë?
Tashti që populli shqiptar i përzuri shkaktarët e dramës së paparë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, pushtetin demokratik pluralist e morën të majtët e moderuar, të cilët s’kanë asgjë të përbashkët me partitë karagjoze që përfaqëson “aleanca” e tyre.
Në qoftë se zotërinjtë e kësaj “aleance” duan të dinë për Karl Marksin, le të pyesin kancelaren e Gjermanisë, znj.Angela Merkel, e cila ka dhënë 200 milionë euro për të treguar se si Marksi porosit që të ndërtohet biznesi, jo duke prerë para, por ndryshe.Enver Hoxha e mori pushtetin në një periudhë shumë të vështirë, kur varej ekzistenca dhe e ardhmja e pushtetit dhe si rezultat i politikës së tij në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria u njoh si shtet dhe më tej të mos mohohen sukseset e asaj politike. U bënë edhe gabime fatale që u kushtuan shumë vendit. Po si të mos bësh gabime me njerëz servilë deri në ekstrem si Sali Berisha me shokë, të cilët i kemi akoma në udhëheqje, si presidenti i nderuar, i cili në kohën kur u shkatërrua ushtria e lavdishme shqiptare, ishte sekretar shteti dhe të gjitha udhëzimet e mbrapshta i zbatoi një për një, ndërsa tani mban postin e komandantit suprem të ushtrisë që po krijohet.
Ju, zotërinj të “aleancës” së turpit, nuk e shikoni se ç’bëhet me Korenë e Veriut, me Kubën etj., ku udhëheqin vëllezërit tuaj siamezë? Ta dini që populli shqiptar s’ka për t’ju dhënë asnjë votë, se ju e treguat fytyrën e vërtetë në votimet e vitit 2011 për pushtetin lokal në Tiranë, kur u bashkuat me të djathtën kundër PS-së dhe bëtë që hajduti dhe krimineli Lulzim Basha të rrëmbejë postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit.
Si nuk vutë mend nga partitë e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, të cilat, pothuajse në të gjitha zgjedhjet nuk kanë marrë asnjë deputet, se ata kanë marrë vulën e turpit dhe tani atyre ju bashkuat edhe ju.

bravo or trim ata jane pushta si saliu qe shiti vendin.hysni milloshi shiti vendin per pese kile raki.sa turp.
Per cilen pari komuniste beni fjale? Ne Shqiperi nuk ka Parti Komuniste,por grupe qe hiqen si komuniste . Nuk ka dal akoma nje lider per te formuar Partine qe te quhet me te vertete komuniste. Nuk quhen komuniste ata qe nuk mbrojne dote vlerat e sistemit komunist.
I ndieri Hysni MILLOSHI vuri ne jete thenien :” Per inat te sime vjerre ,vete fle me mullixhiun” Lereni te qete atje ku eshte e u pref ne paqe.pa komunist nuk mund ta quash.
Komunist qe marin persiper nje aksion e nuk e realizojne ,si ishte rasti i buatit te AHMET ZOGUT.